Mendime
Vildan Sharra: Shqiptari zbardh misteret e piramidave te Egjiptit?!
E hene, 15.11.2021, 05:49 PM
Shqiptari zbardh misteret e piramidave te Egjiptit?!
Nga
Vildan Sharra
Para se
Psammetichus te behej mbret i Egjiptit, egjiptianet e quanin veten si shteti me
i vjeter ne toke. Por, pasi u be mbret , ai kishte deshire te zbulonte kush
ishte kombi me i vjeter ne toke, cilet ishin krijesat e para njerezore.
Psammetichus kishte nje plan, pasi mori dy femije te sapolindur, nga njerez te
zakonshem dhe i dergoi ata tek nje bari qe t’i mbante dhe ushqente bashke me
tufen e tij. Ai u dha urdher qe asnjeri nuk duhej te fliste ne prani te
femijeve, t’i mbanin te vetmuar ne nje
kasolle, t’i ushqenin me qumeshtin e dhive dhe te kujdeseshin per nevojat e
tjera. Ai donte te dinte se cfare gjuhe do te flisnin femijet ne moshen e belbezimit...
Ne krye te dy viteve, nje dite bariu hapi deren dhe hyri brenda. Te dy femijet
vrapuan
drejt tij, zgjaten duart dhe i kerkuan(folen) “Bekos”. Fillimisht nuk i
kushtoi rendesi, por duke shkuar shpesh dhe duke i kushtuar vemendje, ai e
degjonte gjithmone te njejten fjale. Psammetichus e urdheroi bariun t’i sillte
femijet perpara tij, Pasi i degjoi femijet te flisnin fjalen “bekos” , kerkoi
t’i gjenin kuptimin dhe cili popull e fliste ate gjuhe. U interesuan dhe i
thane se Phrygians shqiptonin fjalen “bekos” , dmth buke. Kjo
menyre i tregoi atij dhe gjithe egjiptianeve, se Phrygians jane popull me i
lashte se ata.
“Historite”
e Herodotit, Libri i dyte, fq. e pare, shkurtimisht.
Phrygians ,
me pare queshin Brigians , banonin ne Europe, fqinje me Maqedonasit. Por pasi
shkuan ne Azi, bashke me shtetin ata ndryshuan dhe emrin dhe u quajten
Phrygians ....
“Historite” e Herodotit, Libri i shtate, fq. 13.
Perhere ka egzistuar mendimi se nje super-civilizim
i shoqerise njerezore ka egzistuar ne planetin tone. Ky besim ne keto dekadat e
fundit, ne saje te sukseseve te medha ne
fushat teknollogjike ,eshte i bazuar ne
argumente llogjike dhe shkencerisht te pakundershtueshme. Studiues te shumte
kane parashtruar idene se forcat kataklizmike e shkateruan
civilizimin super modern te
shoqerise njerezore te periudhes para-historike.
Kuptohet, kjo arritje
llogjiko-shkencore, i ka tronditur egjiptolloget dhe perkrahesit e tyre.
Spekullimet per egzistencen e nje teknollogjie super moderne ata i
kunder-pergjigjen me pyetje te shumta. Ku eshte
infrastruktura qe e mbeshtet
kete civilizim modern? Si eshte arritur ne kete super civilizim ? Ku jane
linjat dhe impiantet e energjise elektrike? Egzistenca dhe teknollogjia moderne
qe eshte perdorur ne ndertimin e Piramides se Madhe te Gizes ne Egjypt u
pergjigjet me se miri ketyre pyetjeve.
Nuk ka asnje prove qe
piramidat jane ndertuar nga faraonet per varrimet e tyre. Nuk jane gjetur
mumjet e faraoneve brenda tyre. Nuk ka asnje mbishkrim, punime artistike qe te
lene te besosh se piramidat jane
monumente varresh. Dhomat , tynelet e permasave te ndryshme, prezencat e shumta
te materialeve kimike dhe fizike, provojne se brenda piramiave jane kryer
procese kimiko-fizike te nivelit te larte teknollogjik. Piramidat jane ndertuar
dhe perdorur per prodhimin e energjise elektrike, thjesht impiante elektrike me
teknollogji super moderne. Ide te tille kishte Nikolla Tesla 120 vjet me pare.
Qeverite e shtetit te
Egjiptit, i kane penguar dhe vazhdojne ti pengojne studiuesit e shumte qe
kerkojne te bejne kerkime te thella shkencore. Dhe eshte me se e besueshme qe
ata i fshehin dhe i kane shkateruar shume fakte, qe te dominoje shpjegimi i
tyre nacionalist.Piramidat jane nje deshmi e nje civilizimi fantastik, te
panjohur per shoqerine njerezore te periudhave te mevonshme. Studiuesit moderne
nuk i shikojne thjesht si kryevepra arti per te zbavitur turistet kureshtare
dhe artdashes, si nje industri fitimprurese per shtetin e Egjyptit . Mendimit
arkaik te ndertimit te piramidave me “teknologji” primitive, me vegla druri, guri apo bakri ,gure te gdhendur
dhe terhequr me litare, prej me se 800 km larg , me peshe deri ne qindra ton, i
ka ardhur fundi.
Qellimi im ne kete shkrim nuk
eshte zbardhja e historise se mistershme
te piramidave, teknologjine e humbur per ndertimin e tyre. Per me shume
se nje vit, kam studiuar video dhe dokumentare te shumte rreth piramidave. Si
shqiptar, mendoj dhe punoj per te ndihmuar sadopak ne historine dhe kulturen e
humbur , te vjedhur dhe te tjetersuar,
te kombit me te vjeter ne histori, pa asnje hezitim, shqiptar. Eshte
e veshtire te gjesh dy filmime te paraqesin te njejtin mendim. Secili te fut ne
labirintet fantastike te historise
se piramidave dhe kur e mbaron
mbetesh i zhgenjyer. Keqprezantimi i
opinionit te tjetrit per ti dhene rendesi opinionit te tij eshte nje
karakteristike e shumices se ketyre dokumentareve.
Perse i duhej faraonit nje
ndertese kaq e madhe, shume e komplikuar, me gure te medhenj 2 - 80 ton, te
sjelle prej 800-900 km larg, perse jo me gure me te vegjel.Nje teknologji
ndertimi qe nuk pershtatet me
civilizimin shoqeror te kohes. 230 milion gure per nje piramide, 6 milion
ton,perfunduar ne pak me shume
se 20 vjet, 3 minuta per nje gure te nxjere, skalitur, sjelle me barka dhe
terhequr me litare per 800 km, i kalon skajet e nje fantazie njerezore.
Kater pyetjet qe i kane
shoqeruar studiuesit e shumte ne te gjitha koherat nuk kane gjetur pergjigjen e
duhur.
1- Kur jane ndertuar piramidat
?
2- Si jane ndertuar piramidat
?
3- Kush i ka ndertuar
piramidat ?
4- Perse jane ndertuar
piramidat ?
Opinionet e shumta te terheqin
gjithmone e me thelle ne boten e cudirave fantastike. Gjithkush e ka te drejten
te shkruaje, te prezantoje, te debatoje dhe te pranoje te panjohuren rreth
civilizimit para-historik te shoqerise njerezore.
Kohet e fundit(2020) eshte shfaqur ne youtube nje dokumentar qe sipas autorit
zbardhet sekreti i ndertimit te piramidave ne Egjipt, dhe kudo neper bote. Nga
emri e kuptova menjehere qe ishte shqiptar. Nuk prita shume, u ula para
ekranit, me interes te vecante ndoqa filmin dokumentar “ The Movie Great Pyramid K 2019” Director
Fehmi Krasniqi, me qellimin se mund te gjeja informacione te rendesishme
per studimet personale.
Qe ne fillim e kuptova qe nuk
behej fjale per ndonje zbulim apo teori te vecante. Ndertimin e piramidave me
gure te derdhur e kane trajtuar gjate gjithe historise.Shkencetari francez J. Davidovits e trajtoi shume hollesisht
metoden e ndertimit te piramidave me gure te derdhur gelqerore ne vitet
1970-1980. Teorite e tija nuk
jane pranuar akademikli, perzierjes gelqerore i
duhet rreth dy jave qe te
thahet, te forcohet dhe do te duhen mbi 140 mije vjet te ndertohet nje
piramide. Davidovits e pranoi se guret e granitit jane te gdhendur dhe nuk mund
te riprodhohen, jane sjelle prej 800-900 km larg.
Z. Krasniqi i ben nje rishikim
shume te holle kesaj teorie, i bindur ne vetvete se ka arritur te zbardh
njehere e pergjithmone menyren se si egjiptianet e lashte i ndertuan piramidat.
Qe ne fillim i sfidon studiuesit dhe shkencetaret me perfundimet e tija ne kete
film .Por, si edhe shumica e shikuesve , nuk shikoj asnje prove bindese.Filmi
eshte fantazi e autorit,nuk u permbahet fakteve te shumta qe ekzistojne kudo
neper bote, dhe kuptohet qe i
mungon eksperienca
praktiko-shkencore. Shikues te zakonshem dhe pa njohuri profesionale ,
mahniten me trajtimin qe i behet te kaluares se lashte ne kete film.
Studiuesit e mirefillte e kane llogaritur qe per te ndertuar piramidat
per 20 vjet, koha per te gdhendur dhe
vendosur nje gure 2-80 ton nuk duhet t’i kaloje 3 minutat. Per te pergatitur
nje gure te tille me rere gelqerore, apo beton duhen me shume se dy jave.Autori
ne film pergatit nje gur gelqeror te vogel, nuk na tregon kohen qe duhet per
t’u thare dhe te arrije formen e plote shkembore?! Duhet ta faktonte , te
ndertonte nje gur gelqeror ,
2-10 metro/kub, sa puntore do te duheshin, per sa kohe dhe anen cilesore te gurit te krijuar? Duhen fakte dhe jo iluzione te animuara ne kompjuter.
Na shfaq ne film nje obelisk
te paperfunduar, duke sugjeruar se eshte plotesisht i derdhur, dhe nuk jep
shpjegimet e duhura. Obelisku i tille eshte gjetur ne guroren e quajtur Aswan,
850-900 km larg nga piramida e Gizes.Ne Aswan jane gjetur edhe obeliske te
tjere te paperfunduar,me permasa te ndryshme, me i madhi i kalon 1200 ton.Perse
egjiptianet duhet te shkonin aq larg, te pregatisnin dhe te terhiqnin keto
monumente gjigante? Ne radhe te pare obelisket jane prej graniti si edhe zona
shkembore ne Aswan ku jane mare pothuajse te gjithe guret prej graniti ne
brendesi te piramidave.Me kryesorja, graniti nuk riprodhohet, duhet nje
temperature 1216-12600 grade Celsius, ne presionin atmosferik. te shkrihet dhe
nuk ka aspak cilesine e tij te meparshme. Por z. Krasniqi vjen me nje teori
tjeter !
Egjiptianet kane perdorur nje
teknologji “ te padegjuar” per pergatitjen e gureve te piramidave , me ndihmen
e rrezeve diellore .Sipas tij , ata kane
perdorur Lentet diellore , duke e
shkrire reren gelqerore ne afersi apo dhe ne brendesi te piramidave. Krijimi i
nje Lente diellore , sipas shpjegimeve te tija eshte i thjeshte. Por, perse
nuk e nderton dhe t’ua tregoj shikuesve nje te tille? Vetem me prova
,fakte, mund te sfidosh shkencetaret dhe t’i
bindesh shikuesit. Personalisht kam perdorur Lente diellore, ne
kushte optimale,me nje lente me diameter 1 meter arrihet te shkrihet nje monedhe e vogel, nje
gur i vogel etj. Por nje levizje e vogel nga pika e rrezatimit, monedha ngurtesohet
ne moment dhe shnderohet plotesisht, duke e humbur formen dhe perberjen e
meparshme.
Per te shkrire nje sasi te mjaftueshme , disa
toneshe, per te formuar gurin e duhur, duhen lente me diameter 5-10 meter. Nje
lente e tille do te peshonte 12 deri 35 ton. Qelqi eshte i rende, mendoni nje
te tille me trashesi 30-50 cm, dhe diameter 5-10 m?! Edhe sikur te krijohej ,si
mund te trasportohej ne piramide , te vendosej ne cdo pozicion per shkrirjen
dhe formimin e gureve te duhur? Cila armature do te perdorej per nje derdhje te
tille me temperature 1200-1500 grade? Mendoni llaven vullkanike, a mund te
futet ne armatura druri? Kur shkrihet nje
material, per te ruajtur cilesine
e tij, ftohja duhet te behet
ne menyre graduale. Me lente diellore nuk arrihet te shkrihet nje mase e madhe
shkembore apo rere gelqerore, ne natyre, ndryshimi i temperatures te
materialit, nga 1200 ne 30-40 grade celsius
,krijon shume skorje, etj. Nje
temperature e tille do te ishte vdekjeprurese
ne shkretetire, do t’i
piqte punonjesit e piramidave.
Energjia diellore eshte
fitimprurese,shume e propaganduar ne ditet e sotme. Por, deri me sot, nuk
eshte arritur te prodhoje energjine elektrike te mjaftueshme qe i duhet nje
shtepie apo ndertese me te madhe per te qene e pavarur nga rrjeti elektrik.
Vetem me gjenerator plotesohen keto kerkesa.
Z. Krasniqi nuk na jep asnje
prove te vetme ne film,vetem iluzione te
animuara ne kompjuter. Nuk e kuptoj si mund te mohosh fakted e shumta te
perdorimit te nje teknollogjie te larte
per prerjen, skalitjen dhe shpimin e gureve prej graniti?! Jane te
panumerta pamjet filmike qe paraqesin
gjurmet e perdorimit te
sharrave, tryelave dhe makinerive per perpunimin e masave shkembore. Vetem z.
Krasniqi nuk e sheh kete realitet dhe mundohet te na e mbush mendjen me teorine e shkrirjes ,
derdhjes dhe kallepeve per formimin e gureve shkembore. Nuk e shpjegon se cfare
materiali eshte perdorur per
kallep, druri nuk e mban dot nje material te lengshem me temperature shkrirjeje
aq te larte?!
Teper interesante eshte
shpjegimi qe i ben njesise metrike, qe egjiptianet ishin te paret qe zbuluan ,
e krijuan ate. Per te pasur nje pergjigje dhe ide te qarte, jane shume rrethana
kimiko-fizike , qe percaktojne madhesine
e
nje buleze(pike) uji. Duhet te
merret parasysh perberja kimike e ujit. Uji
ne temperatura te ndryshme, me perberje mineralesh te ndryshme, e te tjera
cilesi, nuk formon te njejten bulez . Rendesi ka dhe lloji i siperfaqes ne
te cilen bie pika e ujit. Per ndertimin e piramidave eshte perdorur nje njesi
matjeje e vecante, padrejtesisht quhet “Egyptian Unit of Measure”. John Taylor
e sqaron mire ne studimet e tija, EUM eshte perafersisht i
njejte me “British Inch”
, e tejkalon ate me .0011 e inch-it. Shume shkencetare e emerojne edhe “ Piramidal
inch”.
Sipas studiuesve seriose, duke
u bazuar ne faktet e gjetura fizike dhe arsyetimeve llogjiko-shkencore
,egjiptianet jane vendosur ne territoret e
tyre pas shkaterimit dhe
zhdukjes se shoqerise para-historike njerezore.Ata i gjeten piramidat gjigante
pa ditur azgje rreth ndertimit dhe rolin e tyre. Herodoti ne “Historite” e tija
nuk na jep ndonje informacion te pare me syte
e tij, aftesine
teknollogjike te egjiptianeve, ndertime qe po benin ne periudhen qe vizitonte Egjiptin, shkruan
vetem per legjendat e treguara nga prifterinjte per piramidat e te tjera. Na
tregon se egjiptianet mesuan te numerojne nga pellazget, pellazget ishin popuj
me te vjeter se egjiptianet, egjiptianet i moren emrat e perendive nga
pellazget etj.. Dhe jo me kot e kam perkthyer fragmentin ne hyrje te ketij
shkrimi.
Fjala “Bekos” qe
perdorej nga popujt pellazge “phrygian” , te cilet ishin shperngulur nga
pjesa lindore e Shqiperise se sotme, ne jug te Trojes, Turqine e sotme. Herodoti
nuk e kuptonte mire fonetiken e gjuhes pellazge, mund te jete quajtur “ Buke”
qe ne ate periudhe kohe. Sidoqofte “Bekos” eshte shume e ngjashme me “Buke”
ne gjuhen shqipe. Te gjithe popujt e Ballkanit pretendojne se jane prejardhesit
e pellazgeve, por fjala “Bekos” nuk ka asnje ngjashmeri apo kuptim ne gjuhet e
tyre. Mendimin tim e pranojne te gjithe studiuesit e huaj qe kam
kontaktuar. Gjuha shqipe si
prejardhese e gjuhes pellazge,
eshte gjuha e popujve para-historike qe jetonin ne pellgun e Mesdheut te sotem,
nuk ka asnje lidhje me gjuhet sanskrishte etj.
Per ndertimin e piramidave ka
opinione nga me te ndryshmet. Studiues te shumte hedhin teorine se piramidat
jane ndertuar si nje monument varri per faraonet. Por, kjo teori nuk mbeshtetet
nga asnje evidence ,fizike dhe teorike. Piramida e madhe e Gizes, ne fakt,
eshte ndertuar me nje teknollogji shume te avancuar , te
pa-arritshme deri me sot. Prerja dhe perpunimi i gureve tregon se jane perdorur makineri me precizion te larte. Per te ndertuar keto
makineri duhen inxhinjere elektronike, inxhinier kompjuteri dhe programues
kompjuteri. Duhej nje gjuhe e shkruar me alfabet modern.
Pergjigja eshte e thjeshte,
kane ardhur jashtetokesoret (aliens) dhe
kane ndertuar gjithshka. Nga studimet e avancuara astronomike, nuk jane
gjetur gjurme jetese jashtetokesore. Teleskopet e fuqishem depertojne ne
hapesirat galaksike te nje largesie prej
mijera vite larg, duke udhetuar me shpejtesine e drites, 300 mije km/s. Dhe , perse i ndertuan ato? Perse u duheshin
jashtetokesoreve piramidat?
Nga studimet qe i jane bere
Piramides te Gizes, gjenden dy dhoma te medha njera siper tjetres, e poshtmja quhet “dhoma e mbretereshes”
dhe me lart “ dhoma e mbretit” . Jane te lidhura midis tyre dhe
ambientin e jashtem me koridore te ndryshem. Keto dhoma jane ndertuar me gure graniti qe permbajne 55% silikon -kuartz kristale. Keta gure
jane sjelle nga Aswan, gurorja 800-900 km larg. Te dyja dhomat dhe tynelet
lidhese sherbejne per te konvertuar energjine mekanike ne energji elektrike. Kristalet
e silikon-quartz nuk krijojne energji,
ato vetem e konvertojne, nje lloj energjie ne nje tjeter. Ne rastin tone energjine mekanike(microwave)
ne elektrike(electro-magnetic).
Ne kete rast nga studimet
shkencore,jane gjetur prova te mjaftueshme kimiko- fizike se eshte perdorur
teknollogjia e quajtur MASER, ( Microwave Amplification through Stimulated Emission
Radiation) . Maser eshte njohur
e perdorur me perpara se LASER
, ( Light Amplification through Stimulated
Emission Radiation). Inghinjeret dhe
projektuesit e piramidave kishin njohuri dhe e perdoren aftesine e Maser te
marrin brenda piramides energjine nga
toka dhe dhe ta shperndajne ate jashte
piramides ne nje lloj tjeter energjie. Ka prova ne dhomen e mbretit (King’s
Chamber) ku energjia mekanike e pervetsuar nga toka eshte konvertuar ose
tranduced ne energji elektrike, per plotesimin e nevojave te jetes se
perditshme.
Per kete qellim kane perdorur
Hidrogjen, atomi i thjeshte i te cilit perbehet vetem nga nje elektron dhe nje
proton. Duke e “bombarduar” elektronin me energji te nje niveli me te larte, ai
arrin te distancohet nga protoni. Kjo eshte e pazakonte per elektronin , dhe si rezultat do te terhiqet,bjere, prape ne
pozicionin baze, duke leshuar energji me te njejten frekuensi,
Pa hidrogjen ky impiant
elektrik nuk do te punonte.Hidrogjeni ne kete rast eshte pervetesuar me ane te
reaksionit kimik ne Dhomen e Mbretereshes (Queen’s Chamber). Nga zbulimet qe
jane bere ne ate dhome,eshte perdorur klorur zinku i hidratuar (hydrated zinc chloride) dhe tretesire e
holluar e acidit klorhidrik(dilute solution
of hydrochloric acid) , si rezultat i reaksionit kimik midis tyre ,
prodhohet hidrogjen. Ka edhe menyra te tjera per te prodhuar hidrogjen, kripa
eshte nje produkt natyror per prodhimin e hidrogjenit, dhe ne “Queen’s Chamber”
gjendet nje sasi e konsiderueshme kripe ne faqet e mureve.
Zn (zink) + 2HCL (acid klorhidrik i holluar) =
H2 (hidrogjen gas) + ZnCl2
(tretesire e klorurit te zinkut),
eshte procesi kimik per te
prodhuar hidrogjen, sipas shkencetareve seriose dhe te apasionuar per zbardhjen
e mistereve te piramidave. Kjo menyre arrin te prodhoje hidrogjen gas ne
menyre relativisht te shpejte. Me
prodhimin e hidrogjenit ne piramide arrihet
shnderimi i energjise se mikrovales( microwave energy) ne
elektromagnetik energji. Ndersa graniti vibron ne harmoni me tingullin ne
“Kings Chamber” ai e shterngon kuartcin ne shkemb te rrjedhe me ate qe njihet
si efekti piezoelektrik. Energjia e krijuar aty (Kings Chamber) behet nje
kombinin i energjise akustike dhe asaj elektromagnetike. Hidrogjeni lehtesisht
e absorb kete energji dhe vazhdon procesi i metejshem…
Sipas studiesve kjo eshte aresya
qe ne brendesi te piramidave gjenden gure graniti. Por deri tani nuk ka prova
se si eshte shperndare energjia e prodhuar ne piramida dhe perdorimit te saj ne
jete. Nuk ka prova te nje perdorjes te nje infrastrukture per shperndarjen e
energjise se prodhuar. Gjetjet arkeologjiqe qe egzistojne nuk japin asnje
pergjigje ketyre pyetjeve logjike. Duhet te jete shperndare pa tela, wireless
?! Derisa te gjendet nje pergjigje e
plote, dhe te pranohet akademikli , zeri i egjiptologeve do te dominoje ne
enciklobedite dhe librat shkollore.
Ky ishte nje pershkrim i
shkurter dhe i thjeshte marre nga burime te ndryshme shkencore. Si rezultat i
mosnjohjes te mire te gjuhes teknollogjike ne shqip,( isha i privuar nga e
drejta e shkollimit ne kohen e diktatures) mund te kem bere ndonje perkthim jo
shume te sakte . Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte per zbardhjen e mistereve te
piramidave, por kush ishin autoret e tyre , gjuha qe ata flisnin. Ne asnje
menyre, nuk ishin egjiptianet. Nuk ka asnje prove gjuhesore dhe teknollogjike
qe e provon ate.
Studiuesit shkencore flasin
dhe shkruajne per teknologjine e larte qe eshte perdorur per ndertimin e
piramidave, per humbjen e kesaj teknologjie. Por , per te ndertuar kete
teknollogji jane dashur inxhinjere elektro-mekanike, inxhinjere kompjuteri,
programues kompjuteri etj. Duhet te kete egzistuar nje gjuhe komunikuese midis
njerezimit dhe kompjuterit, te perkthehet nga komunikimi analog i njerezve ne
ate digital te kompjuterit. Gjuha egjiptiane ishte e shkruar vetem me simbole
ne fillimet e historise se saj. Kompilers e kane te pamundur te perkthejne
simbolet ne digital, me pare duhen te emertohen. Egjiptianet nuk kishin nje
alfabet gjuhesor. Edhe te indianet e Azise, teksti “The Mahabharata” ne gjuhen
sanskrite nuk ka origjine kronologjike, dhe eshte shkruar rreth viteve 400 para
Krishtit. Pellazget shkruanin , kishin alfabet shkronjash dhe numerikesh.
Mjafton te permend alfabetin Fenikas. Nga tregimet e autoreve te lashte ka
fjale te gjuhes pellazge te ngjashme me shqipen e sotme. Gjuha shqipe ka qene
gjuha e
popujve para-historike ne
Mesdhe. Nuk eshte e tepruar ta pranojme si te vertete.
Nga fundi i shekullit 19-te
dhe fillimi i shekullit te 20-te studimi i energjise akustike dhe asaj
elektromagnetike mori nje prioritet te vecante. Nikolla Tesla do te cudiste
mbare njerezimin me arritjet shkencore ne fushen e elektricitetit. Tesla ishte
i bindur, po te perdorim potencialin elektrik te tokes,eshte shume e mundur te
percjellim rryme elektrike prej tokes apo atmosferen pa nevojen e telave . Me
nje 150 mije dollare qe mori nga Investuesit J.P.Morgan etj, ne 1901,ndertoi
Wardenclyffe Tower ne Long Island ,NY.
Premtoi se do te arrinte
komunikimin transatlantik per njerezimin dhe gjithashtu do te vazhdonte kerkimet per transmetimin pa
tela(wireless) te energjise elektrike. Por J.P.Morgan nuk e mori seriozisht,
dhe nuk e mbeshteti financiarisht per perfundimin dhe realizimin e ideve te
tija. Bankiereve nuk u interesonte zhvillimi teknollogjik i shoqerise. Si
mund te jete e mundur te installosh nje “sahat korrenti” kur nuk egzistojne
telat e korrentit , si do te matej energjia e konsumuar, pyesnin ata? Zeri
qe degjojme ne telefonat celular, aktualisht eshte energji e percjelle pa tela
. Do te ishte nje arritje e madhe per shoqerine njerezore, por Qeveria
Amerikane nuk u inkuadrua ne financimin e ideve te tija ne ate kohe.
Rreth 100 vjet me pare, nje emigrant nga Lituania ne Florida do te deklaronte,” Une e di si jane ndertuar Piramidat ne Egjipt !” Edward Leedskalnin, 1.5 meter i gjate, peshonte 50 kg, arriti te ndertoje afer Miamit “Coral Castle” kalane e koraleve. Ju deshen 28 vjet per te nxjere, skalitur dhe transportuar gure shkembore me peshe deri ne 30 ton. Edhe sot, shkencetare te shumte qe e vizitojne kalane e koraleve, ne Homestead Florida, habiten dhe nuk gjejne pergjigje per tekniken e perdorur nga Leedskalnin ?! Energjia elektromagnetike , forcat e anti-gravitetit, te cilat Edward duhet t’i njihte mire, besohet se jane perdorur prej tij dhe ndertuesve te piramidave ne kohet e lashta.
Sipas studimeve gjeo-satelitore, planeti i jone ka pesuar “bombardime” nga asteroidet, duke e ndryshuar krejtesisht relievin, shfarosur popullsine dhe infrastrukturen super moderne ne toke. Gjurme te kataklizmeve jane zbuluar nga vezhgimet satelitore. Nje asteroid mendohet se ka arritur te perplaset ne oqeanin Indian, si rezultat jane krijuar dallge mbi 200m te larta dhe e kane shkateruar relievin dhe infrastrukturen ne toke. Piramidad I kane shpetuar shkaterimit te plote. Mendohet se asteroidet kane bere ndryshime rrenjesore, aty ku sot jane shkretetira , dikur ishin vende te gjelberuara.
Shume vite me pare, duke
vizituar qytetin e lashte te Apollonise, se bashku me dy shoke u ngjitem ne
kodrat perreth , ne fshatin e Pojanit, Fier. Gjetem nje numer te madh guackash
deti, qe na la te kuptonim se, dikur ne lashtesi, valet e oqeanit kishin
permbytur gjithshka. Po ashtu ,
ndryshime te relievit shihen ne te dy hemisferat amerikane. Antarktida ka
pesuar ndryshime rrenjesore. Ka mendime nga me te ndryshmet, por hartat e
treguara nga Plutarku ne lashtesi dhe Piri Reis ne mesjete, tregojne se ka
patur jete aty ku sot eshte e mbuluar me akull.
Historianet dhe arkeologet, ne te gjitha koherat, kane gjetur dhe sjelle evidenca apo fakte te panumerta rreth historise te shoqerise njerezore dhe planetit tone. Por, kjo nuk do te thote se faktikisht jane provuar si 100 % te verteta. Evidencat, faktet e shumta ndihmojne te formojme nje konkluzion apo gjykim rreth historise se lashte. Provat absolute ekzistojne vetem ne sferen abstrakte te matematikes.