Mendime
Kastriot Myftaraj: Kur Islamerikanizmi ulërin edhe më fort arabisht në Shqipëri
E diele, 21.11.2021, 07:44 PM
Kur Islamerikanizmi ulërin edhe më fort arabisht në Shqipëri nga megafonët e minareve se Islami i deritanishëm
Nga
Kastriot Myftaraj
Një
fe e re është krijuar në Shqipëri. Kjo fe mund të quhet Islamerikanizëm, pra
Islami sipas Ambasadës Amerikane.
Në
mbledhjen e përbashkët të 18 nëntorit, të drejtuesve të organizatës zyrtare të
muslimanëve suni të Shqipërisë, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe
Ambasadës Amerikane, ambasadorja amerikane Yuri Kim, në krah të kryetarit të
Komunitetit Mysliman, Buhar Spahiu na bëri me dije hyrjen në një fazë të re të
partneritetit mes Ambasadës Amerikane dhe Komunitetit Mysliman që paska nisur
në 2014 për të luftuar ekstremizimin e dhunshëm.
Tani
ky partneritet do të ketë si qëllim mbështetjen te të rinjtë për fuqizimin e
demokracisë. Por demokracia është veprimtari politike, ndërsa Komuniteti
Mysliman si organizatë fetare e ka të ndaluar me ligj të merret me politikë.
Gjithsesi,
ajo që vihet re që prej 18 nëntorit është se megafonët e minareve që ulërijnë
në arabisht pesë herë në ditë, e kanë volumin më të lartë se më parë. Në SHBA
nuk lejohet thirrja e ezanit nga minaret me megafonë.
Partneriteti
i Ambasadës Amerikane me Komunitetin Mysliman për luftën kundër ekstremizimit
të dhunshëm na solli si pasojën më të ndjeshme fuqizimin e ulërimave në
arabisht që përhapin pesë herë ditën megafonët e minareve të xhamive në
Shqipëri.
Pra,
Islamerikanizmi ulërin edhe më fort në arabisht.
Arsyeja
për të cilën bëhet kjo gjë është që t’ u mbyllet goja kundërshtarëve brenda
rrethit të muslimanëve praktikues të cilët do të thonë se Bujar Spahiu dhe
grupi i tij në krye të Komunitetit Mysliman e kanë vënë organizatën e
muslimanëve nën kontrollin e ambasadës amerikane. Ja, thotë Bujar Spahiu me të
vetët, ne e ngremë volumin e megafonëve të minareve edhe më lart se më parë.
Dhe
vërtet thirrja “Allahu Akbar” dëgjohet edhe më fort se më parë, pas 18
nëntorit.
Por
thelbi i ekstremizimit të dhunshëm islamik është formula “Allahu Akbar” që
përhapet pesë herë në ditë nga megafonët e minareve të xhamive dhe që në shqip
ka kuptimin “Zoti është më i madhi”. Më i madh se kush? Se zotat e feve të
tjera, nënkuptohet. Pra ka shumë zota por njëri ndër ta është më i madhi. Dhe
ky zot që është më i madhi quhet Allah, zoti islamik. Formula duhet thënë në
arabisht sepse kështu saktësohet se cili ndër zotat është më i madhi. Pra bëhet
fjalë për njërin ndër zotat, me një emër të caktuar, i cili është më i madhi,
për Allahun.
Domethënë
qëllimi i kësaj formule rituale nuk është që të thirren muslimanët praktikues
që të kryejnë ritualin e lutjes por qëllimi është që t’ iu thuhet besimtarëve
të feve të tjera se zoti i tyre është i vogël dhe i parëndësishëm në krahasim
me zotin islamik.
Pra
Islami është një fe që në ritualin e saj të përditshëm përçmon fetë e tjera.
Secila fe ka zotin e vet, na thotë Islami pesë herë ditën me megafonë dhe zotat
tuaj janë të vegjë, yni është më i madhi.
Pikërisht
kjo është arsyeja që drejtuesit fetarë islamikë nuk kënaqen vetëm me atë që
thirrja “Allahu Akbar” të bëhet brenda xhamive. Ata duan që kjo thirrje t’ u drejtohet jo vetëm ushtruesve të fesë
islame por edhe jobesimtarëve të kësaj feje, qofshin të feve të tjera, qofshin
jofetarë. Këtu është qëllimi i thirrjes së formulës islamike me megafonë nga
minaret në hapësirën publike jashtë xhamive. Pra qëllimi është provokues dhe
kërcënues.
Allahu
Akbahr është një thirrje kërcënuese për nënshtrim.
Kjo
thirrje bëhet qëllimisht në hapësirën publike laike, si thirrje për nënshtrim
ndaj besimtarëve të feve të tjera dhe qytetarëve laikë, si atyre afetarë ashtu
dhe atyre ateistë.
Thirrja
“Allahu Akbar” në hapësirën publike është një provokim i kryer nga feja islame
ndaj feve të tjera, shoqërisë, shtetit laik.
Të
gjitha fetë iu kërkojnë njerëzve që t’ i nënshtrohen zotit por vetëm një fe,
Islami iu kërkon atyre që t’ i nënshtrohen një zoti të caktuar me emër arab për
të cilin thotë se është më i madhi.
Nuk
është rastësi që “Allahu Akbar” ka qenë dhe mbetet thirrja luftarake e ushtrive
muslimane që nga koha e Muhamedit, te pushtimet arabe, osmane dhe deri te
terroristët e sotëm islamikë.
Thirrja
“Allahu Akbar” është formula e ekstremizimit të dhunshëm islamik.
Thirrja
“Allahu Akbar” ka të njëjtin funksion si thirrja “Hail Hitler”, që kishte
funksion imponues, nënshtrues. Pra Hitleri është lideri më i madh ndaj të
gjithë duhet të shprehin nënshtrimin ndaj tij.
Zoti
ka emra të ndryshëm në fe të ndryshme me gjuhë rituale tradicionale të
ndryshme. Zoti është “Deus” në latinisht, “Theos” në greqisht, “bog” në
sllavisht, “Elohim” në hebraisht etj.
Asnjë
fe nuk ka një ritual ku të thuhet se zoti në versionin tim është më i madhi.
Këtë e ka vetëm Islami. Pra thirrja “Allahu Akbar” është një sfidë ndaj feve të
tjera, por jo vetëm ndaj tyre por edhe ndaj qytetarëve laikë, qofshin këta
afetarë apo ateistë, si dhe ndaj vetë shtetit laik.
Qytetarëve
laikë iu thuhet në hapësirën publike laike se Allahu është më i madh, më suprem
se parimet në të cilët besojnë ata.
Nga
të gjitha fetë që ushtrohen në Shqipëri vetëm njëra, feja islame, përhap çdo
ditë, madje pesë herë ditë, në hapësirën publike jashtë ndërtesave të kultit
përkatës, fjalë rituale në një gjuhë të huaj, në këtë rast arabisht. Pesë herë
ditën nga megafonët e minareve të xhamive dëgjohet një formulë rituale e
quajtur ezan (thirrje për lutje) e cila nis me fjalët “Allahu Akbar”.
Unë
jam qytetar i Republikës së Shqipërisë që është një shtet i përcaktuar me
Kushtetutë si laik (sekular), ku nuk ka fe zyrtare dhe duhet të ketë barazi kushtetuese
midis feve. Por feja islame ka fituar praktikisht statusin e privilegjuar të
fesë zyrtare pa qenë ligjërisht e tillë.
Shteti
im duhet të më shpjegojë kuptimin e fjalëve “Allahu Akbar”, meqënëse ato janë
në një gjuhë të huaj dhe meqënëse ato fjalë më drejtohen mua në hapësirën
publike jashtë ndërtesave të kultit përkatës. Hapësira publike është laike, pra
neutrale nga pikëpamja fetare. Bashkësitë fetare mund ta përdorin atë për të
kryer ritualet në ditë të caktuara, me leje të autoriteteve publike, por nuk
mund ta përdorin gjatë gjithë kohës pa ndërprerje, siç bën Komuniteti Mysliman
i Shqipërisë.
Çfarë
kuptimi kanë fjalët “Allahu Akbar”? Si intelektual unë e di kuptimin e fjalëve
“Allahu Akbar” nga leximet e mia. Por si qytetar unë do të doja të dija një
shpjegim zyrtar nga autoritetet shtetërore përkatëse që janë përgjegjëse për
administrimin e hapësirës publike laike.
Në
shtetin laik autoriteti më i lartë është ligji kushtetues, ndërsa feja i përket
pjesës private të jetës së njeriut dhe “sovraniteti” i fesë kufizohet brenda
hapësirës së kufizuar të objekteve të kultit, tempujve fetarë. Thirrja “Allahu
Akbar” e përhapur në hapësirën publike laike sfidon në mënyrë të përhershme
sipëraninë e Kushtetutës duke thënë se Kurani është mbi Kushtetutën.
Shteti
laik shqiptar duke lejuar fenë islame të kryejë ritualet e saj, aq më tepër
duke pushtuar pesë herë ditën hapësirën publike laike, shkel parimin kushtetues
të barazisë mes feve, si dhe atë të barazisë së të drejtave mbi hapësirën
publike të qytetarëve besimtarë fetarë ose jo. Njëra fe lejohet që të përdorë
hapësirën publike laike për t’ iu thënë besimtarëve të feve të tjerë dhe
qytetarëve laikë se zoti i saj është më i madhi.
Dhe
tani ulërima arabisht nga megafonët e minareve është bërë më e fortë se kurrë.