Mendime
Florim Zeqa: Kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!
E enjte, 16.12.2021, 08:00 PM
Kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ne
shqiptarët, përvqese nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën kundër Serbisë, e
rrezikojmë ta humbim edhe paqen, bashkë me këtë edhe shtetin me luftën e ashpër
kundër njëri-tjetrit, duke i shpallur heronjët e paqenë dhe duke i imagjinuar
tradhtarët inekzistent!
Qeverisjet e reja me
mentalitet të vjetër
Kosova
ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste, për një qeverisje të mirë
e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një kryemistër që punon shumë e flet pak,
për një kryeministër që mbanë premtimet dhe nuk mashtron qytetarët.
Ardhja
në pushtet me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe
përfundimi me punë të vogla pa e bërë asnjë përmirësim të jetës së qytetarëve,
jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.
Ndarja e partive nuk e
ndali kapjen e shtetit
Ndarja
e partive politike në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një
politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe bashkangjitja partisë
tjetër, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për
shkak se të njëjtit edhe nga taborri tjetër janë pjesë e kapjes së shtetit,
korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deri
më sot ndarja e partive politike, gjegjësisht, nismat e dala nga partitë
ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën
korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.
Për
shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe
ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjareve të
politikanëve të nivelit të lartë.
Në
vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar
nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët
ekonomik.
Prapa kompanive private
qëndrojnë të fortët e politikës
Prapa
privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i
kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe
pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese
familjare.
Prapa
çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore,
qendrat e homologimit të automjeteve, hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe
restoranet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë
politikanët dhe oligarkët ekonomik.
Meqë
është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa
të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të
interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë
fushatave zgjedhore, përseri bëhen në qeverisjen e vendit.
Shtrirja e korrupsionit
në të gjitha partitë politike
Në
të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të
korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave
bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe “bossa” të mëdhenjë.
Asnjë
politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e
shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm në
institucionet e shtetit, përkatësisht në krye të kompanive publike, nëpër
Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.
Meqë
është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e
shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e
dukurive negative.
Thirrje për mbështetësit
e partive politike
Në
fund i kam edhe dy fjalë për mbështetësit e partive politike, të cilët e
akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të
caktuar.
Sikurse
deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i dhënë
mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që
punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit tim nuk e
meritojnë mbështetjen time.
“Do
të pranojë të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem
nën çatinë e këtyre partive të dështuara politike” (F.Z.).
Ndjehem
krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam
mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane
Ngase
askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të
re të shtetit! Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi
i riu se i vjetri!
Tashmë
po vërehet qartë se dryshimin politik në Kosovë nuk vjen nga kjo klasë
politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që hyrën në politikë me
mentalitetin e vjetër për t’u pasuruar dhe sunduar siq sunduan pararëndësit e
tyre përgjatë dy dekadave të fundit.
Por
ndryshimi vjen nga një klasë e re politike përmes një Alternative të Re
politike. Vetëm Alternativa Re politike do ta nxjerrë Kosovën nga humnera dhe
do t’i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.