Kulturë
Përparim Hysi: Kur Elbasani ushtoi në Tiranë
E diele, 24.10.2021, 03:14 PM
Kur ELBSANI ushtoi në TIRANË
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Nuk
qe"Pylli i BRINJËS" që marshoi
drejt "Malit të DUSINJËS" si tek drama"MAKBETHI" të
SHEKSPIRIT, por qe një"marshim artistiko-letrar" që filloi nga
ELBASANI dhe demonstroi artitikisht, në kuadrin
e MUAJIT TË LETËRSISË, mu në TIRANË në RRugën"MINE PEZA"
tek"VILA TAFA". Them ELBASANI "marshoi" se en-bloc si "dekori" dhe gjithë aksesorët e
tjerë që duhen për një"demmonstrim" të tillë qenë nga ELBASANI dhe,
përjashtim, bënim veç ne, të
tjerët, që me prezencën tonë, për gati
dy orë shijuam këtë demonstrim kaq të bukur.
* *
*
Qe
një promovim i bukur letrar, të cilin që nga a-ja deri tek zh-ja, e organizoi, POETJA e MADHE, ILIRIANA
SULKUQI.
Tha
me gojën e saj, POETJA:"...unë jam nga ELBASANI.Librin e kam botuar në
ELBASAN, skenograf është FATBARDH MARKU që është nga ELBASANI;përkthyese në
gjuhën angleze MIRA ÇELA që është nga ELBASANI dhe kemi ardhur, enkas, për të
festuar me ju."
Një
sallë e mbushur me ftesa nominale dhe tek"Paneli Qendror" fekste me
prezencën e saj, NDERI I KOMBIT, MARGARITA XHEPA; ARTISTJA Ikonë e TEATRIT dhe
Kinematografisë, ROZA ANAGNOSTI;ARTISTE e MERITTAR dhe MJESHTËR i MADH;
Valltarja e madhe e ANSAMBLIT TË KËNGËVE dhe VALLEVE POPULLORE, NDERI I KOMBIT,
LILI CINGU. Këtej, nga "plateja", gjithmonë prezent dhe i madh edhe
në thjeshtësinë e tij, ARTISTI i POPULLIT, LUFTAR PAJA.Çdo pjesëmarrës i nderuar që nuk gjen emrin e
tij, në këtë shkrim modest, të më falë se mungesa vjen vetëm nga mosnjohja ime.
* * *
Poetja,
foli në vija të trasha, për poezinë e saj; për librat që sapo ka botuar dhe
priti, mandej, diskutimet nga pjesëmarrësit.Po kush më shumë dhe kush më bukur,
mund të fliste për POETEN se sa, i
kudogjeturi në sa e sa promovime të tilla se sa ALBERT ZHOLI.ALBERT ZHOLI , me fjalën e tij shumë profesionale, e bindi
auditorin se, në një farë mënyre, ai ka qenë si"hija" e POETES në
gjithë veprimtarinë e saj krijuese. KY"surverim" kaq miqësor i ALBERT
ZHOLIT i ka patur fillesat qëkur POETJA shërbente si oficere në USHTRINË
POPULLORE (ajo është liruar me gradën NËNKOLONELE duke patur statusin e një
USHTARAKU me gradë MADHORE) dhe miqësia e vjetër konvergon edhe sot në fushën e
KRIJIMTARISË CILËSORE, ku për ILIRIANËN nuk ke se si i numëron çmimet, Atmosfera në sallë, pothuaj, u bë
inkadeshente me recitimet aq të ndjera të dy IKONAVE TË MËDHA TË
SKENËS:MARGARITA XHEPA dhe ROZA ANAGNOSTI. MARGARITA na përloti me poezinë e
autores për nënën dhe ROZA ANAGNOSTI (të dyja duhen përgëzuar për kujtesëën
extra) përmendesh recitoi një poezi dashurie për nënën nga HENRIK HJANE.
Për të "thyer" pak këtë
ceremoni kaq festive, vëllai i POETES, një nga VIOLINISTËT më të mirë të
vendit, NDERI I ELBASANIT, ZEQIR SULKUQI, tregoi se sa të lidhur janë ata si
vëlla e motër. Pastaj, për ta bërë më të plotë atmosferën e bukur dhe për të
treguar"se kemi ardhur nga ELBSANI", përkthyesja e poezive të autores nga shqipja në anglisht,
ZONJA ERMIRA ÇELA, recitoi shqip dhe
anglisht poezi të ILIRIANËS. Dhe për t'i dhënë ç'i takon, kësaj ZONJE TË
NDERUAR nga ELBASANI, pasi pashë CV-n e saj, kemi të bëjmë me një poliglote:ajo
zotëron, anglishte, italisht, greqisht e rusisht.Jo vetëm kaq:poliglotja
shkruan poezi dhe është duke përgatitur një vëllim.
* * *
Dhe
çfarë thashë unë në këtë promovim:
"
Në historinë e letërsisë së vjetër hebraike, kurrë nuk ka patur një
dallim themelor midis PROFETIT dhe POETIT, - thotë nobelisti Isaak Bashevis Singer. Poetja, duke ardhur
nga AMERIKA ku jeton familjarisht, ka vënë mbi supe një mision të shenjtë:pas
promovimeve në qytetin e ELABASANIT, e vazhdon misionin e saj, këtu në TIRANË,
ku një përkushtim i veçantë i saj si krijuese, organizon këtë"meshë
ringjalljeje" për tre POETË që njëri, pas tjetrit janë ndarë nga jeta.
Enkas POETJA kujton POETËT QAZIM SHEME;BAJAZIT CAHANI dhe FLUTURAK GËRMENJI.
Dhe
ja vargjet e mi për secilin pre tyre:
"...erdhi
VJOSA e tronditur
Dhe
më dha lajmin e hidhur:
Iku
QAZIM QESARATI
Ai
që shkruante vargje mjalti
IKu,
iku QAZIM SHEME
Vargjet
"malakste me qumësht vjeshte"
Kështu
për të thoshte DRITËROI
Kaq
tha VJOSA dhe me mua lotoi.
***************************************************
"Kaloja
tek parku"Rinia"
Pashë
që qante poezia
More
vesh, - më tha sykaltra
Iku-iku,
tek PARAJASA.
Shkoi
e iku, HASIANI
Ai,
zemëroqeani!
Iku
BAJAZIT CAHANI
Bukuroshi,
befas, iku
Më
i lartë se PASHTRIKU
___________________________________
Ndjeu
që zemra bëri"trak"
FLUTURAK!
FLUTURAK!
Fluturon
drejt e në re
Dhe
si yll mbete atje
Mu
atje ku është ZOTI
Ti,
me shkrime:më i ploti!
Në
çdo promovim, unë e thyej protokollin dhe, ngaqë libri"meshë" qe
futur në botim dhe, papritur, vdes një nga lirikët më të bukur, unë recitova
aty për aty, për të ndjerin PETRIT RUKA.
Ike,
ike PETRIT RUKA!
O
i miri si buka!
Nëpër
vargje, sa i shijshëm
Vargu
yt si ujë i pijshëm!
Lajmi
i hidhur seç më theri
Ligjëroi
me mua DHËMBELI
Ca
më shumë TEPELENA
I
pavdekshëm si legjenda!
______________________________________
Dhe
tani? Bakllavaja, a nuk hahet në fund?
Vargjet
për ILIRIANËN
Vajzërisë
ti ke qenë MISS
Tash
je MISS i poezisë
Përzë
natën dhesjell ditën
Dëbon
errësirën
Dhe
sjell dritën
Zemëroqeane
me shpirtin e brishtë
Në
mëngjes si lule
Në
darkë trëndafilishte!
T'i
gëzosh vargjet, moj mike kaq gjeneroze dhe të uroj vetëm suksese!
P.S.Auditorit
aq festiv i kërkoj ndjesë, për shkelje protokolli, për vargjet, të aty për atyshme dhe
veçanërisht ndonjë që nuk kam lakuar me emër.Është veç për shkak të kujtesës.
Tiranë, 21 tetor 2021