Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror
E marte, 26.10.2021, 07:09 PM
Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror i flamurit dhe pavarësisë
Nga
Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti ishte njeri që e fshihte dhimbjen përballë armikut, kjo u pa sidomos
me rastin e helmimit të vëllezërve të tij nga armiku otoman(turk) dhe më pas
edhe të babait dhe nënës së tij që vdiqën, në kohën kur ai ishte në oborr të
sulltanit.
Në
fakt nga kjo ai e shfaqi shpirtin e tij qëndrestar edhe përballë çdo beteje si
asaj jetësore edhe asaj në fushën kundër armikut.
Se
sa i fortë ishte ai, shihet nga kjo se ai sa ishte në oborr të sulltanit
përballoj shumë gjëra, pa vëllezërit që i vdiqën nga helmimi i armikut ,pastaj
vdekja e nënës dhe babait të tij, dhe prapë ai qëndroi, nuk reagoi me zemërim
edhe pse e dinte se kush ishte shkaktari i vdekjes së tyre.Por,ai e fshehu
brenda lotin e dhimbjes, e fshehu sëbashku me dritën brenda tij që do t'ia
dërgonte si dritë lirie atdheut të tij kur ai vendosi të kthehet sëbashku me
arbërorët e tij për t'i vendos gjërat në vendin e vetë, për t'ia rikthyer
lirinë, identitetin dhe pavarësinë Arbërisë së tij të skllavëruar nën prangat e
armikut otoman(turk).
Ky
është heroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti që e ngrohu nëntorin e ftohtë dhe
me këtë i ngrohu gjithashtu edhe zemrat e arbërorëve duke e valvit sëbashku
flamurin e pavarësisë dhe lirisë.
Flamur
ky që valvitet edhe sot në shekullin XXI ,flamur ky që ka një domethënie të
madhe historike rrënjësore për këdo që mbanë atë dhe jeton me nder sipas asaj
që na e la ai testament.