Kulturë
Përparim Hysi: Një "kumuri" qan nga malli
E merkure, 27.10.2021, 04:07 PM
Një "kumuri" qan nga malli...
"QYTETI
IM" nga ILIRIANA SULKUQI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Sapo
i dhash fund "Antologjisë POETIKO-GRAFIKE" -"Qyteti im", ku
vargjet janë të POETES ILIRIANA SULKUQI dhe"Fototgrafitë"nga NJË
MJESHTËR si skenograf, piktor grafist, FABARDH MARKU që saj penelit si piktor
është nderuar nga SELIA E SHENJTË E VATIKANIT me titullin"Kavalier i
URDHËRIT të SHËN SILVERIT" dhe, veç këtij urdhëri, mban
titullin"Akademik" nga AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE e SHKENCAVE dhe
ARTEVE.
Pra,
parë veç kalimthi, kemi një "prodhim bruto" nga DY ARTISTË nga
ELBASANI që i bëjnë nder jo vetëm ELBASANIT, po mbarë KOMBIT.
* * *
Tek
shfletoj faqe për faqe POEZITË e ILIRIANËS, vëren që secila prej tyre, si
një"fshat i dukshëm që nuk do kallaus", kullojnë nga malli.Kullojnë
nga malli për ATDHE dhe ATDHEU, për POETEN, fillon nga ELBASANI. Sikur pranë çdo poezie vjen e zë vend ajo
thënia e VOLTERIT:"ATDHEU-vendi ku mbahet peng shpirti". Dhe vërtet
kështu ndodh ne poezitë e ILIRIANËS, Tek
i lexon, nuk ke se si mos emocionohesh: vargjet të rrëmbejnë, ti humb sensin se
ku ndodhesh, se vargjet kanë një forcë magjike, bëhen dominuese mbi ty si
lexues dhe, sakaq të zë"gripi" i kësaj magjie artistike. Nën këtë
trysni kam qenë, pothuaj, në të gjitha
faqet e kësaj"ANTOLOGJIE" që
kullon mall dhe, kur kthjellem, më vinë
ndërmend fjalët e NIÇES(NIETZSCHE) që thotë:"Unë me fjalë mund ta kthejë
botën përmbys".Dhe vërtet, ILIRIANA më këto pezi antologjike, jo vetëm të
kthenë përmbys, por të futë në botën e
saj shpirtërore dhe do apo nuk do ti,
do"derdhësh lot malli", njësoj si autorja, për ELBASANIN e saj. Kjo ngjet me këdo që do
ketëë fatin ta lexojë, kurse për mua"gripingjitës" është paksa më i
veçantë: unë jam si pak nga ELBASANI.Në ELBASAN kam jetuar 4-vjet dhe, nëse sot
jam ky që jam, kjo ka ndodhur se në ELBASAN kam mbaruar Shkollën e mesme
PEDAGOGJIKE( pasuesja e NORMALES) që në gjykimin tim, NORMALJA E ELBASANIT ka
qenë jo vetëm shkolla e parë e mesme në SHQIPËRI(Hapur në 1dhjetor1909), por
UNIVERSITETI I PARË SHQIPTAR. KY gjykimi im nuk është dhe aq subjektiv, po të kemi prasysh programet dhe, veç
programeve(Programe PEDAGOGJIKE me FRYMË PERËNDMORE), por dhe PERSONELI
MËSIMDHËNËS deri prag viteve'60-të të shekullit të kaluar, të gjithë të shkolluar në EVROPËN
PERËNDIMORE. Por kam dhe një arsye tjetër që të jem"pak nga ELBASANI!. Unë
jam nga MYZEQEA dhe në MYZEQE thonë:" Në një vend, po pive 40 sapllakë me
ujë, je vendali!".Si thoni?Jam apo nuk jam nga ELBASANI?
* *
*
Poezitë
e ILIRIANËS janë regëtima shpirti; janë klithma dhimbjesh; janë lot kumurie.Dhe
të gjitha sa them, mund t'i gjesh në shumë poezi të saj. Le të citojmë
poezinë"Elegji për qytetin e lindjes". Që në titull, dhimbja jo vetëm
është e dukshme, por kthehet si një"send" që mund ta zësh me dorë:
"Ç'm'u
bëre ti.qyteti im,
Ti,
i kalldrëmti gur më gur?
Të
kam ninull e përmallim
Dhëmbshuri
të kam si dikur.
..................................................
Pa
dil në shesh të Bezistanit
Aty
ku ora kohën mat
më
jep raki ballëkazani
Ose
vritëm që me natë
Të
shkojmë dhe më tej.Nuk ka elbasanas që mos jetë"rrahur" nga era e
KRASTËS.Me njëstrofë, POETJA, të
impresionon nga malli dhe për këtë erë:"Më përlasesh në fytyrë/dhe më
kthen në nuse-mali/Erë e marrë, me frymë njeriu/moj më ço edhe nga varri."
Dhe
nuk ka lexues që mos ndalet gjatë tek poezia" Mos më duaj vendi
im".Kjo poezi, me të vërtetë, është një pangjerik dhimbjeje dhe,
njëkohësisht, pafajësie. Tek lexoj poezinë, menjëherë futem në lëkurën e
poetes, që, njësoj si ajo, nuk e kam duruar atë emigrim që, në gjykimin tim,
"emigrimi është grryerja e KOMBIT".Por tek bën thirrje të tiila,
dhimbja bëhet më prekëse, se POETJA është dhe NËNË dhe si mund t'i ndalësh
lotët kur has vargje të tillë:"...unë fluturoja/mbi re asgjëje/ika.Po
ku?/Tek cili nga fëmijët/pa adresë në dy gjysmat e GLOBIT/.Mandej zemra e
POETES shpërthen nga urrejtja për pushtetmbajtësit e të gjithë ngjyrave:
"Mos
më duaj ti shteti im, i papushtetshëm
......................................................
Për
ty s'kam asnjë molekulë dhimbjeje
..........................................................
Se
më bëtë bashkëfajtorë me veten.
Dhe
në fund, strofa apogje:
"mbase
nesër, dora ime
mund
të mos shkruaj më.
Por
në zarfin e(pa)hapur
Të
kam lënë një amanet:
-Mos
më duaj!
Më
ruaj në harresë
Vendi
im
Pa
kujtesë!
Një
pohim tronditës që flet shumë.Një klithëm që kullon dhimbje shpirtërore. Dhe ka
të drejtë JASEMEY VEST që thotë:"Një kockë e thyer mund të shëndoshet,
plaga e mallit që vjen nga fjala, qendron e hapur."
* *
*
Dhe
a mund mos lotohesh, kur lexon poezitë e POETES për nënën e saj. Me një
origjinalitet që nuk e gjen kund, s'ke si mos mbresohesh nga vargje të tillë,
si:
"Pasqyra
ime e parë? NËNA ime!
SA
herë shihem, më duket vetja e vogël.
(oh,
sa e bukur psakalindur!!!)
Pasqyra
e dytë:Rinia ime!
Asgjë
e mençme
Nga
asgjë"marrosur".
E
treta:
M'u
trashëgua vetja
IMebijë
ma"vodhi" pasqyrën...
Dhe
një poezi për qytetin që kullon veç mall:
"në
daç më duaj, në daç më vrit,
por,
dhe e vdekur, jam shpiri yt!
Në
daç më duaj, në daç më vrit
Vetëm
tek varri më ndiz një dritë
Në
daç më duaj, në daç më harro
Më
lër të prehem si skund në botë
I
shtenjti prej dhimbjeje
Qyteti
im i pashoq.
Ose
sa dhimbje të induktohet në thirrjet patetike"ELBASAAN" ku zëri, për
të malcuar plagën e dhimbjes, ngrihet një oktavë më lart:"..fryma ime e
fundit, pa varr a më tej:"Elbasan/varri im falas/i varur tek një gjethe
Rrapi/pa u"përgjëruar" me dhimbje prej malli.
Sa
natyrshëm vërshon malli edhe në vargje të tilla, si"... po troks,
tak-tak-tak?po s'më njohe, plas në prag!
Dhe
prapë POETJA kthehet tek NËNA.Me këshillat që janë urtësi tëçmuara,
POETJA, në një farë mënyre e ngre NËNËN
në peidestal dhe tregon që HEBREJTË kanë shumë të drejtë kur thonë për
NËNAT:"Ngaqë ZOTI nuk mund të ishi pranishëm kudo, dërgoi atje
NËNAT".
Në
këtë ALBUM ANTOLOGJIK ka shumë poezi malli. Emigrimi, për mua, është si mola që
e bren, përditë trarin e mallit.Unë vetëm sa e ceka kalimthi këtë mall që nuk
është metaforik. Nuk e mbyll dot këtë shkrim të thjeshtë, pa lakuar përkthyesen
ERMIRA ÇELA që poezitë i ka kthyer në gjuhën angleze. ALBUMI është si"TRIO
nga ELBASANI"
Poetja
e ka në shpirt poezinë dhe meritat e saj janë të njohura, duke i uruar suksese
të mëtejshme, i bëj një propozim luajal:-KTHEHU në SHQIPËRI se ke për të
rilindur!
Tiranë, 26 tetor 2021