Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Palnikaj: Rrefejza e qerosit

| E diele, 31.10.2021, 12:08 PM |


Rrefejza e qerosit

Nga Inxh Sokol Palnikaj

Qerosi rrezohet nje nate ne nje vrime dhe bie ne boten e poshtme. Njefarekohe jeton atje, pastaj e merr malli te ngrihet perseri lart. Por kjo eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur. Qerosi vertitet andej- kendej per te gjetur menyren se si te ringrihet. Se fundi, nje plake e keshillon ç’duhet te beje. Eshte nje zhgabonje qe mund ta çoje atje, veçse rruga e ngjitjes eshte e larget dhe zhgabonja gjate gjithe fluturimit duhet te ushqehet me mish. Qerosi pranon kushtet. Ai siguron nje sasi mishi dhe hipen ne krahet e zhgabonjes. Fluturimi i ngjitjes nga humnera eshte i frikshem dhe sa here ka uri zhgabonja klith “ kra- kra” dhe qerosi i jep nje cope mish. Por fluturimi vazhdon me gjate se çpandehej dhe mishi mbaron. Zhgabonja klith “ kra- kra” dhe qerosi eshte i detyruar te prese nje cope nga mishi i vet, ndryshe zhgabonja do ta leshoje ne humnere. Kjo perseritet shume here dhe çdo here Qerosi keput copa perhere e me te dhimbshme nga trupi i vet. Merret me mend se kur mberrin me ne fund ne boten e siperme, ai nuk eshte veçse nje skelet mbi krahet e zhgabonjes dhe njerezit qe e shikojne therrasin: shikoni nje te vdekur mbi krahet e nje shkabe!

Eshte veshtire te gjendet nje strukture me e pershtatshme per te dhene dramen e njeriut qe per t’u ringjitur nga fatkeqsia ku ka rene eshte i gatshem per gjithçka, (madje edhe krim ).

Fragment nga:- Qerosi ne boten e poshtme. (Proze nga mitologjia shqiptare).

Per ZSh-ne, fund Tetori 2021-