Kulturë
Shefqet Dibrani: Induksioni i përditshmërisë poetike
E merkure, 27.10.2021, 04:43 PM
Kritikë letrare:
INDUKSIONI I
PËRDITSHMËRISË POETIKE
Ajete
Pavataj, "DERDH NDJENJËN E RILINDUR", poezi, botoi Sh.B. "LENA
grafik", Prishtinë 2021. Redaktor Shefqet Dibrani";
ISBN978-9951-27-367-1
Nga
Shefqet DIBRANI
Emrin
e poetes Ajete Pavataj, e kemi mjaftë prezent në jetën publike dhe kulturore në
Kosovë. Jo vetëm kaq, por ajo është pjesëmarrëse e një varg manifestimeve të
karakterit kulturor që mbahen në Kosovë dhe gjithandej në hapësirën shqiptare.
Po ashtu, poetja lexuesit të saj iu ka prezantuar me një varg librash poetik,
kurse me shumë poezi të tjera është prezantuar nëpër antologji dhe libra të
sajuar nga grup auto-rësh, të cilët kanë krijuar mozaikun poetik dhe portretin
e saj letrar.
Libri
me poezi “DERDH NDJENJËN E RILINDUR”, që po i prezantohet lexuesit është i
përbërë me lirika poetike të shkru-ara kryesisht viteve të fundit dhe të
publikuara edhe nëpër rrjetet sociale, që kanë bërë portretin poetik që shprehë botë-kuptimin artistik të autores.
Tashmë
jemi në kohën e internetit dhe zhvillimin e për-shpejtuar të teknologjisë
digjitale e cila me të gjitha përparësitë i ka edhe anët negative, sepse nga
dinamika e përshpejtuar po ndikon drejtpërdrejt në nivelin e krijimit artistik.
E ky ndikim po reflektohet sidomos tek shkrimi letrar dhe krijimet poetike të
cilat jo rrallë na dalin si afekt i momentit se sa një përkujdesje e mirëfilltë
artistike për të publikuar poezinë ose krijimet tjera letrare në mënyrë më të
përsosur, traditë të cilën deri vonë e kanë ruajtur metodat e gazetarisë dhe
mediave klasike, pran-daj edhe pjesëzat, vargjet dhe strofat e këtyre poezive
janë pje-së e përditshmërisë krijuese, pjellë e modernizimit teknologjik, që shprehin afektin e ndikimit të çastit dhe
rastit.
Ky
induksion është refleksion i përditshmerisë së nxituar që shprehin anën e
brendshme shpirtërore dhe paraqesin edhe një dinamikë të krijimit letrar, e
cila po zëvendësohet me më-nyrën e krijimit artistik e letrar që është
kultivuar më herët.
Kjo
tendencë për të regjistruar me çdo kusht ndjenjën e përditshmërisë, jo pak dhe
jo rrallë ka ndikuar në anën artisti-ke dhe në shkrimin poetik. As Ajete
Pavataj nuk i ka shpëtuar këtij trendi i cili reflektohet kudo nëpër këto
poezi, (sidomos atëherë kur janë bërë publike në rrjetet sociale), andaj është
mirë që krijuesit të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e pastërtisë së shkrimit
letrar. Përpjekja për të shkruar sa më bukur, sa më drejt dhe pa gabime
gjuhësore e ortografike është obligim i secilit autor a autore, të cilët
shkruajnë dhe publikojnë poezitë e shkrimet e tyre edhe në rrjetet sociale.
Kjo
tufë lirikash të konceptuara në formë
libri kanë pasur vështirësitë e saj, pikërisht për arsyet që i theksuam më
lart, pasi tema dhe motivi ka qenë i përsëritur me teprim, gjë që harrja dhe
përkujdesja artistike është dashur të jetë e domo-sdoshme. Prandaj për t’i
shmangur përsëritjeve jemi shtrën-guar që
përmes strofave dhe vargjeve të bëjmë një kolazh poe-tik me vlerë, por
që kanë motive të njëjta, gjë që mendojmë se si krijime artistike janë
konceptuar mirë, janë më të lexueshme dhe shprehin më mirë përkushtimin poetik
të autores, e cila me një kujdes më të shtuar, lexuesit të vet mund t’i jap
poezi edhe më të realizuara të cilat jo vetëm që shprehin botën e saj krijuese
por poezitë e saj, shprehin edhe një koncept filozofik.
Të
shpresojmë se këto lirika të përfshira në librin “DERDH NDJENJËN E RILINDUR”,
do t’i avancojnë më mirë vlerat e krijimit të saj poetik!