Mendime
Florim Zeqa: Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!
E merkure, 15.12.2021, 08:34 PM
Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!
Nga
Florim Zeqa
Qëllimi
i lobimit serb nëpër qëndrat e mëdha botërore, për qëllim e ka zhbëjen e
shtetit të Kosovës, përkatësisht zhbërjen e procesit të njohjeve të Kosovës e
jo të eleminimit të këtij apo atij lideri shtetërorë apo partiak.
Kosova e 17 shkurtit
projekt ndërkombëtar
Vendosja
e forcave ruso-franceze mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë 22 vite më parë,
përveq ndarjes së qytetit në dysh, e shkaktoj ndarjen e pjesës veriore nga ajo
jugore, ndarje kjo e planifikuar dhe e dakorduar mes gjeneralëve të NATO-s dhe atyre
të Ushtrisë Serbe në Kumanovë.
Nga
ajo kohë e deri më sot, kjo ndarje mbeti “mollë sherri” mes serbëve dhe
shqiptarëve në aspektin praktik, por edhe ‘konflikt interesi’ mes interesave të
dy fuqive të mëdha botërore (SHBA-ve dhe Rusisë).
Sikurse
njohja ndërkombëtare e Kosovës, siq e parapëlqejë ta quaj 17 shkurtin e vitit
2008, edhe proceset e mëpastajme të njohjeve, më shumë janë produkt i
ndërkombëtarëve (SHBA-ve) sesa sukses i diplomacisë kosovare.
Pas
ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, të orkestruar nga bashkësia
ndërkombëtare, radha i erdhi dialogut të Brukselit mes Serbisë (si shtet i
pavarur) dhe Kosovës (me fusnotë*) si njësi territoriale e administruar nga
forcat paqëruajtëse ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së,
e cila e nuk e njeh Kosovën shtet…!
Dialogun nuk e deshëm,
por as nuk mund ta largojmë
Procesi
i dialogut me Serbinë nuk erdhi si dëshirë e jona, por si kërksesë e bashkësisë
ndërkombëtare, e cila nuk dëshiron të largohet nga Kosova pa e arritur një
marrëveshje gjithpërfshirëse dhe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj,
duhet të tregohemi të kujdesshëm me ruajtjen e raporteve të shkëlqyera me miqët
tonë, e në vçanti me sponsorizuesin kryesorë të lirisë dhe pavarësisë
tonë-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit numër 1, mbase edhe të vetëm të
shqiptarëve në rrethanat aktuale ndërkombëtare.
Askush
nga drejtuesit shtetërorë apo partiak nuk guxon ta krijojë iluzionin e
prezencës së përhershme ndërkombëtare në Kosovë. Arroganca e paarsyeshme dhe
moskoordinimi i veprimeve të liderëve shtetërorë dhe partiakë me SHBA-të dhe
shtetet e fuqishme të BE-së mund të çojë në veprime të njëanshme, përkatësisht
me “prerjen e rrobave” të shtetit tonë dhe tërheqjen ushtarake nga Kosova!
SHBA garantuese e lirisë
sonë
Sikurse
që e mirëpritëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s e cila e solli lirinë tonë,
duhet ta mirëpresim ndihmën e SHBA-ve në përmbylljen e dialogut me Serbinë për
t’i dhënë fund një herë e mirë kapitullit të armiqësive dhe luftrave të gjata
shqiptaro-serbe në ballkan.
Paragjykimi
më i absurd i krijuar nga një pjesë e qytetarëve të vendit, kinse për frikën që
e ka Serbia ndaj liderëve aktual shtetërorë apo atyre partiakë, është iluzioni
më i keq dhe më i rrezikshëm për shqiptarët e Kosovës.
Këto
hipoteza mund të jenë të lansuara nga vet Serbia për t’i neutralizuar më lehtë
dhe për t’i vënë në gjumë të thellë dimërorë forcat progresive në Kosovës.
Bindja e krijuar nga një hipotezë e tillë e lansuar nga Serbia, bënë që
qytetarët e Kosovës të jetojnë në iluzionin e forcës së liderit e jo të forcës
reale të mbrojtjes nga Serbia që është KFOR-i dhe trupat e NATO-s në Kosovë.
Në
momentumin kohor dhe strategjik në të cilin ndodhet Kosova, ruajtja dhe frocimi
i marrëdhënjeve me SHBA-në dhe me miqtë evropian është thelbësore dhe
fundamentale, ngase Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh të saj nga paslufta
e deri në ditët e sotme.
Serbia
nuk ua ka frikën politikanëve kosovarë, por SHBA-së!
Dashtë
Zoti të mos na bie me e provue forcën e liderëve tonë!