Mendime
Rexhep Shahu: Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe
E merkure, 15.12.2021, 07:53 PM
Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe...
NGA
REXHEP SHAHU
Ky
memorial, kjo Murane, ky gur varri u ngrit tre vjet me pare ne qytetin e
Kukesit ne kujtim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne
nentor 1913.
U
inagurua ne Kukes me 14 dhjetor 2018.
Para
pak ditesh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e bashkise
Kukes.
Anash
memorialit eshte deshmitari, siper te cilit eshte e shkruar nje pllake te cilen
mund ta lexoni. Jane fragmente shqip anglisht nga shkrimi i tmerrshem Masakrimi
ne Lume i shkruar nga serbi me i madh proshqiptar Dimitrije Tuceviq ne ato dite
te krimeve serbe.
Patriotat
e medhej e zhduken kete shenje, kete gur varri, kete kujtese. Kjo gje, i
intereson shume Serbise e cila nuk deshiron te kete gjurme te krimeve serbe
ndaj shqiptareve pasi ajo don te shfaqet si viktime. Krimet serbe ne Lume jane
holokausti i pare ne Europe i njohur e deshmuar e shkruar nga autore boterore.
Asnje
shqiptar mik i serbeve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin nje
memorial i cili tashme eshte ne memorie e ne kujtese, ne fotografi e ne
histori.
Vaso
Cubrilloviqi akademiku serb qe ka bere dekalogun apo traktatet e shfarosjes e
zhdukjes se shqiptareve, librin Shperngulja e shqiptareve, te cilen e kam
botuar une per here te pare, thote ne liber se ne Tirane Serbia punet i zgjidh
me pare.
Ndoshta
edhe heshtjen e politikes ne Tirane per zhdukjen e Memorialit ne kujtim te mbi
2 mije viktimave serbe ne Kukes serbet e kane blere me pare.
Po
heshtja e mediave te Tiranes eshte uleritese.
Une
jam ne nje fare mase propozues e inicues i ndertimit te asaj vepre. Luftova qe
te ndertohej dhe u ndertua. Nuk mbaj pergjegjesi per krimet qe ndodhin, nuk kam
fuqi ti ndaloj krimet e shemtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bej
te pavdekshme ne libra ate memorial dhe krimin e shembjes e te zhdukjes se tij.
Edhe
heshtjen e mediave te Tiranes.
Kukesi
eshte pasaporta morale e shqiptareve, familja kuksiane se pari e beri te njohur
Shqiperine ne bote me shume se cdo gje.
Ne
kohen e luftes per Kosoven Kukesi u be me i famshem se Uashingtoni, do te
thoshte Sadako Ogata.
Dy
emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukesi.
Shembeni
kete madheshti nese keni koqe ju jarana te serbeve.