Kulturë
Kalosh Çeliku: Gra, nuk më vdes Poezia erotike, po Sot më vrasin trusakatët
E marte, 26.10.2021, 06:59 PM
GRA NUK MË VDES POEZIA EROTIKE
PO SOT MË VRASIN
TRUSAKATËT
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Edhe Kalosh ?eliku nuk e shpëton
Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav)
Po, e shpëtoi
Partia “demokratike”, Dje
Nuk mund të uleni,
në Tavernë. Shkaku, Se:
Nuk keni Vaksinë
anti Koronavirus
“Armikut të
padukshëm”. Pandemisë.
Realiteti. Nuk
mund të uleni pa vaksinë
Mund të rrini,
vetëm te “Paraku i Grave”:
Plus, edhe me
Gratë e mia besnike.
Edhe, si t’u besoj
Unë, se: ju jeni
Pa koronavirus.
Shteti “përbashkët”?!
I besoj vaksinës:
Natyra. Grave besnike...
(Vrasje publike)
Edhe, u përpoqët
të më vrisni Nateditë
Me helmime.
Aksidente komunikacioni:
Zjarre, në banesë.
Shtëpi. Atentate?!
“Xhipit” Babait,
para dritareve, Natën:
I vutë zjarrin.
Sulme fizike mes Dite
Në Shkup, para
syve të kalimtarëve.
Kohën e fundit,
përpiqeni të më vrisni
Tinëz, me raki
rrushi. Dy shtamaverë Di.
Dhe, ende: Nuk e
zbuluat dot fajtorin?!
Kurrë! Ndoshta, do
më vrisni me Poezinë...
(Gra, nuk më vdes Poezia erotike
po Sot më vrasin trusakatët)
Nuk më vdes rakia
e rrushit. Dëllinjave
E, as poezia
erotike. Xhadia besnike.
Po, më vdesin
masat pakrye Qeveritare:
Që, m’i kanë
mbyllë Tavernat. Lirinë
Gratë e mia
besnike. Dhe, Poezinë.
Përinatë, hip
zbres shkallëve të betonit
Sheshi,
“Skënderbeu”. Anës shqiptare
Dhe, matanë Urës
Gurit. Anës “maqedone”:
Aleksandrit Madh.
Dihet, te “Parku i garve”.
Nuk më vdes rakia
e rrushit. Dëllinjave
Dardhave gorrice
të Xha Derallës:
Luftë i shpalla
Pandemisë. “Armikut”
Mejdan me poezi,
te “Parku i Grave”.
Po, me vite më
vrasin trusakatët e pabesë
Dhe, më
ringjallin: Gratë e mia besnike...