Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Pse refuzova kandidimin eventual të çmimit në fjalë?

| E hene, 13.12.2021, 07:40 PM |


Rast: Çmimi i lidhur me Kongresin e Alfabetit

Pse refuzova  kandidimin eventual të çmimit në fjalë?

Nga Reshat Nexhipi

Disa ditë para shpalljes të fituesit, më morri në telefon një i panjohur duke u prezantuar si ish studenti im në Universitetin e Tetovës, si dhe militant i BDI-së dhe më tha se lidhur me çmimin, është përmendur edhe emri tim. Nga mënyra e paraqitjes, u duk si i dyshimtë, prandaj e ndërpreva dhe pak si me inat, i thashë:

,, Mos u mundoni kot, sepse unë s’jam për një çmim të tillë.‘’ Ai më pyeti ,,Pse?’’, pak si i habitur. ,,Ja pse‘’ i përgjigjem në mënyrë jo modeste, që sështë në stilin tim, por që i takonte : ,,Unë vij nga një familje baliste, kurse lista e çmimeve ka tipare komuniste, gligoroviste, hamzakastriotiste dhe antidemaçiste.’’

Vura re se nuk më kuptoi sa duhet, prandaj vazhdova: Gjyshja ime ishte fis me Shahin Kolonjën, i cili ka luajtur rol të madh në Kongresin e Manastirit. Ai ishte dhëndër i Naim Frashërit, prandaj im At dhe xhaxhai tim morrën pjesë në çetat e nipit të tij- Mitat Frashërit, kryetar i Ballit Kombëtar, kurse në vitin 1908 edhe kryetar i Kongresit të Alfabetit, dhe si me shaka i thashë ,, Sikur unë të pranoja propozimin eventual me çmimin, të lartpërmendurit do ngriheshin nga varret dhe do më pështynin në fytyrë.’’

Rasti kërkon të tregoj se unë, përveç këtij çmimi, kam refuzuar edhe propozimin për t’u kandiduar anëtar i Akademisë të Shkencave të Maqedonisë, sepse botërisht e kam quajtur institucion antishqiptar, sidomos pas të ashtuquajturës enciklopedi maqedonase, e cila mua më shërbeu për në tualet.

Kuptohet, nuk kam refuzuar shpërblimet e institucioneve puro-shqiptare, siç janë ,,Historian i Vitit ‘’ nga Tirana, Medalja nga Presidenti i Kosovës, Çmimi Kombëtar nga Shoqata për Kulturë dhe Art - Tetovë, Mirënjohje nga Shoqata ,, Prespa na bashkoi ‘’ me seli në Çikago, etj.

Bashkëbiseduesi më përcillte me kujdes, prandaj nuk përtova t’i them se: ,,Si mund t’i lejoj vehtes emri tim të hyjë në një listë me karakter shtetëror, kur ky shtet na ka konfiskuar mallin dhe shtëpinë në Prespë, na ka internuar, na ka djegur shtëpinë në Manastir, Universiteti i këtij qyteti më ka pezulluar plot 20 vite, kurse Udba komuniste më ka ,,shpërblyer ‘’ me dosje 500 faqesh, e diktuar edhe nga dy udbashë të Prespës, të cilët, falë këtij zanati, kanë bërë jetë luksuze, kurse viktima e tyre e ka pësuar keq, por ka mbetur me fytyrë të pastër si lotët e syrit.

Të përfundoj. Pavarësisht qëllimit të ,, ish studentit’’ tim, një është e sigurtë: Ai ka treguar qëndrimin tim prandaj dhe ,,ndoshta ka bërë që mos Kandidohem?, gjë që do të ishte ofendim i madh për mua, prandaj botërisht i falenderohem bashkëbiseduesit, të cilit i sugjeroj të klikojë në celular të paktën një nga fjalitë në vijim:

Afrim Selimi: 75- vjetori i prof. dr. …

Rruga Zigzake, me tela dhe gjëmba …

Ndjehem i lumtur që nuk braktisa vendlindjen e Alfabetit dhe

Dr. Ilmi Veliu: Qyteti i Alfabetit u zavendësua me Bitpazarin e Shkupit.