Kulturë
Albert Habazaj: Loti si rruzull drite
E merkure, 27.10.2021, 04:25 PM
3
foto në një: 1. Albert Habazaj me matematikanin, informaticienin dhe
shkrimtarin Avdurraman Meçe; 2. Prof. Avdurraman Meçe në një veprimtari letrare
në Bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë; 3. Me miqtë më të
ngushtë: prof. Spiro Caushi, Albert Habazaj Astrit Xhaferi, Nestor Jonuzi, Ilmi
Bani, Vangjel Pici
Loti si rruzull drite
-Elegji
për yllin e Vlorës, Avdurraman Meçe -
Nga
Albert Habazaj
Tek
shket, loti më bëhet rruzull drite
Për
Duron tonë, që iku burrërisht,
Profili
ballë Dinjitetit i ndritet
Dhe
dy metër vend mori aq qetësisht.
Fisnik
i qeshur ishte. Dhe mal. Dhe det.
Vlorës,
tjetër si ai - zor t’i vijë,
Ç’bujar
mirësie qe në jetë
Dhe
i bukur sa dituria e tij.
I
sejtë qe ai njeri i ylltë?!
Kur
dhe shkëmbenjtë ballë dallgësh treten,
Asnjë
rrufe s’ia qorroi dot sytë,
Ai
kishte bërë betim me veten…
Fatkeq
për veten, fatmir për të tjerë,
S’pati
motër, as vëlla, familje s’ krijoi,
Gjer
në amshim - me nënën e mjerë,
Ndoshta
Duron Diogjeni kërkoi…
Avdurraman
Meçe qe prill me borë
Ku
përsosmëria gjet’ standard të ri,
Në
tri principata - princ me kurorë:
N’
matematikë, informatikë, letërsi.
Në
tjetër botë hynim, kur flisnim
Me
një teke përpara për poezinë,
Po
t’i shaje Dritëroin, sytë i nxinin
Dhe
furtunë tjetër pasonte stuhinë…
Si
ai, poet e shkrimtar shkrimartë
Nuk
kam takuar shumë, sinqerisht!
Që
e patëm në Vlorë, për ne qe fat,
Që
na iku… Oh, sa jam ndier ligsht.
Babicë, Vlorë, e premte,
15 tetor 2021