Kulturë
Shyqyri Fejzo: Befasitë dhe të papriturat me mikun e shqiptarëve
E marte, 19.10.2021, 06:55 PM
Me
mikun e mirë të shqiptarëve Peter Lutzen duke u ngjitur drejt Dardhës turistike
Befasitë dhe të
papriturat me mikun e shqiptarëve gjermanin Peter Lutzen
Nga
Shyqyri Fejzo
Kështu
mendova të titulloj këtë shkrim. Petrin e kam njohur mesa duket, më vonë nga të
gjithë. Në Hamburg të Gjermanisë kur shkoj me time shoqe, qëndrojmë gjatë, kur
janë mundësitë edhe dimra të tërë. Na pëlqen klima e butë e “miqësore” e këtij
qyteti me një port madhështor në brigjet e lumit Elba. Pastaj aty punojnë dhe
jetojnë dy djemtë tanë familjarisht. Nuk e fshehim, na tërheqin pa masë “mjalti
i mjaltit” mbesat e nipat tanë, të cilët
na e bëjnë jetën më të këndëshme. Prej aty, me mjetet moderne që janë sot,
lidhemi në vazhdimësi me Shqipërinë, me të afërmit, miqtë e shokët. Para pak
kohësh, në një bisedë telefonike me mikun e hershëm, specialistin euridit të Bujqësisë,
zotin Enver Isufi, më informoi se në Hamburg jeton dhe një mik i shqiptarëve,
Peter Lutzen. E gjeta nëpërmjet gogle. I bëra kërkesën për shok në fb, të cilën
ai e pranoi shumë shpejt dhe filluam komunikimet tona. Fizikisht ende nuk
kishim bërë takime, sepse mbroheshim nga convit-19. Mbasi u vaksinuam dhe vala
e infeksioneve nga convit-19 –të na dukej se ra, u krijuan kushtet të
takoheshim. Dhe një ditë së bashku me
Pleuratin, djalin tim, u nisëm tek shtëpia e tij pas ftesës që na bëri.
Banonte në Reinbek (pothuajse lagje e Hamburgut), në një vilë të bukur e të
kompletuar. Befasia e parë ishte pritja me përzemërsi duke folur
me një shqipe të pastër. Nuk po shkruaj as për vilën e tij tepër komode
e të kompletuar, as për kopështin e ambjentet e gjelbëruara. E pa pritura e
parë për ne ishte e folura shqip që në përshëndetjen e pritjes që bënte i zoti i shtëpisë. Ai e zotron gjuhën
shqipe saktë, e fliste pastër, me thekset e në detaje. Biseda rridhte lirshëm,
duke treguar ambientet, bibliotekën,
videot, foto.pikturat, ndër të cilat ishin dhe pikturat e Edi Ramës. Shumica e
objekteve që pamë ishin të lidhura me Shqipërinë, me veprimtaritë në Shqipëri.
Në holl varej një foto e madhe ku mësuam se është e fshatit Dardhë në rajonin e
Korcës. Dicka e bardhë, njolla-njolla nën kornizë i jepte një shkëlqim të
rrallë. Nuk pyetëm dhe nuk u thelluam
shumë për atë bardhësi. E pamë me vend që aty të bëjmë një foto me Petrin.
Mbasdite, kur u ktheva në shtëpi e hodha foton në fb. Me diciturën që në
kornizën mbrapa paraqitet Dardha me dëborë. Të nesërmen më merr Petri në
telefon dhe më thotë që “dicitura e asaj fotoje në fb. ka një gabim të vogël.
Fotoja është bërë në muajin prill dhe
ato që zbardhin janë lulet e kubullave të Dardhës”. Kjo e papritur për dreq u
hapi rrugën disa të pa priturave të tjera. Po atë ditë kur shkuam për vizitë në
shtëpinë e Petrit, ai pyeti se kur do të fluturonim drejt Shqipërisë. Ne i
thamë se biletën e kemi marrë për datën 15 shtator. Ai atëhere hap telefonin
dhe onLine bleu biletën të udhëtonim bashkë. Pasi qëndruam disa ditë, unë në
Pendavinj e ai në Dardhë (atje ai ka dhe një shtëpinë e vet) komunikuam dhe i
thashë që më 25 shtator do të bëja promovimin e librit “Magjistari që gërshetoi
lindjen e perëndimin” Xhelil Musa monografi. Petri erdhi në këtë aktivitetet
dhe foli duke bërë dhe verejtje e theksuar ndonjë gabim shtypi. Dy ditë më vonë
mbasi pimë kafe bashkë, më tha nëse mund ta shoqëroja tek doktori kardiolog
Ilia Skëndi, për të cilën kishin vendosur orën e vizitën fiks në 11.00. Në orën
11 pa 5 minuta ne u ndodhëm para portës së klinikës. Petri u bë gati të hynte.
Pati një reaksion nga ata që prisnin. “Unë jam gjerman. Orën e takimit e kisha
në 11 fiks.Ja ku jam.Ju hyni kur të kini lënë orën e takimit” tha ai dhe u bë
gati të hapte derën. Doktor Ilka doli e pa Petrin dhe e ftoi të hynte. Pati një
lloj shqetësimi nga ata që prisnin. Doktor Ilka ju drejtua dhe u tha:”Herën
tjetër të vini në orën e caktuar.Ky gjermani është në orarin e vet.” Ata që
prisnin nuk u bindën kurrë që Petri ishte gjerman. “ Le që hyri pa rradhë, po na përrallisi që ishte
dhe gjerman” tha njëri prej atyre që prisnin. Kjo ndodhi se Petri e shqiptonte
saktë gjuhën shqipe.
Një
ditë vendosa të ftoj Petrin të pimë kafe në “ Vila Ebel” e formuar nga viti
1933. Sapo isha kthyer nga Gjermania pas një qëndrimi të gjatë. Forma e
vendosjes, mobilimit, shërbimit dhe asortimentit që servirej së bashku me
kafenë (petulla të castit, mjaltë, djathë cilësor) më bënë përshtypje. Ndaj si
një zbulim i im, e ftova Petrin të pimë aty kafenë. Kur po kalonim portën e po
shikonim ku do të zemë vend, ai më thotë: “E njoh pronaren e këtij lokali. E
kam ndihmuar me mendime e organizim. Ka bërë gjë të bukur”. Mu duk vetja se
isha lodhur sikur kisha punuar i kapitur për të celur një shteg kur porta ishte
e hapur.
Në
një rast tjetër që e dha vetë Petri me një dozë humori, tregon se po punonin me
një puntor e shoferin e automjetit duke ngarkuar disa paisje. Petrin e
përshëndet një kalimtar që e njihte. E përshëndeti gjermnisht dhe Petri ja
ktheu po gjermanisht, duke u zgjatur pak sekonda me dy tre fjali. Atëhere
shoferi e pyet:” Kur e paske mësuar kaq mirë gjermanishten?”
Gjatë
këtyre takimeve, në Gjermani dhe në Shqipëri, për mikun e mirë të shqiptarëve
shkurt kam dy mendime. Ai ka një memorje për tu pasur zili, nëpërmjet të cilës
ka mësuar dhe zotruar cilësisht gjuhën shqipe. Duke punuar në radio, duke
njohur personalitete te kulturës, medias ekonomisë etj.këto veprimtari kanë
ndikuar për njohjen e jetës shqiptare në thellësi, të gjuhës, traditave,
zakoneve në gjithë gjërësinë e thellësinë e tyre. Së dyti ai zotron një energji
e sistematikë të të gjitha veprimtarive, për tu admiruar. Me që njeh saktë e
mirë gjuhën shqipe e atë gjermane, ai është kthyer realisht një nyje lidhëse e
rëndësishme për mardhëniet e njerëzve dhe të dy vendeve. Me sa kam parë ai
njohjen e njerëzve, komunikimin me ata e vendos në një drejtim të rëndësishëm.
Në qytetin e Korcës ka miq në shumë drejtime, si njerëz të artit e kulturës, të
bisnesit, të shërbimeve dhe të organeve locale të pushtetit. Në se ai ka dëgjuar se ka një veprimtari në qytet do
të ndodhet atje. Kështu e kemi parë në ekspozita, në promovime librash në
bibliotekën “Thimi Mitko” në muzeun mesjetar,
në muzeun “Gjon Mili”, në ARZH, në fondin “Besa”, apo në Bankën
Prokredit. Ai në këto institucione shtron probleme dhe zgjidh probleme që
lidhen me zhvillimet, me investimet e reja e të vecanta të individëve apo
zonave.
Mardhëniet
e tij me figura të rëndësishme të qytetit të Korcës e më tej kanë qënë dhe janë
të ngrohta e shumë miqësore. Vite më parë Petrin e shifje në fund javë të
shkonte për peshkim në rezrvuarin e Gjancit me artistin korcar Pandi Raidhi.
Ditë të tjera është parë në shetitje në majat më të larta të vargmalit të
Moravës. Një gamë të gjërë të veprimtarisë dhe njohjes ai e ka për Dardhën,
dardharët dhe mysafirët që vinë herë pas here atje. Ai ka shtëpinë e vet në
Dardhë. Për dardharët, sinicarët, njerzit e Arrëzës apo në mjaft fshatra të
Devollit, ka një njohje vërtet për tu admiruar. Ai njeh me emër pothuajse
gjithë banorët e Dardhës, sipas lidhjeve gjiniore e pemëve gjenealogjike, apo
të miqësive. Nuk ka familje që ai të mos e ketë vizituar, po ashtu i ka pritur
dhe pret në vazhdimesi në shtëpinë e tij. Jo për ne që kemi kontakte jo të
shpeshta, po për ata që e njohin më mirë, ai e ka prezantuar veten si një lloj
gjendje civile, e cila emrat nuk i ka në rregjistra por në mendjen e tij. Të
pyesësh për Petrin në Dardhë apo në fshatrat për rreth, sejcili a sejcila do të
tregojë me entuziazëm e gëzim dicka për të. Nuk e pamë të arësyeshme të
rradhitim mendimet e disa prej tyre, por themi pa u gabuar se Peter Lutzen
është një dhuratë Gjermane për Shqipërinë e vecanrisht për Dardhën. Në ndihmat
e rolin e tij në këtë drejtim, ai nuk shikon afër, tek këmbët, por larg e në
perspektivë se ka njohjen dhe përvojën nga vendlindja, Europa.
Më
poshtë po cekim disa rrjeshta të marra nga libri “Capitjet e mia nëpër
Shqipëri” të një gjermaneje tjetër Waltraud Bejko(Tunger), shkurt Vala, e cila
punoi e jetoi një jetë të tërë në vendin tonë. “Firma Gösel kishte ftuar
drejtoren e qëndistarisë dhe mua si përkthyese që pala shqiptare të njihej me
firmën dhe proceset e punës së saj në vend, në Austri. Zoti Blüm na njoftoi
këtë lajm të mrekullueshëm në një darkë të veçantë në hotelin turistik të
Krujës. Unë nuk e besova dot. Por kur ky i solli ftesat në janar 1991, brenda
meje filluan të këndonin violinat. Gëzimin tim të madh unë ia njoftova
menjëherë Petër Platzmanit,(Lutzen) nga i cili mora lajmin që ai do të vinte në
Salcburg për të na takuar. Kjo ishte e mrekullueshme. Pasi u rregulluan të
gjitha dokumentet e nevojshme, më 15 prill 1991 u nisëm me aeroplan drejt
Salcburgut… Të premten në mëngjes kishin ardhur Platzman (Lutzen) për të na
takuar… Peteri bisedonte me Shqipen gjerë e gjatë, e cila u habit për njohuritë
e tij të gjuhës shqipe. Në bisedat e tij ai i tha Shqipes se do të vinte me ne
në Shqipëri, sepse kishte marrë një ftesë nga shokët e tij shqiptare…. Peteri, qëndronte i rrethuar nga një grup shqiptarësh, që donin
ta merrnin me vete për ta mbajtur në shtëpitë e tyre. Pas disa replikash, ai
donte të vinte një herë disa ditë në Krujë. Shoku i tij Bashkimi do të vinte të
enjten për ta marrë. “
Petri
në lidhjet e Austriakëve me prodhuesit artistikë të Krujës ka rolin e vet
aktiv. Gjeografia e ndihmës ndaj bisnesmenëve shqiptarë, me përkthime, lidhje
mardhënie, sidomos në vitet e fillimit, ka qënë e madhe dhe vendimtare për
ecurinë e tyre. Edhe investimet në lumen e Setës në Dibër për kultivimin e
troftës ka rolin e tij aktiv.
Kush
ka qënë në fshatin turistik Dardhë, ka vënë re se cdo vit aty ka ndryshime
cilësore, sidomos në ndërtim, në sistemim ambjentesh duke e bërë jetën më të
bukur e turizmin më atraktiv. Shtrimi i rrugëve dhe pedonales me një kalldrëm
të bukur me gurë ka ndryshuar gjendjen e pamjen e Dardhës. Ndërtimet me bazë
materialet e vendit dhe traditën cdo ditë e më tepëer ndryshojnë faqen e
fshatit turistik. Aty ka dorë dhe Petri. Në stendat e afishuara në qendër të
fshatit apo në museum do të shikosh vec fotove dhe hartën topografike të
zmadhuar, rrugët e shtigjet, si dhe largësinë në km. për cdo pikë për rreth, që
është punë e mirfilltë e Petrit. Kur po më tregonte emërtimin e majave të
maleve për rreth, tha midis të tjerave:”Ajo maja atje quhet “Shënpjetri” ajo
është maja që mban emrin tim” tha duke qeshur. Bëra një koregjim. I them vërtet
ashtu duhet emërtuar, por ti hiqet shkronja “J” të mbetet e emërtuar maja
.”Petri Lutzen”.Ka vend që dhe një nga rrugët e Dardhës të quhet “Peter
Lutzen”.Ai e meriton. Dardharët janë aq të mencur që ta bëjnë këtë vlerësim.