E merkure, 04.12.2024, 05:45 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Dashuri, Amerikën

E diele, 17.10.2021, 11:22 AM


DASHURI, AMERIKËN

Amerikë, krah i Republikës së Kosovës

mike e popullit më të lashtë të tokës

flamuri yt sot është edhe flamuri ynë

Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty

Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më

e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja

mbi ty ranë të tëra urrejtjet e fqinjëve

festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri

Mbi varret pellazgo ilire të dardanëve

ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë

Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës

erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë

Fqinjit serb nuk i pëlqen ushtria jonë

ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi

shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor

të qytetëruar jemi mbi tokën e zeshkët

Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike

Kosova dardane, dashuri ka Amerikën

Prijësit e saj; Klintonët, Bushët, e tjerë,

Janë tanët, të përëndishmit e hyjnorëve.

Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar

Mbi qiellin e Kosovës sot s´ka plagë

Zemër, ti je bekuar nga Perendia Thoti

nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë

Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim

Aq më tepër mëngjese të pasura lirie

Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më

shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës

Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës

Nëpër Amerikë u realizu Ushtria e jonë

Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi me

Çamërinë, Me Amerikën, jemi një Atdhe!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021

DASHURIA NË RRUGË

E dashur, je e pangjashme me ato që

i kam njohur,je e pangjashme me ato

  unë  i kam dashuruar, t´i si ngjan

asnjëres  që unë  një kohë i adhuroja.

Shpirt, je një  e  veçantë në vallëzim;

je mbi të  tëra  drithijet e kohës sime,

je maja e të gjitha esencave të luleve.

Ardhje, sytë tu janë aq të bukur e aq

tërheqës sa shikimet  t´ua  i dëgjoj si

muzikë, poezi, dhe  s´i  çaste krijimi.

O ti, e ndjej s´e nuk qenkam vonë, të

dashuroj  një  grua    më dashuron

jam i lumtur që  jam  një i dashuruar

dhe vdektar i një dashurie    e dua.

Ardhje, dashurinë ti din ta ndash me

të tjerët, se je grua  me hire të kohës

dhe di ta qëmtosh  atë që ty të çliron.

Shpirt, dashurisë ka kohë    i kanë

dalë  fjalë  të liga, fjalë thashetheme

zemër, le të mbushen udhët me fjalë

ty do ta jap gjakun e këngës sime, se

thirrije kam nga fara e brenda dheut,

dashuri, përqafohu  kudo    të jesh!

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora