Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Dritan Abazovic takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island
E diele, 24.10.2021, 04:31 PM
Dritan Abazovic zv/Kryeministër i Malit të Zi takohet me diasporën shqiptaro amerikane në Staten Island
Nga
Keze Kozeta Zylo
Zëvendës
Kryeministri i Malit të Zi shqiptari Dritan Abazovic i shoqëruar nga Ministri i
Punëve të Jashtme z.Dorde Radulovic dhe ekipi i tij u takuan me Diasporën
Shqiptaro
Amerikane në Staten Island në mjediset komode të restorantit “Trattoria
Toscana” me pronar shqiptar.
Tubimin
e organizoi organizata e mirënjohur “Rrënjët Shqiptare” me president z.Marko
Kepi i cili në fjalën e përshëndetjes tha: “Organizata “Rrënjët Shqitpare” ka
ftuar sot në këtë takim me Diasporën Shqiptaro Amerikane z.Dritan Abazovic i
cili është një i ri i suksesshëm në mbarë trojet shqiptare. Ai me votën e popullit është zgjedhur deputet
në Parlamentin e Malit të Zi dhe njëkohësisht ka pozitën e lartë shtetërore si
Zëvendës kryeministër i Republikes së Malit të Zi. Ne gjithmonë promovojmë djem dhe vajza
shqiptare që janë histori suksesi si rasti në fjalë tha z.Kepi.
Z.Dritan
Abazovic përshëndeti gjithë të pranishmit në këtë takim dhe falënderoi
organizatorët për ftesën që i kishin bërë.
Ai solli disa nga arritjet dhe vështirësitë e mëdha që hasin si qeveri
në lidhje me ekonomië dhe zhvillimin e vendit.
Z.Abazovic tha se po luftojnë fort korrupsionin që ka përfshirë isntanca
të larta të politikanëve dhe mendoj se kemi pasur arritje në këtë pikë. Unë kam ardhur këtu si vëllai juaj dhe jam
jashtë pikëpamjeve politike, por vetëm të bashkëpunojmë për përparimin dhe
zhvillimin e vendit tonë të përbashkët.
Ne nuk jemi në vitet 1990, por jemi në vitin 2021 cka i përkasim një
epoke të re në shumë drejtime.
Ministri
i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të z. Dorde Radulovic pasi
përshëndeti të gjithë të pranishmit tha se unë ndihem këtu si në shtëpinë time
dhe ju falënderoj për mikpritjen. Ne së bashku me qeverinë po bashkërendojmë punët
që vendi ynë të eci dhe të integrohet si gjithë vendet e tjera të zhvilluara në
Europë.
Të
pranishmit në sallë përfaqësues organizatash, anëtarë të Diasporës i drejtuan
shumë pyetje z.Abazovic për situatën në republikën e Malit të Zi. Midis diskutantëve dhe ata që drejtuan
pyetjet ishin si: Safet Llolla kryetari i Shoqatës “Ana e Malit”, Safet Doçi
anëtar i sekretariatit në shoqatën “Kraja” si dhe individ të ndryshëm. Ata pyesnin me dhimbjen e madhe për ta parë
Ulqinin, Anën e Malit dhe qytete të tjera, kudo ku ka shqiptarë me kushte
jetese më të mira dhe më të përshtatshme.
Ishte shumë vajtuese kur Safet Doçi tha se origjina ime është nga vendi
më i varfër i Malit të Zi ku njerëzit atje akoma nuk kanë ujë në shtëpi,
ndërkohë që Amerika po i çon raketat në Mars.
Ata pyetën gjithashtu rreth dyshtetësisë, regjistrimit te popullsise,
kalasë së Ulqinit që është në rrënim, në një mjerim të paparë, kishën
ortodokse, zhvillimin e urbanistikës, turizmin etj.
Z.Pashko
Camaj n/kryetar i Vatrës i uroi mirëseardhjen z.Dritan Abazovic dhe tha se këto
takime gjithmonë janë të frytshme dhe çojnë përpara zhvillimin e një
vendi. Ai ngriti probleme të shumta që
vazhdojnë të përballen shqiparët në Mal të Zi dhe njëkohësisht shpresonte për
një të ardhme më të mirë për bashkatdhetarët e tij. Z.Camaj e ftoi z.Abazovic për një vizitë në
Vatër, në organizatën më të vjetër dhe historike të shqiptareve. Ftesë të cilën Zëvendëskryeministri Abazovic
e mirëpriti me shumë kënaqësi.
Autorja
e këtij shkrimi e pyeti se a kanë një bashkërendim dhe program aftagjatë për
Shkollat Shqipe në Diasporë me shtetin amë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë pasi
miliona shqiptarë po asimilohen në vendet ku janë strehuar dhe nuk po flasin
shqip dhe ky është një problem akut kombëtar.
Mendoj
se përgjigjet e z.Dritan Abazovic drejtuar disktutantëve të shumtë ishin
korrekte, me fakte dhe me kulturë. Ai u
dallua për një durim të madh pasi pyetjet të shoqëruara shpesh me diskutime të
gjata ku takimi shkoi 3 orë tregonin qartë politikanin energjik me vizion dhe
premtues. Të gjitha përgjigjet e tij u
shoqëruan me duartrokitje nga të pranishmit çka flisnin për dakortësinë me
mendimet e tij.
Në
mbyllje të takimit z.Marko Kepi i dorëzoi mirënjohjen nga Këshilli i Bashkisë
së Nju Jorkut si dhe portretin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.
TV
“Alba Life” New York së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për
këtë tubim miqësor.
21 tetor, 2021
Staten Island, New York