Kulturë
Albert Zholi: Flasin Nereida Fico, pedagoge vokale dhe Ardita Bufaj, pianiste
E diele, 24.10.2021, 04:26 PM
Flasin
Nereida Fico, pedagoge vokale dhe Ardita Bufaj, pianiste:
“Çelja
e Ngjyrave” do të lidh artistët e rinj me profesionistët
Të
rinjtë, duhet të rrisinr potencialin e tyre për të qenë kontribues me
pozitivitet në komunitetet
Nga Albert Z. ZHOLI
Sot
zhvillohet një event i rëndësishëm në Tiranë. Një event që sjell risi dhe
profesioanlizëm. Një event që abshkon artsitë nga disa vende. Tirana tashmë
është mësuar me evente të tilla që i kalojnë përmasat kombëtare. Tirana e artit
dhe kulturës ka fituar vizion në këtë drejtim. Drejtuesi artistik Andrea Rama i
këtij eventi dëshmon se: “Angazhimi me artet mund të ketë efekte të thella dhe
të qëndrueshme në zhvillimin, mirëqenien dhe arsimimin tek të rinjtë, duke
rritur potencialin e tyre për të qenë kontribues me pozitivitet për komunitetet
e tyre dhe më tej shoqërinë e gjerë. Kjo ndodh sepse artet mund të jenë një
-Zonë pa gjykim- për Zhvillim dhe Konfidencë. Programet e artit sigurojnë
zhytjen në një hapësirë ku pjesëmarrësit janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e
tyre, e cila është pjesë përbërëse e ndërtimit të bazave solide për të ardhmen
e tyre. Projekti, lançon një program të vlefshëm artistik i cili do të
kontribuojë në çeljen e Tiranës ndaj kulturave të tjera dhe festimin e
shkëmbimit midis kulturave të ndryshme nga artistë të ftuar kombëtar e
ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e Pandemisë dhe kushtëzimeve të njohura
tashmë për mbarë skenën artistike. Gjithashtu, ky projekt do të mundësojë
lidhje të drejtpërdrejta të artistëve të rinj dhe profesionistëve të tjerë në
sektorin përkatës të muzikës, teatrit, baletit, ndërveprimin midis Tiranës dhe
rajoneve të tjera në botë.?Falenderoj
të ftuarit special në grupin artistik që për këtë vitë janë; Nereida Fico,
pedagoge vokalit që përzgjodhi një program muzikor shumëngjyrësh krahas
drejtimit së Kantos. Ardita Bufaj, me një shoqërim absolut në piano dhe një
maestri e madhe muzikore pasi këngët do shoqerohen nga Ardita. Artistët e ftuar
nga jashtë për këtë vitë janë Xeni Alexandrou si dhe Danilo Zeka. Danilo Zeka,
me tre koreografi krijon me trupin e baletit hapësira të reja dhe të freskëta
për publikun Shqiptarë. Kurse me Xeni Alexandrou ndajm drejtimin artistik si
dhe dy koreografi dhe ky bashkëpunim vjen me një grup prej 25 artistësh të
rinjë që vetëm drit rrezatojn. Por edhe një falenderim i veçant për drejtore
Mirela Koçollarit (B.T) si dhe drejtore Sonila Hysi (A. K. D) sepse pa kujdesin
e tyre ky projekt nuk do bëheshe realitet.
Flet
Nereida Fico, pedagoge vokale
-Duke patur parasysh
karrierën tuaj jashtë vëndit a mundeni të ndani disa eksperienca suksesi me ne?
Rrugëtimi
im artistik është relativisht i gjatë. Gati 30 vjeçar. Dhe në këtë rrugëtim, 2
janë drejtimet kryesore ku karriera ime ka ecur. Mësimdhenia në klasën e kantos
klasike dhe aktivitetet e mia koncertale. Këto aktivitete kanë qene si Koncerte
Recitale, koncerte Gala, koncerte së bashku me studentë të klasës së kantos etj.
Në rrugëtimin pedagogjik, ku fillimet i kam pranë Departametit të
Kantos në Liceun Artistik për 12 vjet. Pastaj një periudhë gati 5 vjeçare në
Kanada, Toronto, pranë shkollës Contemporary Conservatory Music and Arts, mbas
shkollimit që kreva në Royal Conservatory of Music & Arts dhe sot gati prej 13 vitesh
pranë Katedrës së Kantos në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve, si
Pedagoge e Kantos Speciale dhe lëndës Didaktika e Pedagogjisë Vokale. Pikërisht
ky gërshetim i punës time, më ka dhënë kënaqësinë dhe fatin e madh të ndjek
rrugëtimin e artistëve të rinj në shkollimin e tyre dhe jo vetëm. Dëshira dhe
pasioni për ti dhënë një mundësi tjetër krahas mësimit individual për të prekur
skenën ose performancen live, më ka shtyre ti mbledh dhe ti aktivizoj në
formacionin vokal "Zërat e Rinj" ku ata kanë mundësine të performojnë
solo dhe në ansambël. ?
-Çfarë po punoni për
koncertin Blooming Colors dhe cili është modeli i bashkpunimit gjatë provavet
para koncertit?
Bashkëpunimi
me Tirana Internacional Festival vjen për herë të dytë me koncertet tona. Vjet
në Koncertin Gala për nder të 250 vjetorit të kompozitorit te madh Ludvig Van
Beethoven . Sivjet ne Koncertin për promovimin dhe mbështetjen e artistëve të
rinj. Roli im në këtë aktivitet është përzgjedhja e repertorit klasik,
përfshirja e artistëve këngëtar të rinj, puna me ta në këndimin solo dhe
ansambël. Sigurisht bashkëpunimi me pianisten Ardita Bufaj, gërshetimi i
këngëtareve me balerinët e rinj në performancat e tyre, të udhëhequr nga emrat
e shquar të balerinëve dhe koreografëve me emër në bote si Xeni Alexandreu,
Danilo Zeka dhe Andrea Rama ,është çelësi i suksesit të ketij aktiviteti, sa
profesional aq bashkëkohor. Aktiviteti zhvillohet 18 tetor ora 19-oo, në Liceun Artistik. Liceu tashmë ka një pamje
madhështore..
Ardita
Bufaj, pianiste
-Cila është pjesa e
fundit që keni vënë në skenë si pianiste dhe si është pritur?
Këtë
periudhe kam pasur një sërë aktivitetesh artistike, ku mund të rendis koncertin
tim recital" Anima Kineart" ( premierë) album pianistik, me kolonat
muzikore të filmave shqiptarë për fëmijë. Ka qenë një mbrëmje speciale, pasi
isha e ftuar në" Mik festival" të drejtuar nga artistja e madhe Inva
Mula, dhe suksesi i këtij koncerti ishte tepër i madh. Dy aktivitetet e tjera
kanë qenë bashkëpunimi me artistë të afirmuar të skenës Shqiptare ku në shtator
interpretuam në një nga vendet më të bukura të qytetit të Vlorës.
-Në sa shtete të botës
keni dhënë shfaqje dhe si janë pritur?
Aktivitet
e mia artistike, janë në planin pedagogjik, solistik por dhe te formacioneve
apo ansambleve muzikore. Në korrik të këtij viti isha e ftuar nga Universiteti
i Prishtinës si pedagoge në kursin e këngëtarëve lirik për të dhënë
eksperiencën time të shumë viteve që kam patur si concert-maester në Teatrin e
Operës në Tiranë, dhe një nga koncertet e rëndësishme që kam realizuar ka qenë
festivali "Musica Pura" në Pordenone, Itali, ku ngelet një nga
aktivitetet më të bukura profesionale që kam patur.
-Çfarë po punoni për
koncertin Blooming Colors, “Çelja e Ngjyrave” gjatë Tirana International
Festival dhe cili është modeli i bashkpunimit gjatë provavet para koncertit?
Është
kënaqesi të jem e ftuar për herë të dytë në Tirana Internacional festival dhe
aq më tepër, të bashkëpunoj me artistë profesionistë si me kolegen time, Ida
Fico ku për disa vite kemi një frymë bashkëpunimi të suksesshëm me këngëtarët e
rinj që përgatiten në Universitetin e Arteve. Edhe në këtë koncert gërshetohet
perfomanca vokale me lëvizjet koreografike të baletit nën profesionalizmin e lartë
të Danilo Zeka, ku kjo perfomancë do të jetë shumë atraktive jo vetëm për
këngëtarët e rinj të cilët do të vijnë me lëvizje te reja ne skene, por edhe
per publikun i cili do te shijoj nje mbremje ndryshe plot kenaqesi emocionale.
Më lejoni të falënderoj për ftesën në këtë aktivitet, drejtorin artistik Andra
Rama i cili me shumë përkushtim ka mundësuar për herë të dytë realizimin e
këtij eventi të madh artistik. ? Aktiviteti zhvillohet 18 tetor ora 19-oo, në Liceun Artistik. Liceu tashmë ka një pamje
madhështore..