Kulturë
Nikoleta Kovaçi: Gjurmë!
E hene, 01.11.2021, 06:03 PM
Gjurmë!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Sërish
bashkë na, si gjithmonë e jetës: unë, prroni e ky shteg si dere parajse që
ngultas më bindet, më pret e përcjell si domosdoshmëri unike kthimi… Na jena
rrit bashke, formesue po bashke, kena humb e ruajt shumeçka gjithnji bashkë!
Ky
shteg qe me çonte te prroni, ishte dëshmitari i lidhjes se shenjte te
gurgullimave tona, pse jo edhe i gjemimeve tona! Pertej ate prrua gjithnjë me
dukej se rrinin djajtë, ata të panumertit qe gjallonin si zvarranike! Tash kane
ndrrue vend, kane ra ne asfalt…
Sa
here hidhja hapin e vockel me kalue edhe guralecin ma kryeneç te anes se tij te
jashtme me dukej se po dilja ne arenen ku zoter ishin perbindeshat! Ashtu qene,
e ashtu mbeten! Mes tyne e kaloja kohen ma te madhe, neper ta duhej te
m’kalonte koha, rruga e jeta, dero sa vija prape te prroni: ai gjithmone i
mbante tej vetes, ndoshta larg meje!
Prroni
e shtegu me sherbyen per roje! Gjithmone te kundesshem per gjithçka qe se
njihja, dija e pranoja per pertej boten tone! Ata per se pari ma msuen se jo
gjithçka luftohet e mbrohet! Do gjana duhet me i lane edhe ne duert e Zotit!
M’kane tregue nder vite deshmi e fakte se kane pa e dgjue shumeçka qe do
t’kisha dashte me i pa e dgjue asokohe… Rebelimi jem atehere ishte ma i
furishem se sa zemerimi i prronit qe bajtte gure e kercuna! Po aty e prej tyne
msova edhe se e drejta mbytet po nuk zhytet!
…
edhe sot si perhere, folem per te njajtat gjurme, erna, perbindesha e
zvarranike! Une e lumtun se tek ata nuk i shkelin ma, e ata gjithe lutje qe te
mos jem afer tyne!
Qelëz, 31/10/‘21