Kulturë
Lefter Duraj: Vokali i gomarit
E marte, 26.10.2021, 07:00 PM
VOKALI I GOMARIT
Fabula nga Lefter
Duraj
Një Prushi në hi
Nën hirin e zjarrit
prush kishte mbetur,
Zbuloj me kujdes,
thëngjinj të patretur!
Me duart e ftohta,
ato duke i prekur,
Kujtoja ditën,
kur zjarrin kisha ndezur!
--------
Kunjat
Mos më hidh
mua kunja,
Je i vogël,
t'kam thënë!
Herët je,
t'merresh me burra,
Më mirë shko,
pyet tët'ëmë!
Ku dallon fëmija
që rritet,
Ta thotë ajo,
ç'ka për të thënë!
Është si fruti,
në pemë rritet,
Veç shijon,
kur lëshon lëngë!
-------
Plaga e thellë
Plagë të thellë të bënë plumbi!
Me bisturi
doktori e nxjerrë,
plagën tënde as koha s’mundi…
Ndaj, shkon për shtat fjala " i
mjerë"...!
----------
Plagët dhe ti
Kur më mjekon plagët,
dhimbjen ndjejë po njëlloj,
si në ditën kur m’i shkakëtove,
në trupin tim të gjorë!
Në sytë e tu të ftohtë,
të ngrirë si në dëborë,
dhe ilaçi më i mirë, mua më dhëmbë,
kur ta shoh ty në dorë!
---------
Gjykimi
Më gjykove
për dashuri jo të fortë,
Se e gatshme ishe për sakrificë,
Kur dita erdhi,
të vuri në provë,
Shprehjen“marrëzi”
e përsërite me tepricë!
--------
Vokali i gomarit
U lodhën t’i rregullonin
vokalin gomarit,
Nga një zë bas,
t'ia kthenin në zë kok,
Pak më të hollë,
se hingëllima e kalit,
Por,
njëlloj pëlliti gomari,
i gjithë mundi u shkoi kot!
----------
Foltorja
U ngjitën shumë,
në atë foltore,
Të bardhë,
të verdhë,
të kuq e t’zi,
U betuan ata
për fitore,
Por,
kur nisi beteja,
s’u pa njeri!
---------
Ustai dhe bojaxhiu
Me shumë mund
ngriti shtëpinë ustai,
Bojë i dha bojaxhiu,
si një vilë të ngjajë,
Të gjithë e uruan
bojaxhiun
“duar-artë”,
Se shtëpia më e bukur
dukej në fshat!
-------
Lepuri i madh
Një lepur i madh
ecte rëndë rëndë.
Të habitur,
- thoshin:
Ç’ushqim kish ngrënë?
Mendja i shkoi dhelprës,
për një ilaç të rrallë!
Kur befas,
lepuri pa
shqiponjën lartë në qiell,
vrapit i'a dha,
u zhduk si erë...!
--------
Foleja
Zogjtë një ditë
braktisën folenë,
Kur u kthyen,
s’e gjetën atë në pemë!
Era e fortë
e kish rrëzuar përdhe,
Zogjtë nisën,
të ndërtonin një të re!
Mblodhën ku mundën
bar e kashtë
Me ditë e netë të tëra,
fjetën ata jashtë…!
-------
Qeni
Një qen lehte pa pushim,
u çuditë një lagje tërë, se
kjo lehje s'kishte kuptim!
Mos u habisni:
- një mace u kish thënë!
Kërkon t’na kujtojë,
se akoma është qen!
---------
Pylli i ri
Pyllit i vunë zjarrin
dërri dhe ujku,
U dogjë i tërë,
u bë shkrumb e hi!
Kurrë s’u gjet ai fajtori,
në tërë atë lukuni,
Edhe dërri me ujkun,
flisnin për këtë "faqezi"...!
Kafshët iu futën punës,
me pemë e mbollën të tërë ,
Derri dhe ujku,
që kurrë s'përveshën llërë,
Të parët dolën,
të kërkonin llogari,
për shpenzimet e bëra,
aty kish tepëri...!
-----------
-Per ZemraShqipotare ne
Londer, nga Tirana, Tetor 2021-