Mendime
Florim Zeqa: Balancim i (pa) pritur i pushtetit lokal!
E hene, 15.11.2021, 07:22 PM
Balancim i (pa) pritur i pushtetit lokal!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale apo Balotazhit, nëse i
analizojmë rezultatet e partive veq e veq, atëherë kemi të bëjmë me balancim të
forcave politike, gjegjësisht rikthim të partive tradicionale në nivelet e
mëparshme; PDK i fitoj 9 komuna, LDK 7, AAK 5, NISMA e cila kësaj radhe nuk
arriti t’i kalojë kufijtë e Malishevës, kurse befasia qëndron tek LVV-ja, e
cila i fitoj vetëm katër komuna!
Edhe
pse kjo është një ngritje e lehtë e LVV-së në nivelin lokal, krahasuar me
zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi debakël të vërtetë zgjedhor duke u përgjysmuar në
votë dhe ulur në kredibilitetin qytetarë!
Kjo
LVV-së i erdhi nga disa faktorë, por më së shumti nga mungesa e përvojës
politike, ndjenjes së superioritetit ndaj të tjerëve dhe krenarisë së tepruar
të liderit partiak, Albin Kurti i cili me një betejë të fituar, mendoj se e
fitoj edhe “luftën”!
Ashtu
sikurse edhe pritej, në Balotazhin si isntrument “demokratik” për përmbysjen e
rezultateve ndodhi përmbysja e rezultatit në disa komuna. Kjo erdhi, jo si
rezultat i vullnetit të qyetarëve, por si produkt i pazareve mes forcave
politike!
Zakonisht
pazaret mes forcave politike shkojnë në dobi të kandidatëve të komunave të
mëdha, për çka viktima bien kandidatët e komunave të vogla të cilët nuk
mbështeten sa duhet nga liderët partiakë dhe lihen në mëshirën e fatit!
Balancimi
i (pa) pritur i pushtetit lokal e shtron nevojën e verifikimit të shpejtë të
pushtetit qendror!
Pasi
një parti politike që qeverisë me pushtetin qendror nuk mund të ndjehet komode
në pushtet me vetëm katër komuna të fituara, dy prej të cilave komuna të vogla
dhe të papërfillshme për një parti namëmadhe!
Për
dallim nga zgjedhjet paraprake komunale të vitit 2017, kësaj radhe ndodhi
mrekullia e pranimit të shpejt të rezultatit dhe urimi i kandidatëve fitues nga
kandidatët humbës të zgjedhjeve. Por e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me militantët
partiak, të cilët me vështirësi i urojnë rivalët politik!
Sidoqë
të jetë, mbetet në dorën e qytetetarëve që të bëhen gardian të pushteteve
komunale. Qytetarët nuk kanë nevojë t’i mbështesin më shumë se kaq dhe as t’i
ledhatojnë kryetarët komunal, por t’i mbajnë ata për fjale për secilin premtim
të dhënë elektoral.
Vetëm
kështu do ta avancojnë ndryshimin e mëtutjeshëm në komunat e tyre dhe do t’i
bëjnë të jenë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme qeverisjet komunale.
Na
mbetët të shpresojmë se, në të ardhmen e afërt ligjvënësit kosovarë në
Parlamentin e Kosovës do ta inicojnë ndryshimin e ligjit për zgjedhjet,
gjegjësisht amandamentimin e një ligji të veçantë që e largon instrumentin
“demokratik” apo Balotazhin, me çka do të
pamundësoheshin pazaret politike dhe përmbysjet e rezultateve.
Përveq
kësaj, heqja e Balotazhit do ta bënte më interesante dhe më të fortë garën në
zgjedhjet komunale si dhe do ta eliminonte koston shtesë të buxhetit të shtetit
për zgjedhjet komunale!
Në
fund, i urojë nga zemra të gjithë kryetarët e rinjë të sapozgjedhur, duke
filluar nga komuna më e madhe e deri tek më e vogla në Republikën e Kosovës.
Suksese kryetarëve në përbushjen e premtimeve elektorale. I përgëzojë qytetarët
e Kosovës për pjekurinë e lartë të shprehjes së vullnetit politik përmes votës
së lirë dhe demokratike.