Mendime
Atdhe Geci: Ribashkimi është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar
E hene, 13.12.2021, 08:44 PM
RIBASHKIMI I ÇAMËRISË SHQIPËRISË ËSHTË VULLNET I PANDALSHËM I POPULLIT SHQIPTAR
Nga
Atdhe Geci
Shqipëria
deri në Prevezë është gjeografia e plotë e Shqipërisë. Për këtë gejografi
shqiptarët përjetësisht do të punojnë përjetësisht që ta bëjnë realitet.
Shqiptarët e sotëm apo edhe të ardhshmit e palindur, Çamërinë dhe gjithë Epirin
do ta mbrojnë sa herë të jetë e nevojshme. Republika e Çamërisë me sipërfaqe 23
mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë shqiptare është marrë pa të drejtë nga
Greqia në Konferencën e Londrës, të vitit 1912 dhe, me Protokollin e Firencës
të 16 dhjetorit të vitit 1913-të.
Pra,
ky është thelbi i krizës në marrëdhëniet, Shqipëri Greqi. E vërteta është arrë
e fortë s´thyhet me asgjë, as me vrasje e krime. Liria është indi i qenies së
qytetërimit shqiptar. Liri për Çamërinë do të thotë më shumë të drejta, më
shumë begati, më shumë jetë krijuese dhe më shumë identitet dhe jetë të lirë
njerëzore. Pa liri, pa pavarësinë e tërësisë territoriale të atdheut edhe me
atë pjesë të Shqipërisë, problemi midis Shqipërisë dhe Greqisë ka për të
vazhduar deri n5 zgjidhje p5r të dyja palët. Çamërinë mund ta quajmë thembër të
Akilit. Përgjakja e Çamërisë për ma shumë s´e një shekull, përgjakja e
Iliriadës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, përgjakja e Ulqinit dhe e Krahinës
së Mollës së Kuqe, le shumë për të dëshiruar marrëdhënie të mira me fqinjët tanë.
Liria
është tejdukshmëri e origjinës, tejdukshmëri e kohës, tejdukshmëri e vlerave.
Të qënit vetëm shqiptar në këtë çast historik, nuk është i mjaftueshëm.
Shqiptarët e qytetëruar duan të jenë zot të tokës, të detit dhe të qiellit të
tyre. Çamët dhe arvanitë në Greqi përbëjnë 67 % të popullsisë dhe, me mbi 4
milion banor shqiptar.
Çamët
dhe arvanitët nuk jemi 300 mijë banor siç thotë greku, por jemi shumë milion
shqiptarë, më thotë një nënë çame e mbijetuar nga gjenocidi grekë, me rastin
e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me
30 tetor 2016 në Hagë të Holandës. Prandaj, ribashkimi i Çamërisë Shqipërisë
është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar. Qeveria e Republikës së
Shqipërisë, dhe ajo e Kosovës nuk duhet ta luajnë lojën e strucit, por duhet ta
ngrejnë zërin ndërkombëtarisht që Çamëria t´i kthehet Shqipërisë. Teritori i
Çamërisë dhënë Greqisë ( nëshërbim ) të përkohshëm me 1913- të, me të ashtuquajturin Protokoll i Firencës i
16 dhjetorit të vitit 1913, nga 6 fuqitë e kohës ishte një vendim jo i duhur.
Prandaj,
i kujtojmë Greqisë dhe mbajtësve të Ligjit të Luftës se Shqipëria dhe Atdheu
ynë, është vend tepër i vogël për të falë një sipërfaqe të tokës aq të madhe,
sa Çamëria.
Atdhe Geci - shkrimtar
Dortmund, 2021