Kulturë
Kozeta Zylo: Një princ shqiptar Zigfrid - Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York
E diele, 17.10.2021, 06:37 PM
Një princ shqiptar Zigfrid-Tafaj në skenën e New
Roshell-it në New York
Nga Keze Kozeta Zylo
Ta kalosh të shtunën me gjuhën shqipe dhe në
mbrëmje të kurorëzohet me një shfaqje klasike baleti është një punë-pushim nga
më të këndshmet që mund të ndjej personalisht dhe me familjen.
Në skenën kryesore të Bibliotekës Publike New
Rochelle u shfaq baleti “Liqeni i Mjellmave” me koreografi nga Chiara Ajkun,
muzikë nga P.I. Çajkovski me solistët kryesor balerinin shqiptar Klevis Tafaj
dhe Momoko Burbine nga trupa e Teatrit dhe e Baletit Ajkun.
Me duhet te shtoj se kjo biblioteke e njohur i ka
hapur dyert për herë të pare, më 1894 dhe ja sot në vitin 2021 në skenën
kryesore të saj shfaqet madhërisht nje princ shqiptar me emrin Klevis Tafaj.
Salla e mbushur plot e përplot mirëpriste të
dilnin në skenë balerinët e Teatrit “Ajkuna”.
Midis artadashësve në sallë ishin nxënës dhe anëtarë të stafit nga
Shkolla Shqipe “Alba Life” si dhe nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”
Inc. me kryetar z.Mark Qehaja të cilët kishin ardhur enkas për të duartrokitur
bashkatdhetarin e tyre artistin Tafaj.
Dalja në skenë e balerinit Tafaj që luante rolin
e princit Zigfrid dhe të partneres së tij bukuroshes Momoko Burbine në rolin e
Odetës ishte shumë emocionuese dhe hipnotizuese pasi është është një nga
kryeveprat e baletit dhe konsiderohet si më i miri nga kritika e të gjitha
kohërave.
Balerini Tafaj luante në formën më të rreptë te
artit, duke qenë atletik dhe fleksibël në levizjet klasike.
Princi shqipar Tafaj u shfaq virtuoz duke sjellë
dhe kombinuar stilin tradicional rus, romantizmin e kohës, marathonomakun e
skenave, por me nje teknikë të përsosur vallëzimi që janë në një harmoni të
përsosur me ekspresivitein e mimikës së fytyrës. Princi dhe Mjellma kishin bërë një trajnim të
jashtëzakonshëm sipas bisedës me Klevisin, pa u ndalur çdo ditë dhe me kohë të
tejzgjatur. Princi dhe Mjellma Odeta
udhëhiqnin mjeshtërisht trupën e tyre nëpërmjet imagjinatës, pasionit,
intepretimit dhe dukej sikur dhe zemra e tyre regëtinte për së jashtmi mbi
gjoks. Mënyra e faljes nga Princi për Odetën e cila ishte nën kurthin e të
qenit mjellmë ishte kulmi i pjesës së dramës, ku skena merrte ngjyra drite dhe
errësire dhe e bënte atë të sillte emocione të fuqishme në audiencë që nuk
rreshtëte së duartrokituri, për performancën e një niveli shumë të lartë. Kompozitori i famshëm P.I. Çajkovski
nëpërmjet muzikës sjellë në dëgjimin e artdashësve skenën me tregimin në kërkim
të dashurisë së vërtete si dhe luftën e ethshme midis tradhtise dhe
dashurisë. Çdo shtet e ka merituar në se
ka pasur një trup baleti për të luajtur këtë balet klasik dhe të dashur të të
gjitha kohërave. Me mjaft elegancë,
bukuri dhe klas është sjellë dhe në Shqipëri ku ndërmjet tyre ka luajtur
profesionalisht dhe mjeshtërisht ikona e baletit Ilir Kerni në rolin e princit
me emrin Zigfrid.
Të dy artistët sipas intervistave të tyre përfshi
dhe Klevis Tafaj pohojnë se janë përgatitur në shkollën prestigjiozë në
Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë.
Z. Tafaj u diplomua në krye të klasës së tij në
Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë me një ofertë punësimi nga
Baleti dhe Opera Kombëtare (Tiranë, Shqipëri) ku u promovua Solist vitin e ardhshëm
(2013).
Shkolla e baletit në Shqiperi i ka bërë të
konkurrojne me dinjitet në botë. Me krenari Klevis Tafaj pohon se për herë të
parë para ekranit në Amerikë e ka sjelle TV “Alba Life” si dhe intervista me
shkrim dhënë për gazetën “Illyria” dhe
Dielli, New York.
Kaluam një mbrëmje artistike me princin shqiptar
balerinin Klevis Tafaj në rolin e Zigrfrid princit të Liqenit të Mjellmave i
cili luajti mjeshtërisht dhe u shfaq në skenë dinjitoz si epitomi i elegancës,
bukurisë dhe ekuilibrit ndaj dhe u duartrokit gjatë nga të gjithë artdashësit.
Te uroj te pushtosh skenat e famshme në Broadway
Klevis Tafaj duke qenë gjithmonë një princ shqiptar i baletit!
16 Tetor, 2021
New Rochelle, New York