Kulturë
Anton Marku: Biri i askujt
E hene, 01.11.2021, 06:59 PM
Anton Marku
BIRI I ASKUJT
Në gurë u
shndërrua prroji ku lahesha si fëmijë
lagjen ku luaja
dikur nuk po e njoh më
një shtresë hiri
rrëshqet gishtave të mi të djegur
duke i mbledhur
gacat që gjyshi tek pragu m’i la
kam mbetur pikë në
kohë, sikur të isha bir i askujt
gojët e vdekura më
përqeshin sa herë hapi derën
qafën e lidha me
mëkate, krahët i mbusha me fjalë
para se me sy të
prekë zemrën që nuk e di nëse rrahë
diçka me thotë se
një ditë do ta shpëtoj detin të mos mbytet
deri atëherë botën
do ta shikoj nga dritarja jote.
AUTOPSIA E SHIUT
Një mëkatar që nuk
donte të rrëfehej
në hijen e kryqit
zuri në thua
e u rrëzua në
arkivolin e vet
nga ëndërra u
zgjua
me një të djegur
në gjoks
nën këmbet e tij
minjët grryenin
murin
majë gjilpëre
pushonte krahët
merimangë e vjetër
jashtë dhome
rrugicave të
braktisura zbritën
engjujt ngjyrë
hiri
zhurma e vdekjes u
dëgjua më afër
rrahjet e zemrës
më larg
ai ra në gjunjë
mblodhi duart dhe
u lut
të bëhej pluhur
kur dera u hap
të gjitha dritaret
u mbyllën
frymë njeriu nuk e
kaloi pragun
derisa shiut nuk
ia bënë autopsinë.
LASHTËSI
Arrës në fund të
oborrit
i ranë dhëmbët
duke përtypur
vetveten
trupi iu mbush me
rrudha
degëve ju thanë
gishtat
në mes të jetës
u kthye në mesjetë
për të takuar
kalorësit
që e mbollën
në këtë tokë pa
mullinj.
MESNATÊ
Kur gotat i
zbrazim me fund
këmishave tona u
bien kopsat
me një të prekur
gishti
dhoma zvogëlohet
pa lëvizur muret
vrimave të ajrit
hynë e dalin
puthjet
gjumi rrotullon
sytë
e shtrihet të
flejë
gjithçka tjetër
rri zgjuar.
Vjenë, 1 nëntor 2021