Mendime
Jonian Memisha: Në rrethin vicioz të oligarkisë dhe segmenteve të kriminalizuara politike
E hene, 15.11.2021, 06:20 PM
Në rrethin vicioz të oligarkisë dhe segmenteve të kriminalizuara
politike
Nga Jonian
Memisha
Në Shqipëri ekzistojnë problematika të mprehta
dhe të rënda me të cilat po ndeshen gazetarët dhe mediat në Shqipëri. Në këtë
vend media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u
bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj.
Gazetarët dhe analistët shantazohen, kërcënohen dhe dhunohen. Kërcënimet dhe
dhuna që vijnë nga bota e krimit në bashkëpunim me segmente të kriminalizuara
të politikës, e cila nuk kërkon gazetarë
të lirë por “jesmenë”.
Viktimat në këtë mes janë gazetarët, analistët
dhe redaktorët. Në vitin 2011 disa gazetarë u cilësuan si pjesëmarrës në grusht
shteti dhe ndaj tyre nisi një kalvar barbar, por tani, nën pushtetin e të
majtës politikekontrolli, sanksionet dhe
dhuna janë përkeqësuar dhe mediat janë nën një presion të shumëfishtë.
Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të
kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë
autoritar dhe arrogant. Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi në forumet e
Partisë Socialiste i përgjigjet me pyetje kritikave se po qeveris me arrogance,
duke fyer dhe shantazhuar, me një gjuhë ironike gazetarët dhe mediat të cilat i
quan “kazanë”!
Gazetari dhe analisti Dukagjin Jonuz Hata, ish redaktor i të parës
gazetë opozitare në Shqipëri, gazetës “Rilindja Demokratike” i është nënshtruar
skenarëve të presioneve e dhunës nga segemente të mazhorancës socialiste.
Në vitin 2019 nisi ndaj tij dhe të birit Den Hata dhe të ndjerës
bashkëshortes së tij Riketa Hata nisi kalvari i përndjekjve, për shkak të
shkrimeve të tij kundër “Rilindjes”.
Autori kryesor i kërcënimeve, presioneve, dhunës ndaj meje dhe familjes
sime ishte dhe mbetet Mariglen Qato, kryeinspektor i IMT Tiranë, eksponent
krimnal i PS, strukturuar në nje çerdhe kriminelësh të lidhur me Ndraghetën, me
një dosje kriminale prej 177 kallzimesh penale në Prokurori dhe SPAK, ku vetëm
gazetari Hata dhe i biri Den, e kanë kallzuar për ndjekje penale të paktën tre
herë, secilën herë me prova të reja.
Pretkest ishte një magazinë zaptuese e ndërtuar para hyrjes së gazetarit
Hata, duke i penguar dritën e diellit, por shkaku i vërtetë janë shkrimet e tij
antirilinjde. Më 5 shtator 2021, Den Hata është kërcënuar me armë nga 2 persona
të panjohur në emër të Mariglen Qatos, drejtor i IMT-së Tiranë, për të tërhequr
kallzimet e për të mos i drejtuar më letra IKMT-së . Me 12 shtator, gazetarin Dukagjin Hata mua më
sulmuan dy persona me maska pranë shtëpisë, ndërsa po shkoja për të blerë disa
gjëra në një supermarket, duke e kërcënuar me jetë, në emër funskionarëve të
lartë të ekzekutivit. Me datën 30 tetor 2021,
pasdite, gazetari Dukagjin Hata së bashku me djalin e tij, Den Hata, nën
ruajtjen e z. A.P që ndodhej me ta, në orën 17 pasdite, teksa po ktheheshin në
shtëpi, 400 metra pa shkuar tek shtëpia e tij, në kryqëzimin e rrugëve pranë
Tregut Elektrik, iu afrohet një makinë pa targa, iu ndalon pranë këmbëve dhe që
andej zbresin me shpejtësi pesë vetë, me maska dhe tre vetë shkopinj gome e dy
të tjerë me thika në duar. U vërsulën vetetimthi mbi gazetarin
Dukagjin hata dhe të birin Den Hata, duke i goditur egërsisht me shkopinj gome.
Gazetari ras përtokë, i mbuluar me gjak, ndërkohë që i biri, Den, për shkak se
ishte më i fuqishëm, po rezistonte, por edhe djalit tim iu vërsulën dy nga këta
vandalë dhe e hodhën përtokë, duke e goditur me egërsi. Megjithë përpjekjet e
rojes së tyre private z. A. P., ai nuk mundi ti ndalonte se ata ishin pesë
vetë. Njëri nga personat që sulmoi gazetarin D. Hata nxorri thikën dhe tentoi
ta qëllonte, ndërkohë që ai qe shtrirë i gjakosur, por instinktivisht nxorri
dorën para dhe thika i rrëshqiti në gishtin tregues të dorës, që iu ça gjer në
kockë. Ndërkohë përtokë kishte mbetur i gjakosur dhe i biri, Den Hata. Pas
dhunës ekstreme, kriminelët i drejtohen
rojes shoqëruese A.P: “Mos u merr më me këta se janë të vdekur. Kjo është e
fundit herë që të themi, nuk ta përsërisim më! Mos u merr më me këta, leri t’i
zgjidhin problemet te SPAK-u dhe me shkrimet pacavure të këtij hataje, siç i
kanë zgjidhur deri tani!” Ndërsa gazetarit që kishte humbur ndjenjat, iu drejtuan duke i thënë:
“Këtë e keni nga ata që ti ke denoncuar në shkrimet e tua dhe yt bir i ka
denoncuar në SPAk. Kur të vijmë prapë, nuk vijmë me shkopinj gome, por me
plumba!”.
Nuk kishte asnjë kuptim të
bënin denoncim në polici, pasi gazetari dhe i biri kishin denoncuar disa herë
në polici për akte kërcënimi dhe dhune, por nuk kishim marrë zgjidhje.
Akti i fundit ka ndodhur me
datë 4 nëntor 2021, pasmesnate, aty nga ora 2 e natës, kur gazetarin Dukagjin
Hata e zgjuan nga gjumi trokitje të forta dhe britma, duke i thënë hape se jemi
policia. U zgjua ai dhe i biri Deni, të trembur. Gazetari dyshoi menjëherë se
nuk ishin policë dhe telefonoi numrin urgjent të shërbimeve policore dhe teksa
i shpjegonte se disa njerëz po e sulmonin në emër të policisë, personat ikën
duke qëlluar në ajër me armë dhe duke i kërcënuar me jetë gazetarin D. Hata dhe
të birin. Megjithë këmbënguljen e gazetarit Hata, policia nuk erdhi për të
verifikuar ngjarjen dhe për të kryer hetime.
Është fatkeqësi, por liria e
shtypit dhe mediave në Shqipëri është vetëm një fasadë, e vërteta është
ndryshe, duhet të mbështesësh qeverinë, lobet e biznesit, oligrakinë, botën e
krimit të organizuar të lidhur me segemnte të kriminalizuara politike, që
mbahen në këmbë nga gjykata të korruptuara, përndryshe, je nën vëzhgim dhe ndaj
teje orienohen të gjitha mënyrat e hapura e të fshehta të pengimit e
skllalvërimit, që nga ana ekonomike e politike, deri tek këcënimet e dhuna e
hapur, që po i mban gazetarët në një rreth vicioz.