Kulturë
Sabit Rrustemi: Secila stinë është e etur për ty
E marte, 02.11.2021, 06:55 PM
Sabit RRUSTEMI
SECILA
STINË ËSHTË E ETUR PËR TY …
(Cikël
me poezi)
SA TË AGOJË NJË TJETËR
MËNGJES
Hapësirave
të djegura të qenies sime
nxito
ngadal
Rastësisht
në ma prekësh ndonjë plagë
mos
thuaj më fal
flladite
me një puhizë flokësh e ec
se
dhimbjet pastaj shpërndahen mal më mal
Psherëtimat
humbi diku ecejakeve
mbi
gjithë atë prush të gjallë po shkele
mos
ofshajë se më le pa gjumë
Ti
tashmë e di
zjarrin
e një ofshame s'e shuan asnjë lum
Si
flutur e njomë përkthelmë
buzë
ditës së re të kësaj nate të vonë
po
deshe
gjeje
ndonjë pjesë që t'pëlqen
ndalu
e pusho
Po
t'u rënduan qepallat
mbështetu
në cilëndo pjesë timen
fli
nëpër ëndrra të mia me dashuri
fli
Fli
e
rri në mua sa të agojë një tjetër mëngjes
që
brenda shpirtit tënd përjetshëm të mbes
PA ATË STINË QË SYSH KE
NDRY
Kur
s' të shoh
të
ndjej
aq
thellë sa pushtohem i tëri prej teje
A
ti e gjallë s' ndjehesh
Strukur
diku
në
një cep të jetës sime vështron
Vargjet
m'i lidh nyje
përmes
heshtjes sate
tej
vetes sime i kodon
E
unë sillem mbështillem
ulem
ngritem
hapësirën
e vetmisë duarsh s'e zë dot
Të
çajë nëpër mjegull
pa
ty s' frymoj
Si
nuk e jep një shenjë a një zë
më
pret mua
mungesën
a
tjetërkë
Boshësia
e kësaj mesnate vallëzon pa pra
Pa
atë stinë të blertë që sysh ke ndry
nuk
rrihet më
PARASTINËS SË BARDHË
Nëpër
pika të imta shiu
rigon
syve të shkruar dita që ikën
me
etjen tonë të pa shuar
Na
gjenë të ftohur udhëve pritjeve
mbështjellë
me dhera të tharë
të
ngrirë e shkrirë stinëve
Të
mëparshmet s’janë më
e
pangopshmja kohë i zhbiu
bashkë
me ato fryte jete
Trungje
të zhveshura mbetëm
para
stinës së bardhë
Ardhja
jote shprush nëpër dej
gacat
e një zjarri mbledh
Rigo
e mos prajë
derisa
të njomen majat e rrënjëve
thellësive
të paprekshme
aty
ku drita jote i jep jetë një sythi të ri
Secila
stinë është e etur për ty
njësoj
si unë
MUNGESA JOTE NUK TROKIT
TE UNË
Pak
kohë ka mbetur për t'u nisur
andej
prej nga nuk kthehemi
më
Ato
që m'u deshën tashmë i mbylla
të
tjerat që s'i mora me vete
janë
shpërndarë gjithandej stinëve
Në
shenjë proteste heshtin
e
unë
me
mallin tënd fshehur diku bebëzave
jetoj
kohën që ikën pa ty
me
fjalët që tresin e përzjarrjen deri në hi
po
ndjenjat ende s' njohin kufi
Dita
ime e pritshme
kur
të shpërgjumesh ëndrrash
zgjohu
e dil nën qiellin gri
rimbushi
dejt me dashuri
kthjellu
e shih
Mungesa
jote
asnjëherë
nuk trokit te unë
sall
vetja ime te Ti
ËNDRRA TË PAEPURA MBETËM
Na
grishi një çast
një
zjarr ndjenjash na mbërtheu
As
gishtave të vegjël s'na kurseu
deri
në xixë na shterri
ngjyrë
e pashlyer hiri
S'e
dinim në jemi ëndërr
përgjumur
hapëruam drejt një planeti
që
ende s'e gjetëm
Hapësirave
të paprekura endjesh u tretëm
të
dergjur pritjesh nëpër rrathë vetmie
anëve
të pashijuara të dashurisë
Sot
e asaj dite
ëndrra
të paepura mbetëm
mes
qepallash
MJALTINAVE TË ZEMRËS
SATE
Ti
nuk luan prej fjalës
mësa
ai guri i moçëm prej vendit
E
di ku të kam dhe kjo më mjafton
Një
jetë do të pres për të të shijuar
qoftë
dhe për një ditë të vetme
a
një çast
Ai
çast i rrallë që duket si ëndërr
është
i pashmangshëm
Stallaktitët
e stallakmitët qenieve tona
do
të puqen një ditë
në
një pikë kohore
Kurdo
që kjo të ndodh
nëpër
çdo pore të trupit tënd
lule
do t’mbjell
Mbrëmeve
e mëngjeseve
prej
buzëve të mia do t’i ujis
e
dheun me këto duar do ta shprush
tërë
jetën e lume
atë
jetë që veç ëndrrave e jetojmë
Për
shpirtin tim të rilindur
mjaltinave
të zemrës sate
dashurinë
e munguar do ta shijoj
VETËM TË PAMUNDURËN MOS
MA KËRKO
Ndeza
dritën
për
ta dëbuar natën që nuk të solli
e
këtë vetmi që gati më heshti
Fjalët
Tua që më munguan
nëpër
variante të ndryshme po i lexoj
duke
ruajtur thellë syve të mi
atë
portret ëndrre që s'po kthehet
E
dashur
tash
e tutje të shoh sall përmes zemrës
e
të ndjej përmes shpirtit
Ti
u bëre krejtë e pa qenë
pas
një mal fjalësh që u murosën
e
rrënjë lëshuan thellë në mua
Rri
e qetë tash po munde
nëpër
furtunat e ndjenjave tê mia
vetëm
të pamundurën mos ma kërko
Do
të doja
oh
sa do të doja
po
hiç nuk di qysh me t' harrue
_______
Shënime
për autorin
Nga
Timo Mërkuri
Sabit
Rrustemi u lind më 3 prill 1959 në fshatin Terzijaj të Karadakut ( Gjilan ).
Shkollën fillore e të mesme e kreu pjesërisht në
vendlindje, Zhegër si dhe në Gjilan, ndërsa studimet i mbaroi në Universitetin
e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, për letërsi dhe gjuhë shqipe ( 1987)
Nga
viti 1977 e këndej është i pranishëm në letrat shqipe,përmes poezisë, prozës dhe
shkrimeve publicistike.
Në
vitin 1981 u burgos dhe u dënua për një tregim që ishte shkruar dy vite para
demonstratave të atij viti, por që
botimi i tij koincidoi me ngjarjet.
Pas
një ndalim botimi prej nëntë vitesh, në verën e vitit 1990 i botohet libri i
parë me poezzi,KU I LA LISAT ERA.
Nga
viti 1990 – 2021, botoi afro njëzet vëllime me poezi, tri vëllime me
tregime dhe po aq me tregime popullore
nga Karadaku dhe një prozë dokumentare.
Por,
libri poetik prej 12 vëllimesh, HYJNORJA IME JE TI, realisht është kryevepra e
tij e jetës.
Është
i përkthyer në disa gjuhë të huaja, i përzgjedhur në disa antologji të njohura.
Dy
nga librat e tij kanë fituar Çmime vjetore në nivel të Kosovës ( 2013, 2014 )
si dhe mes viteve 1979 – 2020, është fitues i dhjetëra konkurseve për poezi e
prozë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Shqipëri.
Mes
viteve 1990 – 2014 ka qenë pjesë e jetës publike përmes LDK-së dhe
institucioneve të Kosovës.
Pas
këtij viti i kthehet tërësisht letërsisë dhe familjes së tij.
Aktualisht,
udhëheq asociacionin alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubin “Beqir
Musliu”, me seli në Gjilan si dhe është drejtues i Shtëpisë botuese “Beqir
Musliu”.
Jeton me familjen e tij në Zhegër, ngjitas malit të
tij të zemrës dhe frymëzimit - Çepurit , aty ku nis dhe një nga grykat më të
bukura shqiptare – Gryka e Karadakut.