Kulturë
Gjon Keka: A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?!
E enjte, 28.10.2021, 06:34 PM
A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?!
Nga
Gjon Keka
Shpesh
në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së
mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke.
Për
të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gjakun e dëshmorëve
e të martirëve ,mjafton t'i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për
arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e
vizionarit ,Gjergj Kastriotit.
Kishin
kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gjakatare e Perandorisë otomane
dhe marrja pengë e shërbimi në oborrin e sulltanit ,ndërsa Arbëria dhe populli
i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gjak vetëm e vetëm për të
qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe ,ky
akt heroizmi i burrave e nënave arbërore ,tregon më së miri se sa e shtrenjtë
ishte liria që populli e nxorri nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e
atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë,strategu e mbreti
Gjergj Kastrioti.
Ardhja
e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe,se Arbëria do
të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenjë e
të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua.Arbëria nën
udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të
suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Europës së asaj kohe.
Ai,jo
vetëm e solli lirinë, pavarësinë,por edhe e unifikoj popullin arbëror në
kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta
dhe e sukseshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në
fund.Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e
shembull për një unifikim të vetë popujve të Europës.
Dhe
kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e
kohës së tij ,por ai u pa nga sytë e popujve të Europës edhe si shpresa e tyre
dhe mbrojtja e tyre ,për aq kohë sa ai jetoi,veproi dhe mbretëroi. Kështu ai
deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij ,por të gjithë
qytetërimit europian.Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet
rrënjësore të atdheut të tij.
Megjithkëtë,
në kuadër të kësaj do të ndalem pak tek simboli që ai e ngriti pasi u kthye në
Arbërinë e tij. Pyetja që është shtruar dje, e shtrohet sot dhe do të shtrohet
edhe nesër e deri në zgjidhjen e kësaj enigme ,ishte se kush e punoi, ruajti
dhe mbajti flamurin me Shqiponjën e Yllin që ai e ngriti me rastin e Pavarësisë
së Arbërisë më 28.Nëntor 1443? Kam hasur gjatë hulumtimeve të mia në kronika
,pastaj disa autor që janë marrë me historinë e popullit tonë që nuk arrijnë
edhe ata ta zgjidhin këtë enigmë ,e përmendin ngritjen e flamurit, dhe aktin e
asaj dite me rëndësi,por nuk e tregojnë kush e solli flamurin, kush e punoi atë
dhe e ruajti.
Sidoqoftë
për t'i hapë udhë dhe zgjidhje kësaj enigme, dhe duke analizuar
rrethanat,pastaj atdhetarinë e babait dhe nënës së Gjergj Kastriotit ,është e
mundur që simboli i Shqiponjës së fisnikërisë së Kastriotëve që më pas u bë
flamur i pavarësisë dhe Shtetit Arbëror nga nëntori i vitit 1443 të jetë punuar
e ruajtur nga nëna e Gjergj KastriotitVojsava e cila ,më shumë gjasë i ka lënë
testament të bijave të saj që nëse i kthehet një ditë biri i saj Gjergji ta
mbajë , ruaj e ngritë atë si flamur të fitores përballë të keqes dhe armiqëve.
Kjo mund të ketë ndodhur ashtu për faktin se nëna dhe babai i Gjergj Kastriotit
e kishin edukuar atë dhe fëmijtë tjerë të tyre në frymën e patriotizmit.Kjo
rrënjosje e kësaj atdhedashurisë nuk mund të mos jetë ndryshe,pos ajo se ai nuk
e harrojë asnjëherë Atë-Mëmdheun - Arbërinë e tij,por iu rikthye asaj si një
shpëtimtar.