Mendime
Dedë Preqi: Kush i mpreh brirët Serbisë
E merkure, 08.12.2021, 09:16 PM
KUSH IA MPREH BRIRËT SERBISË PO DIHET, POR EVROPA S’DUHET SI MACJA PËR RRETH TË LËPIHET
Nga
Dedë Preqi
Të
dëgjohet edhe zëri i një populli jo aq i vogël në mesin e Evropës, me
përjetimet e rënda tragjike gjatë gjithë historisë së vet, duke derdhur shumë
gjak me gjenerata te tëra, vetëm për të arritë të drejtën dhe lirinë e vet
njerëzore, mendoj se është mënyra e vetme që do të lehtësonte dhembjet dhe do
të shëronte ndjenjat e gjithë njerëzimit në mënyrë reale, për të ndihmuar e
mbështetur afirmimin dhe internacionalizmin e luftës së drejtë edhe të popullit
shqiptarë, në mënyrë që edhe ky popull si edhe gjithë popujt tjerë të fitojnë
përkrahjen e tyre nga opinioni i lirë dhe i civilizuar e progresiv botëror.
Prandaj,
jemi në prag të vitit 2022, pikërisht në kohën kur gjitha vendet botës së lirë
promovojnë dhe realizojnë frytet e demokracisë, duke respektuar lirinë,
barazinë dhe të drejtat njerëzore, pa të cilat jeta është e kotë dhe e pa vlerë
dhe aq më pak bëhët faktor i ndryshimeve pozitive në favor të mirëqenjës dhe
vetëvetës.
Edhe
Kosova si një shtet i ri demokratik dhe i pa varur, me ç’rast nuk mohohet
nevoja për një zhvillim edhe më të mirë dhe të shpejtuar të saj, por ka
zhvilluar deri dikund marrëdhënie me botën varësisht nga mundësia e zhvillimit
dhe miqve të vet, në nevojat dhe forcimin e pavarësisë së vet. Kosova ka arritë
një shkallë të zhvillimit të vet dhe bashkëpunimin me shumë vende të Evropës
dhe botës, të cilat edhe e kanë njohur shtetësinë e saj, në krye me SHBA-të,
dhe aleatët tjerë respektiv.
Kosova
do të pranonte ti bashkohet çdo iniciative dhe çdo Organizate botërore, që kanë
për synim paqën dhe bashkëpunimin ndërnjerëzor, dhe të bëhët anëtare e rregullt
e tyre dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në vendin e vet, në rajon dhe
botë, por për fat të keq, politiken represive dhe luftënxitëse akoma Serbia, e
ndjek dhe e vazhdon me rrolet e veta preverse kundër pavarësisë së Kosovës, e
cila po ndikon në çdo aspekt për ta penguar linjen e saj dhe inkuadrimin në
Organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Zhvillimi
i marrëdhënieve të përgjithshme në mes Serbisë dhe Kosovës, duhej të ishte në
funksion dhe interes të të dyja palëve, por edhe në funksion të zhvillimit të
interesave dhe marrëdhënieve afatgjata në nivel të realizimit të përcaktimeve
parimore, duke marrë parasysh tendencat e tanishme të Serbisë, e dëshmojnë të
kundërtën e asaj, e cila çdo projekt të shtetit të pavarur të Kosovës, mundohet
ta kthejë mbrapa, apo në pikën zero.
Është
diçka absurde të flitet sot për standartet e jetës bashkëkohore dhe botën
demokratike e paqësore, kur kaluan 20 e më shumë vite pas luftës fashiste të
Serbisë dhe dëbimit të saj nga Kosova, duke e marrë edhe ndëshkimin që e
meritoj, dhe sot prapë politika e saj sikur nuk ka ndryshuar fare me të
kaluarën ndaj Kosovës, duke bërë përpjekje të nxisë konflikte, apo të kërcënoj
me një luftë të re me përmasa edhe më të rrezikshme.
Një
politikë e tillë hegjemoniste serbe mund të kuptohet edhe si nevojë për
tërheqjen e vëmendjes së popullatës serbe në Serbi dhe gjithandej nga problemet
e tij jetike, si formë e rrezikshme e veprimit të regjimeve komuniste dhe
postkomuniste, që duke prodhuar vazhdimisht konflikte dhe lufta të pakuptimta,
e rritë gjithnjë dhe përherë problemin dhe të ardhmën e gjeneratave të reja, të
cilët nuk do të pajtoheshin me një politikë të tillë, sikur edhe tani që nuk
pajtohen me politikën e kryetarit të sotëm Aleksandër Vuçiq, duke e
kundërshtuar regjimin e tij përmes protestave të përditshme nëpër gjitha
qytetet e Serbisë.
Dhe
tejkalimi i kësaj politike dhe situate nuk mund të arrihet me zbatimin
këmbëngulës të një politike të tillë, që Serbia po e realizon në sytë e Evropës
dhe botës, ndaj një popullate të pafajshme dhe paqësore, kjo nuk mund të
arrihet as me kompromiset dhe konqesionet e qelbura të regjimeve të kaluara, të
cilat përmes disa planeve dhe strategjive të reja, sikur me Asosacionin e
komunave serbe në veri të Mitrovicës, apo me iniciativën e «Ballkanit të hapur»
tentohet jo vetëm ta prolongojnë shtetësinë e Kosovës, por edhe ta ndajnë e ta
fusin edhe një herë nën kthetrat e veta.
Kosova
si gjithherë do angazhohet kundër dhunës dhe kërcënimëve si mjete për zgjidhjen
e problemeve me palën serbe, dhe zgjidhja e drejtë e problemit mund të arrihet
vetëm përmes dialogut paqësor, që do të ishte alternativa më e mirë dhe më
legjitime, duke llogaritur ndërmjetësimin e pashmangshëm të SHBA-ve, dhe të
BE-së, sepse pa pjesëmarrjen aktive të tyre çdo zgjidhje do të dështojë, duke
ditur se Serbia, duke gjeneruar vazhdimisht konflikte dhe mbajtje të gjendjes
së tensionuar dhe patologjike në Kosovë, nuk do ta ndryshonte akoma kursin e
saj politik ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.
Angazhimet
e Evropës, duhet të ishin më të shëndetshme dhe më të dëshmuara për të zgjidhë
problemet e pasluftës në mes Serbisë dhe Kosovës, sikur paraqitet një lloj
neglizhence dhe mosbesimi real i BE-së, ndaj një çështje shumë të rëndësisshme,
me marrjen e një serioziteti dhe guximi që të zbusë provokimin dhe vrazhdësinë
politike të Serbisë, dhe të prezentohet më e fuqishme dhe më efikase ndaj
formave dhe qëllimeve të errëta të një vendi, që pretendon në të ardhmën ti
bashkangjitet familjes evropiane.
Kuptohet
se kush po ia mpreh brirët Serbisë, sikur që është Rusia dhe disa vende tjera,
por BE-ja, nuk duhet të qëndroj aq indiferente, sikur nuk po ndodh asgjë prej
provokimeve dhe kërcënimeve të përditshme të Vuçiqit, ndaj popullatës dhe
shtetit të Kosovës, dhe të lëpihet pas ledhatimeve të Serbisë, duke e ditur se
me pengimin e demokratizimit dhe shtetësisë së Kosovës, që është një investim
pothuaj i gjitha vendeve demokratike të
botës dhe tani të kërcënohet me luftë ndaj këtij realiteti, mund të destabilizohet
i tërë Ballkani perëndimor dhe vendet e rajonit, duke krijuar edhe një konflikt
të mundshëm dhe përçarje në mes vendeve të BE-së, që do të ndikonte edhe në
plasaritjen e një krize në gjirin e NATO-s, të cilën në një mënyrë këtë po e
këron Rusia dhe Kina, duke u shërbyer përmes rrethanave që po i krijon A.Vuçiq
dhe Serbia.