Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse refuzova kandidimin eventual të çmimit në fjalë?
E hene, 13.12.2021, 08:40 PM
Rast: Çmimi i lidhur me Kongresin e Alfabetit
Pse
refuzova kandidimin eventual të çmimit
në fjalë?
Nga
Reshat Nexhipi
Disa
ditë para shpalljes të fituesit, më morri në telefon një i panjohur duke u
prezantuar si ish studenti im në Universitetin e Tetovës, si dhe militant i
BDI-së dhe më tha se lidhur me çmimin, është përmendur edhe emri tim. Nga
mënyra e paraqitjes, u duk si i dyshimtë, prandaj e ndërpreva dhe pak si me
inat, i thashë:
,,
Mos u mundoni kot, sepse unë s’jam për një çmim të tillë.‘’ Ai më pyeti
,,Pse?’’, pak si i habitur. ,,Ja pse‘’ i përgjigjem në mënyrë jo modeste, që
sështë në stilin tim, por që i takonte : ,,Unë vij nga një familje baliste,
kurse lista e çmimeve ka tipare komuniste, gligoroviste, hamzakastriotiste dhe
antidemaçiste.’’
Vura
re se nuk më kuptoi sa duhet, prandaj vazhdova: Gjyshja ime ishte fis me Shahin
Kolonjën, i cili ka luajtur rol të madh në Kongresin e Manastirit. Ai ishte
dhëndër i Naim Frashërit, prandaj im At dhe xhaxhai tim morrën pjesë në çetat e
nipit të tij- Mitat Frashërit, kryetar i Ballit Kombëtar, kurse në vitin 1908
edhe kryetar i Kongresit të Alfabetit, dhe si me shaka i thashë ,, Sikur unë të
pranoja propozimin eventual me çmimin, të lartpërmendurit do ngriheshin nga
varret dhe do më pështynin në fytyrë.’’
Rasti
kërkon të tregoj se unë, përveç këtij çmimi, kam refuzuar edhe propozimin për
t’u kandiduar anëtar i Akademisë të Shkencave të Maqedonisë, sepse botërisht e
kam quajtur institucion antishqiptar, sidomos pas të ashtuquajturës enciklopedi
maqedonase, e cila mua më shërbeu për në tualet.
Kuptohet,
nuk kam refuzuar shpërblimet e institucioneve puro-shqiptare, siç janë
,,Historian i Vitit ‘’ nga Tirana, Medalja nga Presidenti i Kosovës, Çmimi
Kombëtar nga Shoqata për Kulturë dhe Art - Tetovë, Mirënjohje nga Shoqata ,,
Prespa na bashkoi ‘’ me seli në Çikago, etj.
Bashkëbiseduesi
më përcillte me kujdes, prandaj nuk përtova t’i them se: ,,Si mund t’i lejoj
vehtes emri tim të hyjë në një listë me karakter shtetëror, kur ky shtet na ka
konfiskuar mallin dhe shtëpinë në Prespë, na ka internuar, na ka djegur
shtëpinë në Manastir, Universiteti i këtij qyteti më ka pezulluar plot 20 vite,
kurse Udba komuniste më ka ,,shpërblyer ‘’ me dosje 500 faqesh, e diktuar edhe
nga dy udbashë të Prespës, të cilët, falë këtij zanati, kanë bërë jetë luksuze,
kurse viktima e tyre e ka pësuar keq, por ka mbetur me fytyrë të pastër si
lotët e syrit.
Të
përfundoj. Pavarësisht qëllimit të ,, ish studentit’’ tim, një është e sigurtë:
Ai ka treguar qëndrimin tim prandaj dhe ,,ndoshta ka bërë që mos Kandidohem?,
gjë që do të ishte ofendim i madh për mua, prandaj botërisht i falenderohem
bashkëbiseduesit, të cilit i sugjeroj të klikojë në celular të paktën një nga
fjalitë në vijim:
Afrim
Selimi: 75- vjetori i prof. dr. …
Rruga
Zigzake, me tela dhe gjëmba …
Ndjehem
i lumtur që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit dhe
Dr.
Ilmi Veliu: Qyteti i Alfabetit u zavendësua me Bitpazarin e Shkupit.