Kulturë
Nexhat Rexha: Përjetësia përtej nesh
E marte, 26.10.2021, 06:31 PM
PËRJETËSIA PËRTEJ NESH
Në
“Vjeshta Letrare e Gjilanit”, dita kushtuar Ramadan Musliut
Nga
Nexhat Rexha
Ramadan
Musliu në rrugën e amshimit ka krijuar
përjetësi me veprën artistike, e cila që
në botimet e para ka diktuar vëmendjen e lexuesit të mirëfilltë. Në këto
depërtime të përcaktuara për të bërë jetën më kuptimplote
dhe për t`i dhënë fjalës kuptimin e
vlerën në letrat shqipe, Ramadan
Musliu me observimet letrare ka krijuar individualitetin shpirtëror në
përkatësinë e një prizmi të dalluar.
Poezia nëpër vlimet e kohëve ka rrjedhur
natyrshëm në rrethanat e proceset e zhvillimit të saj, si
ngritje e avansim për të bukurën. Vargu
poetik ka ndjeshmërinë e situatave
absurde, të cilat për njeriun
forcojnë karakterin e dhembjeve më të ndjeshme, ato sintetizojnë në
shqetësime dhe ofrojnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e rrugëtimit deri në lirizmin
modernist. Poezia e Ramadan Musliut në të gjitha vëllimet poetike përafron
faktin dhe verdiktin e kulturës në kërkim të vetëdijsimit shoqëror, si prodhim analitik në botën
individuale dhe atë kolektive. Gjuha e përdorur në poezinë e tij ka referenca
të zgjedhuara,ato në vete kanë
brumosje dhe kërkojnë njohje të thella
të botës së shkrimit, e në ruajtje të përjetësisë midis të dukshmes e të
padukshmes.
Në
këto shtrirje e veçanti poezia e Ramadan Musliut, kërkon përkushtim e
profesionalizëm, këto depërtime në poetikën
e tij vijnë nga studiuesi Anton Nikë
Berisha. Në këtë përzgjedhje ai i ka ofruar lexuesit të sotëm vlerën e
cilësinë e vargut poetik, nga tërësia e
opusi krijues nën obrellën e titulluar bukur ” Shtjellë shpirtërore” .
Ramadan
Musliun në letrat shqipe, lexuesi e ka
njohur ndoshta më shumë si kiritik letrar se sa si poet. Konsiderojmë se kjo
njohje ka bërë që Ramadani për një periudhë kohore në faqet e të përdisthmes
“Rilindja” ishte njëri ndër zërat më autentik të përhapjes së vlerave të reja artistike. Ai më këto publikime mbulonte faqet e kulturës në shtypin e kohës, pastaj
puna e tij në Shqipëri, po në “Rilindje” pas ndalimit ë saj në Kosovë në
periudhën e okupimit serb në vitet e `90-ta, bëri që pena e tij të duket më e
avansuar në këtë fushë, sepse shkrimet kritike në faqet e të përditshmes në
Tiranë zgjuan kureshtjen e lexuesit, për mënyrën e interpretim më ndryshe nga
kritika e realizmit socialist që ishte shkruar gjer në atë kohë.
Pastaj
botimi i “Kalendarit letrar” dhe botimi
i vlerave të letrërsië shqiptare në të gjitha trevat tona, unifikoi letërsinë në faqet e kulturës në
këtë revistë letrare, në këtë periudhë kohore. Mirëpo, përkundër këtyre
angazhimeve për ngritje e ruajtje të vlerave artistike, poezia e tij nuk u kuptua në domenin e
trajtueshmërisë së nevojshme.
Përzgjedhja
e Anton Nikë Berishës në vëllimin poetik ”Shtjellë shpirtërore”, ka ofruar vlerën më reprezentaive në tërësinë
poetike. Duke I dhënë lexuesit mundësinë
e përjetimit të veçantë, në këto vargje
e depërtime me frymë më të avansuar e të farkuara në një mendim edhe filozofik
, po aq edhe racional në mbarshtrimin e tyre. Në këtë kompleksitet artistik ,
Anton Nikë Berisha në parathënien e këtij libri, lexuesit i ka dhënë përjetimin poetik më cilësor dhe të avansuar
në tërësinë e vargnimit poetik.
Vlerësimi
për poezinë e Ramadan Musliut, ka korrespondimin në shtrirjen tematike,
estetike e në brumosje me cilësi të
brendshme, si dhe frymon lirshëm artikulimin e dhënë në ide e mesazhe të
konfirmuara nga autori. Njëkohësisht, Anton Nikë Berisha, portretin artistik e ka interpretuar,
skalitur që nga formimi i shkrimeve të para deri tek vepra e fundit, e cila dëshmon në përjetësinë e lirikave që janë
brenda këtij libri.
Për
të depërtuan në vlerat poetike të Ramadan Musliut, kërkohet njohje teorike në shtrirje të qenësisë së vargut poetik, si
domosdoshmëri e njohje të botës shqiptare nga lashtësia ,e në ruajtje të
origjinës. Në këto ndriçime të figurave brenda tekstit, realizohet vepra
”Shtjellë shpirtërore”, në të cilën autori
ka identifikua proceset artistike të shtresëzuara në produktivitet të
arritshmërisë së krijuar, kurse lexuesit i ka mundësuar njohje të verifikuara
në esencën e lajtmotivit artistik për
këtë fazë krijuese të letërsisë shiptare.
Në
parathënien e këtij libri Anton Nikë Berisha, vlerat e sistemuara në poezinë e
Ramadan Musliut , i cilëson me veçanti , të cilat në stilistikën e
shprehjes krijojnë vetëdijsimin artsitik
në kërkim të zgjerimit filozofik, si
arritje të efektshmërisë për të krijuar universin e tij të mevetësishëm brenda
qarkut letrar me origjinalitetin
krijues, autori ndër të tjera shkruan :
“Natyrisht se Musliu e përfton poezinë mbi bazën e perceptimit të
veçantë, përmes një sistemit të mëvetësishëm të të shprehurit. Ai synon të jetë
vetja, të jetë i vetvetes;. të përftojë diçka që e dallon nga të tjerët për
arsye se edhe bota e tij shpirtërore është tjetër përballë tjetrit” .
Në
realitet poezia dhe koha ruajnë
të qenësishmen nëpër periudhat e ndryshme kohore. Poezia dhe shkrimet
publicistike si dhe ato kritike të Ramadan Musliut, ruajnë
e dëshmojnë prirjen, përcaktimin për të thënë fjalën në artikulim
dhe përceptim më të avansuar. Këtë
objektivë ai e ka arritur në tërërsinë
poetike. Mirëpo, për të konkretizuar
këtë realitet artistik, në këtë përzgjedhje të poezisë, Anton Nikë Berisha,
e cilëson atë në rrafshin kohor si
vazhdimësi e kontinuitet të penës së verifikuar, duke i dhënë e veçuar vendin e merituar deri në thellësi
produktivitetit artistik, poezive të këtij libri. Dhe kësaj përzgjdhjeje poetike i jep alternativën e kuptueshme në qartësi e jetë, apo siç thotë
edhe Borhesi: “ Kjo pra, besoj se
metafora ka një ardhmëri të begatshme, sepse po të duam, mund ta provojmë dorën
në variacione të reja” . Kësaj matafore poetike
i ka dhënë destinacionin, vetë poeti me vargjet e tija, dhe kritiku i
mirënjohur në cilësimin e kësaj metafore në prurje e variacione të reja
brenda kopertinave të këtij libri.
Përzgjedhja poetike ”Shtjellë shpirtërore”, klasifikon,
identifikon vlerën si domsdoshmëri dhe përjetim në ruajtje të portertit
artistik përtej nesh. Konsideroj se Anton Nikë Berisha, i ka ofruar lexuesit,
tërërsinë poetike, e cila dëshmon si vlerë e mision, duke i dhënë poezisë së Ramadan Musliut vendin e
përjetësisë në letrat shqipe.
Poezia
e Ramadan Musliut në përzgjedhjen e studiuesit
Anton Nikë Berisha, është dëshmia më konkrete për rinjohje të vlerave
estetike, të cilat burojnë nga shpirti dhe vizioni i autorit, njëkohësisht,
konfirmohen shqisat e brendshme shiprtërore të poetit, të cilat me tërë mëvetësinë e tyre
kodifikojnë fjalën e latuar si preokupim artistik, për t`i dhënë jetë artit në rrezatim të
qëndrueshmëm për vlera të mirëfillta.
Gjilan, më 23 tetor 2021