Kulturë
Gjon Keka: Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm
E diele, 31.10.2021, 05:45 PM
Arbëria ishte një vend
me civilizim të hershëm
Nga
Gjon Keka
Se
a kishim apo jo civilizim ne si popull ,këtë e dëshmojnë gjurmët
arkeologjike-historike të shumta në trojet e Iliro-Arbërisë sonë. Apo sikur që
shkruan edhe studiuesi e autori austriako-zvicran në librin e tij ,Shqipëria të
botuar në vitin 1989 (shih: imazhet bashkëngjitur)duke nënvizuar kështu:
„Më
shumë se 50 vende prehistorike të Arbërisë (Shqipërisë) dëshmojnë se ajo është
një vend me një qytetërim shumë të hershëm.“Nuk është vetëm ky autor e studiues
që e nxjerrë këtë të vërtetë historike të kombit tonë, ,ka edhe studiues e
autor tjerë që kanë argumentuar këtë në shumë studime të tyre serioze.Por,
sidoqoftë, duke parë se ne kishim një civilizim të hershëm, që tregon
sigurishtë se themelet e historisë së kombit toën janë themele edhe të vetë
civilizimit të kontinentit europian, atëherë sot kur shohim dhe shkruam për
këtë nuk mund të mos na dhemb ,ne si arbëror ,se në çfarë gjendje të mjerë e
kanë vendos përgjatë historisë pushtuesit e ndryshëm popullin tonë duke e
rrënuar atë madje edhe pa civilizim , pa gjuhë e pa të drejta të tij
elementare.Nga kjo mund të them se si rezultat i pushtuesve kombi ynë ka mbetë
në terrin që e kanë lënë ata pushtues, tani në këtë shekulli shqiptarët kanë
filluar të heqin terrin e jashtëm që ata ia lanë ,por ende nuk e kanë heq
terrin e brendshëm që e kanë lënë.Kështu pushtuesit romak,pasi pushtuan trojet
tona ,e ndalën civilizimin tonë dhe ndryshuan duke ndërtuar mbi objektët e
lashta të kulturës iliro-arbërore ,ato shpirtërore etj, objektet e tyre
ideologjike-politike. Pastaj turqit pushtues e ndalën civilizimin e popullit
tonë dhe ndryshuan duke ndërtuar mbi objektet e lashta të kulturës kombëtare
shqirtërore të kombit tonë objektet e tyre ideologjike-politike. Poashtu edhe
sllavët pushtues e ndalën civilizimin e popullit tonë dhe ndryshuan duke
ndërtuar mbi objektet e lashta të kulturës kombëtare e shpirtërore të kombit
tonë objektet e tyre idelooligjike-politike. Tani,në këtë shekull duke parë
mohime të shumta në mesin e popullit tonë dhe duke shfaq vëllazëri me armiqtë
pushtues otoman, vërehet një llojë ikje nga ato themelt, dhe mohim të tyre duke
ia lënë kështu orekseve të armiqëve për t'i përvetësuar ato. Prandaj është koha
e reflektimit si shoqëri e popull – duke i bërë vetit pyetjen se: nga vijm
,kush jemi dhe kah duhet ecur apo ka është e ardhmja jonë e sigurtë dhe e
natyrshme.