Mendime
Lediana Fratari: Ja përse unë mbështes Kuvendin e datës 11
E premte, 10.12.2021, 08:27 PM
Lediana Fratari:
PD
nuk ka përmbyllur ciklin, por ka përmbyllur një etapë. Ja përse unë mbështes
Kuvendin e datës 11
Nesër
shumica e demokratëve kanë vendosur të mblidhen në Kuvendin e jashtëzakonshëm
të partisë së tyre.
Kuvend
i jashtëzakonshëm, në një kohë të jashtëzakonshme politike dhe në një vend të
jashtëzakonshëm për një ngjarje politike. Shpresoj të jetë po kaq i
jashtëzakonshëm edhe në vendimet që do të marrë.
Unë,
si një aktiviste e vjetër e kësaj partie, si kandidate për deputete e saj në
zgjedhjet e 25 Prillit, vendosa ti bashkohem këtij kuvendi.
Në
debatin e gjërë që po ndodh në PD, unë nuk jam pozicionuar pro Berishës dhe
kundër Bashës. Unë nuk e shikoj këtë si një ndeshje mes dy njerëzve. Të ishte e
tillë, do ti refuzoja të dy. Unë e shikoj këtë si një proces, edhe pse shpesh
me tone agresive, që synon të reformojë Partinë Demokratike.
PD
nuk është një mall që ka një afat skadence, ashtu sikurse mendojnë shumë
opinionbërës. PD është një forcë politike që lindi, si shumë simotra në vendet
ish komuniste, nga revolucionet anti-komuniste. Dhe antikomunizmi ishte kauza e
saj më e madhe. Sot koha e saj nuk ka skaduar, por po, ka ardhur koha e një ristarti.
PD ka nevojë të rishikojë pozicionin e saj në raport me ideologjinë politike,
për një pozicionim më të qartë si forcë e djathtë, mënyrën e funksionimit,
organizimin, kauzat… PD ka nevojë të hapet, jo me fjalë, por me veprime
konkrete, për të përfshirë rininë dhe intelektualët. Ajo nuk mund të vazhdonte
të jetonte me kujtimet e të shkuarës, ndërsa nuk po shkonte dot drejt
pushtetit.
Ndaj
unë u bashkova me kuvendin e datës 11, sepse shikoj aty mundësinë e një procesi
që do të realizojë këto hapa, që unë mendoj se PD-së i duhen për të vazhduar të
mbetet një parti e madhe.
PD
nuk ka përmbyllur ciklin, ajo ka përmbyllur një etapë dhe duhet të
riorganizohet për të nisur një etapë të re, duke qenë më e madhe, më e fortë,
më e organizuar dhe më demokratike.
https://www.facebook.com/fratarilediana