Kulturë
Kristo Çipa: Gjuha jonë
E marte, 26.10.2021, 06:33 PM
GJUHA JONË
Nga
Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”
Nga
vatra më foli zjarrri me flakët e tija
Ti
je zoti im i pari, unë jam si fëmija
Nëpër
gjuhë e nëpër flakë flitet gjuha ime
Nuk
ka alfabet në kartë, shkrim e drejtshkrime
Kur
erdha një gjuhë dëgjova, ajo ishte jotja,
Darkë
më darkë e mësova, ditën e mbuloja.
Ishte
para historisë kur s’kish vatër prushi,
I
dha diell dashurisë, drurë e gurë i zbuti.
Kjo
është gjuha ime e shpirtit, tingulli liri,
Që
lart nga qielli zbriti tek qumështi në gji.
Kjo
gjuhë e parathënë në qeshje çilimiu
Sa
preku gjoksin Nënë me qumësht tingujt piu.
Si
më dëgjon Zoti kur i bëj ankime,
Si
mund të flas loti që rrjedh në vajtime,
Dert
i diellit lodhur ku mundet të qeshë,
Tek
kjo gjuhë e folur, tek kjo gjuhë princeshë.
Që
ëmbëlson fjalën si mushti i hardhisë,
Dritëson
uratën kur i flet fëmijës,
Zogjtë
e qiellit të gjerë i thërret e vijnë,
Gjuhë
e gjuhëvë mëmë u duket violinë.
I
jep dhëmbjes shpresë, brengës i jep dritë,
Dashurisë
besë, errësirës sytë.
Të
fton eja folëm, s’jam gjuhë jam muzikë,
Se
mua më zgjodhën vetë perënditë.
Kur
sokëllijnë trimat, betejash pa kthim,
Fshihen
vetëtimat, qiejt psherëtijnë.
Dimri
nguros gunën, shkon e lidh tufanet,
Furtuna
nduk gjuhën, bora rënkon malet.
Jam
gjuhë që jam vrarë dhe pse gjuhë kam lindur,
Dhe
gjak më kanë marrë por nuk jam gjakprishur,
Shpesh
jam kryqëzuar, shumë më kanë munduar,
Tek
ndiqnin majmunët unë isha vetëshkruar.
Kur
perden hiqte moti, zgjimi syrin hapi,
Mallkimin
piq dhespoti, sulltani nxin fermanin,
Si
zjarrin ne e mbanim kët' gjuhën e të parëve,
Të
shkruhej na e ndalnin si vetë detin persjanëve.
Por
kot që na mundonin se gjuha ish liri,
Një
dritë që vjen nga Zoti, ta fikësh s’ke fuqi,
Për
çdo gërmë një lumë, gjak e kryegjak,
Të
mos zhbëhej në gjumë ky kombi i pafat.
Ju
Nëna, motra, bija dhe gra për gjenerata,
Ju
lutet Shqipëria, ju falet gojë mjalta,
E
shtrydhni vetëtimën e bëni qumësht Nëne!
Me
të rrisni fëmijët, se gjuha është gjak zemre.
Në
radhë me gjuhët motra si lulet plot radhuan,
E
lirë për ne është bota, ne gjuhë shumë duam,
Kur
dheut tonë t'i kthehen fëmijët fluturakë,
Me
fjalë shqipe të dehen, me gjuhën tonë mjaltë.
Mbi
gjithë krimet mizore, mohimi i gjuhës është,
Fëmijës
po s’ ja mësove, s’je nënë po nepërkë.
Se
veç identiteti është drita në liri,
Atë
që se bën shteti o Nënë bëje ti!