Mendime
Dedë Preqi: Pse shqiptarët po e vrasin vetëveten
E premte, 03.12.2021, 08:24 PM
PSE SHQIPTARËT PO E VRASIN VETËVETËN
Nga
Dedë Preqi
Pse
po shqetësohet sot populli shqiptar, sigurisht se ngjarjet tragjike të
pasluftës, sidomos vrasjet ndaj njëri-tjetrit po ia japin mesazhin më të keq
dhe më të vrazhdë këtij populli dhe vendi, kur
liria dhe demokracia të përqafuara nga shqiptarët po vritet nga pushkët
e veta, ndërsa bota e qytetëruar flet, shkruan dhe na tërheqë vërejtjen për çdo
ditë, sikur po dëshmojmë se akoma shqiptarët e këtij vendi nuk janë në gjendje
të qeverisin me demokracinë dhe vetëvetën.
Udhëheqja
e shumicës shqiptare në Kosovë, liria dhe paqa, janë si dy faqet e një monedhe
të argjendt në këtë vend, dhe duhet ta pranojmë se nuk do të kemi kurrë paqë
dhe as stabilitet, apo këtë ta presim si dhuratë nga qielli, nëse atë nuk e
pranojmë dhe krijojmë vetë këtë realitet
në mesin tonë dhe ndaj njëri-tjetrit.
Nëse
duhet ta fajësojmë Evropën, se akoma nuk e ka bashkuar zërin e vet të vërtetë
për Kosovën, dhe qytetarët e saj po e paguajnë çmimin e lartë të kësaj
neglizhence që të barazohet dhe rënditet me kombet dhe vendet tjera të rajonit
dhe botës, ndoshta së pari për të gjitha këto politika dhe të padrejta duhet në
rend të parë t’i bëjmë kritika vetëvetës, sepse pyetja e parë vjen, se ç’farë
po bëjmë ne për vetëvetën, pastaj ti akuzojmë të tjerët për prapambetjet tona.
Nuk
është vështirë ta kuptojmë cila është përshtypja e popullit të këtij vendi dhe
përshtypja edhe e tjerëve e botës së qytetëruar, kur me ngjarjet tona të pa
matura dhe tragjike e vrasim vetë ardhmërinë e këtij vendi, vrasim nxënësit,
studentët, fëmijët, gruan dhe njerëzit e gjakut të këtij populli, duke e lënduar shpirtin e tij deri
në palcë, i cili i ka të hapura dhe të pa shëruara akoma plagët e luftës së
fundit në trup dhe shpirt nga armiku shekullor, ndërsa kjo që po ia shkakëtojmë
vetëvetës, kujna duhet ti kërkojmë hak, apo kënd duhet ta akuzojmë.
Pse
shqiptarët në një mënyrë po e vrasin vetëvetën, pse ky popull po rrezikon me të
ardhmën e vet dhe po bëhët armik i vetëvetës, siq thoshte me një fjalë edhe i
madhi Faik Konica, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët.
Çfarë
mesazhe po u përçojmë fëmijëve tanë, të u flasim për minierat e mrekullueshme
të tokës tonë, dhe në ato vlera që duhet
të rriten e të përshtaten moshës së tyre, por jo, ndoshta edhe duke i çmendur
me ngjarje të tilla tragjike dhe të turpshme, shprehje që e nënçmojnë dhe e
përqeshin këtë shoqëri, duke e frikësuar dhe abuzuar të ardhmën dhe shpresën e
kësaj rinie.
Vetëm
në kohën e pas luftës në Kosovë, kemi me qindra vrasje ndërshqiptare me motive
të ndryshme si edhe me motive politike, ku sëcili prej nesh e ka përgjegjësinë
që të përmbush një zbrazëti sa do të vogël, por me domethënje të madhe, duke i
mohuar dhe refuzuar veprat dhe njerëzit e tillë, pa marrë parasysh përkatësinë,
gjininë dhe ideologjinë politike, duke e ditur se jemi vetëm të një përkatësie
kombëtare dhe të një lidhje gjaku.
Në
të njëjtën shkallë të krimeve dhe vrasjeve padyshim gjendet edhe Shqipëria, mos
ndoshta na e ka kaluar marrëzinë dhe turpin me vrasje të përditshme, ku në një masë
të madhe tragjeditë e tilla ua përcaktojnë fatin me qindra viktimave të
pafajshme, ndër ta edhe shumë fëmijëve, sikur ishte edhe rasti i fundit, vrasja
e 8 vjeqarit nga Fieri, sikur askush nuk ka mundur t’ua gjejë fundin të zezave
të tmershme njerëzore, por që këto po i plotësojnë dhe realizojnë vetëm
shqiptarët ndaj njëri-tjetrit.
Në
kohën e fundit patëm edhe rastin më tragjik, ku vrahen tre përsona nga komuna e
Deqanit, drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës shkollor, të cilët ktheheshin prej
shkolle në shtëpitë e tyre, e kujna ishte ajo dorë e zezë dhe e kobshme, që
gjuajti mbi trupin e tyre të njomë, ndoshta dyshimet shkojnë në shumë drejtime,
por sikur ta kishim një ndërgjegje të pastër, të ndershme e kombëtare, së paku
nuk do e kishim ngritë dorën ndaj këtyre të rinjëve në lulen e rinisë, apo ndaj
ardhmërisë së këtij vendi, edhe pse nuk është zbuluar se autori, apo autorët
janë apo nuk janë shqiptarë, por edhe më keq nëse ua plotësojmë armiqëve
urdhërat dhe planet e tyre përmes këtyre akteve kriminale.
Sikur
ne shqiptarët, nuk po ia lejojmë vetëvetës të dimë dhe të kuptojmë se ç’është
jeta, ç’është demokracia dhe shteti ligjor, dhe ta shijojmë jetën si njerëz
normal, atëherë pse duhet të vuajmë kështu pa nevojë dhe pastaj të kërkojmë
ilaçe për shërim, kur vetë e shkakëtojmë virusin e shkatërrimit dhe sëmundjen e
kësaj shoqërie, e humbasim mendjen dhe kontrollen mbi vetëvetën, sikur kemi
frikë të jetojmë të lirë dhe pa shqetësime, dhe nuk e pyesim vetën se ç’po
bëjmë, duke e akuzuar vetëm të kaluarën, sikur ndjehemi të pafuqishëm përpara
së tashmës dhe të ardhmës tonë, duke dyshuar te të tjerët, por mbi të gjitha të
dyshojmë njëherë te vetëvetja, sepse kjo që vjen mbrenda nesh, është duke na
lënë mbrapa, apo është dëm për një shoqëri njerëzore që ekzistojmë vallë vetëm
sa për të përmbushur një vend në këtë hapësirë të botës.
Athua
pse shqiptarët po e vrasin vetën, ndoshta se jemi njerëz të padurueshëm me
vetëvetën, ndërsa me armikun jemi më të
butë, apo jemi të vetmet krijesa që dimë të respektojmë të tjerët dhe gjakun
tonë e mohojmë, duke qenë sëcili për njëri-tjetrin sikur një atom i vogël dhe
sa herë farkohemi në mes vete, sikur dëshirojmë të zbrazëmi pa e llogaritur se
kemi nevojë për njëri-tjetrin në çdo kohë dhe moment, sepse kështu mund të
mbetëmi gjithëherë të përçarë dhe në harresë si njerëz të një gjaku dhe të një
gjëneze, përndryshe kjo është si një lloj vdekje për së gjalli, kundër sëcilës
jemi të detyruar të luftojmë me gjitha forcat dhe kapacitetet tona kombëtare
dhe njerëzore.