Mendime
Hilmi Saraçi: Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i paqartë dhe i vështirë
E merkure, 17.11.2021, 04:57 PM
Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i paqartë dhe i vështirë
Nga
Hilmi Saraçi
Dialogu
me Serbinë sikur nuk po tregon rezultate të pritura,sidomos pas iniciativave të
Hashim Thaqit për ndërrim, shkëmbim apo korrigjim të kufijve . Marrëveshjet e
arritura nuk po zbatohen. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi
ndërkufitar ka marrë kahe të papritura dhe po shkon drejt dëmtimit të dialogut
të filluar. Ura e Ibrit gjithnjë e mbyllur për qarkullim të lirë. Shumë
përpjekjë janë bërë dhe ende po bëhen për qarkullim të lrë, por kjo sikur nuk
po ka efektin e duhur. Mirëpo rruga e vetme për zgjidhjen e këtij problemi
është aksioni mbarëkombëtar. Çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale
dhe një dëm të madh historik për Kosovën. Me Mitrovicën sot është në provë
shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar . Çdo kush që është sjellë mirë me Serbinë,
prej politikanëve shqiptarë e ka bërë Serbinë më të fortë dhe më të keqe” .
Prandaj nuk është e drejtë dhë as e dobishme që t’i bëjmë koncesione edhe më
tutje Serbisë sidomos për -ndryshim apo korrigjim të kufijve siq ngulë këmbë
Hashim Thaqi me përkrahësit e tij.. .
Koncesionet
që po i bëhen Serbisë në dialog tani po pasohen edhe me indiferencën ndaj
sulmeve terroriste të saj,krimeve të organizuara ndaj qytetarëve tanë, prandaj
shqiptarët duhet t’i kthehen vetës në mënyrë që të përforcohen duke folur me
një zë dhe të bashkuar pa dallim partiak për zgjidhjen e broblemeve në parlamentin
e Kosovës.Lista serbe gjithënjë është një pengesë e madhe për shtetndërtimin e
Kosovës. Ata (deputetët, ministrat) e Listës serbe angazhohen dhe veprojneë në
kundërshtim të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Organizojnë protesta dhe
haptas kundërshtojnë pavarun të Kosovës. Qeveria e Kosovës sikur është e
shurdhet dhe pa guxim për të marrë masa ndaj këtyrë deoutetëve ( ministrave) qe
kundërshtojnë haptas shtetndërtimin e Kosovës.Kryeministri duhet t’i ndrrojë
këta ministra (serbë) që haptas kundërshtojnë ligjet dhe Kushtetutën ë
Republikës së Kosovës -pavarësinë e Kosovës
…
Nuk
ka qasje të duhur Qeveria dhe as faktori ndërkombëtar në veri të vëndit
Problemi
kryesor atje (në veri) është se nuk ka qasje të duhur, jo vetëm Qeveria, por
edhe faktori ndërkombëtar. Në atë pjesë qytetarët janë të zaptuar nga një grup
i kriminelëve dhe çdo afrim me Qeverinë e Kosovës pa heqjen e atyre zaptuesve,
do të ishte rrezik për ata qytetarë që do të bashkëpunonin. Pra, duhet të
vendosim rendin dhe ligjin, të krijojmë mundësi që qytetarët të mendojnë dhe të
veprojnë lirshëm. Prandaj duhet të kërkohet nga Qeveria që të ndërmarrë hapa
konkret për të siguruar jetët, pronën dhe lëvizjen e lirë në komunat Leposaviq,
Zubin –Potok, Zveçan dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, në mënyrë
që të parandalohet vendosja e ligjit në duar të individëvë…Kjo deri me tani
fare pak ka qenë e pranishme nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare,
sidomos në veri të vendit. Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e shejtë dhe për
ruajtjen e saj duhet me u flijuar. Kjo edhe ka qenë dhe duhet të jetë traditë e
shqiptarit.Prandaj shqiptarët nuk duhet të presin deri sa të vijnë organet e
rendit dhe të sigurisë për të ndërmarrë masa, por duhet të jenë të përgatitur
dhe të organizuar për çdo eventualitet. Qeveria fare pak ka pasur angazhim të
duhur për t’i ndihmuar shqiptarë që jetojnë në veri- të kërcënuar dhe të
rrezikuar nga bandat kriminale të Sebisë.Megjithatë normalizimi i matejshëm i
marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën është imperative i kohës ,por duhet
pasur kujdes gjatë vendimeve të marra gjatë dialogut .Ekipi për dialog me
Serbinë duhët të jetë mjaft i përgatitur, me njohuri profesionale dhe
kombëtare. Mbetet kusht politik për Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve
evropiane. Mirëpo sa është e vetëdijshme Serbia që në këto çaste të angazhohet
seriozisht dhe kështu të ndihmojë në rend të parë vetvetën dhe bashkëqytetarët
e saj të cilët të instrumentalizuar nga vet Serbia janë verbuar dhe nuk shohin
se një ditë kjo veprimtari e tyre kriminale, shoveniste dhe antinjerëzore do të
dëmtojë në rend të parë ata ,sidomos ata që vrapojnë kah zaptimi dhe cenimi
territorial i një shteti tjetër dhe kah diskriminimi i të drejtave të të
tjerëve, siq ngjau me Millosheviqin dhe bashkëmendimtarët e tij…
Ndoshta
pasiviteti i organizatave ndërkombëtare në veri, është pjesërisht për shkak të
dilemave të tyre për atë që duhet bërë . Për të arritur çfarëdo ndryshimi
rrënjësor në veri- kërkohet bashkëpunimi i shumë faktorëve , e posaqërisht kërkohet
bashkëpunimi dhe dialogu me qytetarët në veri, por jo edhe me strukturat
paralele (ilegale) , të cilat nuk duan të bashkëpunojnë dhe të pranojnë
realitetin e pavarësisë së Kosovës…
Më
në fund duhet konstatuar se Veriu i Kosovës është një problem mjaft i pa qartw
dhe i vështirë për ne shqiptarët , por edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare,
prandaj duhet vepruar me kapacitete të bashkërenditura të të gjitha
institucioneve të Kosovës. Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat
shumë më seriozitet se deri me tash dhe të mos lejojnë hapsirë dhe mundësi që
segmente jashtë institucionale të ndërmirren veprime të tilla, të cilat pastaj
do të sillnin situatën edhe më të nderë se sa që është edhe sot. Pranda mendoj
se pjesëtarët e ROSU-së duhet të jenë vigjilent kësaj radhe,nese marin ndonjë
aksion gjatë ndërhyrjes në veri, pasi që operacioni i 25 korrikut (2011) pati
pasoja me humbjen Enver Zymerit. Është momenti i fundit për të shtrirë
legjitimitetin në veri, por gjithnjë në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë
ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në….