Mendime
Dedë Preqi: Vetëm një manjak do të thoshte se është gënjeshtër 'Masakra në Reçak'
E hene, 13.12.2021, 08:46 PM
VETËM NJË NJERI MANJAK DO TË THOSHTE SE ËSHTË GËNJESHTËR «MASAKRA NË REÇAK»
Nga
Dedë Preqi
Vetëm
një njeri manjak sikur ministri i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Aleksandër
Vulin, do të thoshte se masakra e Reçakut, është një gënjeshtër, këtë mund ta
thonin edhe të tjerët, po ata kriminel që kanë marrë pjesë vetë në atë masakër,
por krimi si krim nuk ka gjasa të humbet, sepse ekzistojnë dëshmitarët dhe një
botë e tërë që e ka parë me sytë e vet.
Çfarë
logjike e krisur e llojit të këtij njerëzimi serb, sikur të ishte i programuar
në momentin kur ka lindur për t’u bërë një qenje e tillë njerëzore e veqantë
propagandistike dhe sipas një kulture të trashëguar me tipare të tilla, por për
fat të keq, si kemi qëlluar në fqinjësi me njerëz të tillë dhe ashtu deri kur
të mbetëmi të lidhur pas këtij programimi të çmendur, edhe filmat i xhirojnë
sipas propagandës që ata i çpikin.
Përballë
gjendjes së përshkruar nga lufta e fundit e vitit 1999, që shkakëtoj fashizmi
serb ndaj popullatës shqiptare civile të Kosovës, njeriu i kërcënuar i kësaj
situate sëcili do të donte të dinte se çfarë mund të veprojë sot, natyrisht se
mbi të gjitha janë me rëndësi vendimet e politikës, politikës së jashtme dhe të
brendshme, pastaj zgjedhja e problemeve ekonomike dhe shoqërore, por nuk mund
ti lihen anash edhe njerëzit e pagjetur të luftës, ata që i masakroi dhe i
fshehu fashizmi serb për ti humbur gjurmët e krimit.
Është
më shumë se një çmenduri e një populli, i cili tërë historinë e vet fashizoide
ndaj popujve tjerë jo serb e përshkruan si të drejtën e saj kundër tyre, dhe në
këtë koncept është ende vepruese ideja e saj për të pushtuar vende dhe teritore
të huaja, por bota e dinë këtë gjë dhe me tërë saktësinë eksperimentale e
teorike, duke e karkterizuar veçantinë e gjendjes tonë në të kaluarën dhe në të
tashmën.
Prandaj,
Serbia, ka filluar të xhirojë edhe filma dhe skena tjera për të demantuar të
bëmat e saj dhe luftën fashiste që shkakëtoj ndaj popullatës së pafajshme
shqiptare në Kosovë, që përmes këtyre filmave tenton ta mashtrojë opinionin
botëror se në këtë vend nuk ka pasë masakra dhe gjenocid, sikur e paraqetet bota
në pasqyrën e saj mediatike dhe filmike, duke mohuar edhe «Masakren e Reçakut»
e cila i dha zë tërë botës njerëzore, se çfarë tmeri po bënte ushtria dhe
paramilitarët e Serbisë, ndaj një populli të pafajshëm.
Ministri
i Punëve të Mbrendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, këto ditë në bashkëpunim
me Radio Televizorin e Serbisë, kanë filluar të bëjnë xhirimin e filmit
dokumentar për të demantuar «Masakren e Reçakut», dhe të tjera masakra, duke e
quajtur këtë masakër si një «falsifikim» dhe «mashtrim», për opinionin, që nuk
ka dyshim se një konceptim i tillë te këta njerëz nuk ka ndryshuar fare, duke e
nxjerrë në shesh edhe atë pafundësinë e
urrejtjes patologjike që kanë ndaj shqiptarëve.
Ministri
manjak, Aleksandër Vulin, e përgëzon autoren e filmit «Dosja e Kosovës», të
Sladjana Zoriç, duke e lavdëruar punën e saj filmike dhe historike, e cila po e
tregon të vërtetën para botës, po e tregon edhe të vërtetën e Reçakut, duke e
quajtur si një gënjeshtër të shqiptarëve, thua se bota nuk ka sy dhe vesh dhe
është e verbët, që nuk e njeh se kush është Serbia dhe rroli i saj në Ballkan,
duke shkakëtuar rrëmuja dhe lufta të tmershme ndaj popujve të pafajshëm dhe
joserb.
Ambasadori
Wiliam Wolker, në vitin 1999, ishte në atë kohë misionar i OSBE, në Kosovë, i
cili e kishte alarmuar botën për këtë ndodhi të masakres në Reçak, të cilën e
kishte shkakëtuar ushtria dhe paramilitarët fashist të Serbisë, dhe tani mohimi
i këtyre fakteve është më se një çmenduri e njerëzve të tillë, sikur duan që
këtë masakër ta kthjenë edhe njëherë në vepër makabre dhe barbare.
Ambasadori
Wolker, iu përgjigjet maskarenjëve të tillë serb dhe manjakut Vulin, se kjo
masakër nuk është një mashtrim apo trillim, por është një ngjarje e vërtetë, të
cilën e ka parë me sytë e vet, që e ka tronditë botën njerëzore, të cilën edhe
i aka paraqitë botës realitetin dhe ndodhinë e saj të tmershme që ka parë me
sytë e vet.
Poashtu
edhe Departamenti amerikan i Shtetit, iu ka përgjegjur Vulinit dhe llojit të
tillë, se «Masakra e Reçakut», në janar të vitit 1999, është dokumentari i një
masakre të tmershme, dhe mohimi i këtyre fakteve është vetëm një çmenduri
serbe.
Kjo
gjë tregon se deri ku mund të shkojë njeriu me tiparet e tij të këçija dhe më
shumë se të këçija me ato tiparët kriminale dhe instinktet shtypëse, i cili
përballë një realiteti shtiret sikur nuk ekziston, sepse ky realitet herdo
kurdo do ti hakmerrej ashtu sikur e ka merituar.