Mendime
Gjekë Gjonaj: 30-vjetori i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Kroacisë
E enjte, 25.11.2021, 09:20 PM
30- vjetori i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Kroacisë
Nga
Gjekë Gjonaj
Shqiptarët
janë komuniteti më i madh jo kroat që ka marrë pjesë në Luftën e Kroacisë për
çlirimin dhe pavarësinë e saj nga
“forcat terroriste serbe” (siç i ka quajtur zyrtarisht
Kroacia agresorët serbë).Ata kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në
luftën atdhetare kroate dhe në krijimin e shtetit kroat. Këtë e dëshmon
pjesëmarrja e tyre në këtë luftë për
çlirimin e Kroacisë , e cila filloi
në mars të vitit 1991. Shqiptarët kanë një meritë të veçantë për themelimin e shtetit të ri kroat dhe lirinë e tij.
Kontributi i tyre zë vend në historinë
më të re të këtij shteti, i cili u shkëput në luftë nga ish- Jugosllavia. Ky
kontribut i tyre për çlirimin e
mëvetësimin e Kroacisë është një rast që bën krenarë jo vetëm ne shqiptarët,
por çdo njeri që çmon dhe nderon lirinë.
Njësiti i Parë Ushtarak
i shqiptarëve në Kroaci
Nga
të dhënat dhe burimet që posedojmë udhëheqësit
më relevantë të shqiptarëve
anembanë Federatës së Jugosllavisë, në
fillim të viteve 1990-ta, kur Jugosllavia kontrollohej
nga regjimi i SlobodanMillosheviqit, i cili
e kishte nisur luftën shkatërruese, u bashkuan në Kroaci që të
debatojnë për të ardhmen e
tyre. Siç shkruan gazeta “ Koha” , më 8 nëntor 2016, gjithçka
kishte filluar në Kuvendin e fshehtë mbarëshqiptar të mbajtur në
“StubiçkeToplice”, ku për herë të fundit kishin arritur të bashkojnë krerët dhe
përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Jugosllavi,
intelektualë dhe përfaqësues të shoqatave qytetare. Në këtë Kuvend kanë marrë
pjesë edhe tre përfaqësues të lëvizjeve ilegale shqiptare në diasporë (Lëvizjes
Popullore të Kosovës), të cilët nuk kanë diskutuar dhe, për shkaqe sigurie, nuk
kanë pranuar t’u përmendet emri në dokumentimin e ngjarjes. Kuvendi është
mbajtur më 19-20 janar të vitit 1991, ku mes tjerash merret vendimi për
formimin e Njësitit të Parë Ushtarak të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Aty
sillet vendimi që forcat e armatosura shqiptare fillimisht të marrin pjesë në
luftën kroate, e cila sapo kishte filluar, si një formë trajnimi për luftën që
projektohej të fillojë edhe në Kosovë. Si rezultat i këtij vendimi, shqiptarët
kyçen në luftë përkrah ushtrisë kroate.
Në
luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e
Preshevës dhe nga Mali i Zi.Një pjesë e konsiderueshme e tyre më vonë i janë
bashkangjitur luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Ata
kanë marrë pjesë në aksionin “Olluja” (Furtuna), aksion
i cili i dha goditjen përfundimtare okupimit serb në Kroaci.
Koloneli Tomë Berisha,
kryeson forcat e armatosura shqiptare
Në
Kuvendin në “StubiçkeToplice”, u vendos që të bëhet një ushtri për rezistencë,
e cila më vonë do shndërrohej në mbrojtëse të Kosovës. Në krye të njësitit prej
afro 320 vetash ishte emëruar koloneli
Tomë Berisha, me origjinë nga Malësia, njëherë edhe kryetar i Lidhjes
Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci. Ky njësit
për fillim kishte për qëllim rekrutimin e shqiptarëve që në atë kohë
largoheshin nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ). Ndërkohë është formuar
edhe shtabi i njësisë shqiptare, ku përveç Tomë Berishës, i cili ishte në krye
të Shtabit të Përgjithshëm, në shtab u emëruan edhe Frank Berisha, si zëvendës,
Femi dhe XhevëLladrovci, XhezairMiftari dhe NevxhetHaziri. Ky njësit u emërua
si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), me shqiponjën në krah
dhe me uniformën e vet. Në atë kohënë Kroaci, sipas rrëfimit të veteranit të
forcave shqiptare ushtarake
XhezairMiftarit, vepronin gjashtë
ushtri të ndryshme kroate dhe të gjitha kishin marrëdhënie të mira me
ushtarët shqiptarë , sepse e dinin
qëllimin tyre, por e kanë ditur edhe qëllimin se pse shqiptarët i kanë
futur në luftë. Ata kanë menduar se
shumë shpejt shqiptarët do t’i do ta
fusin në luftë në Kosovë dhe kështu ta
shpërndajë frontin me serbet dhe ta lehtësojë luftën e tyre.
Afro 2.800 shqiptarë
luftuan për mëvetësinë e Kroacisë
Në
luftën përballë Serbisë mijëra shqiptarë nga
ish- Jugosllavia u larguan nga
Armata Popullore e Jugosllavisë dhe
veshën uniformën kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Vullnetarëve
dhe Veteranëve të Kroacisë dhe të
Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë të Luftës Kroate afro 278 shqiptarë vullnetarë të Luftës
Atdhetare Kroate luftuan me pushkë në dorë
përkrahë forcave kroate, për
lirinë dhe pavarësinë e Republikës së
Kroacisë , nga të cilët 87 prej
tyre humbën jetën (u vranë), 37
konsiderohen të zhdukur dhe mbi 500 të plagosur. Sot rreth 300 invalidë shqiptarë të luftës
gëzojnë të drejtat e tyre, si veteran të Luftës
në Kroaci.Në mesin e tyre ka
emra gjeneralësh dhe oficerësh
shqiptarë: gjeneral Rrahim Ademi, gjeneral Bekim Berisha, gjeneral Agim Çeku
dhe të tjerë.
Dëshmorët
e parë ushtarë midis kroatëve dhe serbëve kanë qenë shqiptarët Samet Bogujevci dhe Fadil Saliu. Ndaj këtyre dy heronjve shqiptarë Kroacia edhe sot e kësaj dite
vazhdon të ketë një respekt të madh dhe i nderon me nderimet më të larta
shtetërore.
Në
luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë edhe 4 vajza shqiptare, 2 nga Maqedonia e
Veriut, 1 nga Kosova dhe 1 nga Presheva, e cila vritet në luftë si infermiere.
Në një deklaratë për mediat kroate të dhënë pas luftës, njëra prej katër shqiptareve, Remzija nga
fshati Sellarcë i Tetovës, e cila më herët kishte mërguar me familjen në Kroaci
ka thënë se bashkëluftëtarët kroatë ajo i kishte ndjerë si vëllezër, ndërsa
luftën nuk e kishte ndjerë si diçka të bukur.
Luftëtarët
shqiptarë në Luftën e Kroacisë në pritje të njohjes së statusit të tyre
Pjesëmarrja
vullnetare e luftëtarëve shqiptarë në Luftën e Kroacisë një kohë
shumë të gjatë është mbajtur e fshehur për shkak të hakmarrjes së forcave serbe dhe çetnike në Kosovë e treva tjera
shqiptare ndaj familjarëve të
ushtarëve shqiptarë të cilët i kishin
lënë ato në vendin e vet. Kjo fshehje më vonë u ka kushtuar shumë luftëtarëve
shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, të cilët as pas tri dekadash ky shtet nuk u ka njohur statusin e tyre.
Tash 15 vite drejtuesit e shoqatave të
Vullnetarëve të Veteranëve të Kroacisë
dhe të Veteranëve Shqiptarë të Luftës Kroate përpiqen të dokumentojnë pjesëmarrjen e ushtarëve shqiptarë në forcat kroate për çlirimin e Kroacisë, por pa sukses.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve Vullnetarë dhe veteran i kësaj luftë , TomëKaçinari deklaroi
për televizionin kroat se është i
bindur se më në fund do të arrijnë
që Qeveria e Kroacisë
të njohë përfundimisht statusin e
tyre.
Ulqin, 20 nëntor 2021