Kulturë
Sokol Palnikaj: Rrefejza e qerosit
E diele, 31.10.2021, 11:08 AM
Rrefejza e qerosit
Nga
Inxh Sokol Palnikaj
Qerosi
rrezohet nje nate ne nje vrime dhe bie ne boten e poshtme. Njefarekohe jeton
atje, pastaj e merr malli te ngrihet perseri lart. Por kjo eshte teper e
veshtire, per te mos thene e pamundur. Qerosi vertitet andej- kendej per te
gjetur menyren se si te ringrihet. Se fundi, nje plake e keshillon ç’duhet te
beje. Eshte nje zhgabonje qe mund ta çoje atje, veçse rruga e ngjitjes eshte e
larget dhe zhgabonja gjate gjithe fluturimit duhet te ushqehet me mish. Qerosi
pranon kushtet. Ai siguron nje sasi mishi dhe hipen ne krahet e zhgabonjes.
Fluturimi i ngjitjes nga humnera eshte i frikshem dhe sa here ka uri zhgabonja
klith “ kra- kra” dhe qerosi i jep nje cope mish. Por fluturimi vazhdon me
gjate se çpandehej dhe mishi mbaron. Zhgabonja klith “ kra- kra” dhe qerosi
eshte i detyruar te prese nje cope nga mishi i vet, ndryshe zhgabonja do ta
leshoje ne humnere. Kjo perseritet shume here dhe çdo here Qerosi keput copa
perhere e me te dhimbshme nga trupi i vet. Merret me mend se kur mberrin me ne
fund ne boten e siperme, ai nuk eshte veçse nje skelet mbi krahet e zhgabonjes
dhe njerezit qe e shikojne therrasin: shikoni nje te vdekur mbi krahet e nje
shkabe!
Eshte
veshtire te gjendet nje strukture me e pershtatshme per te dhene dramen e
njeriut qe per t’u ringjitur nga fatkeqsia ku ka rene eshte i gatshem per
gjithçka, (madje edhe krim ).
Fragment nga:- Qerosi ne
boten e poshtme. (Proze nga mitologjia shqiptare).
Per ZSh-ne, fund Tetori
2021-