Kulturë
Prend Buzhala: Vargje fishtiane mbi tradhtinë
E enjte, 28.10.2021, 06:33 PM
VARGJE FISHTIANE MBI TRADHTINË
(Fletëza
fishtiane), 3
Nga
Prend BUZHALA
Ka
jo pak tekste letrare e joletrare, në të cilat Fishta shfaq zemërimin e tij të
pafund, e shfaq ndaj të shkuarës, por e
shfaq sidomos ndaj aktualitetit të kohës së tij. Ai nuk e drejtonte këtë
zemëratë poetike kundër individit si të tillë, por kundër problemeve e
fenomeneve që e mundonin shoqërinë shqiptare. Duke e përqendruar kësisoj
energjinë e tij, ai hapte shtigje edhe për përgjigje adekuate. Edhe nëse e
drejtonte sulmin e tij gjithë mllef ndaj personit të caktuar, ai atë do ta
përdorte me arsenalin e tij polemik, antik e satirik. Vetë Aristoteli e ka
thënë: "Çdokush mund të zemërohet - kjo është e lehtë, por të zemërohesh
me personin e duhur dhe në shkallën e duhur dhe në kohën e duhur dhe për
qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur - kjo nuk është në fuqinë e të gjithëve
dhe nuk është e lehtë." Këtë forcë e energji aristoteliane e kishte edhe
Fishta.
Dinte
ta ruante drejtpeshimin emocional, paqen e brendshme mendore e prirjen për të
menduar qartë.
1.
Nuk
e di se ku e kishte hidhërimin e tij poeti i shquar anglez William Blake, kur
ka thënë: "Është më e lehtë ta falësh një armik, se sa ta falësh një
mik." Dhe, nuk është e habitshme, pse, në këso rastesh, intelektuali i
tradhtuar apo miku i tradhtuar në besimin e tij, e ndien veten mizorisht fajtor
pikërisht PSE KA BESUAR!
Drama
e përjetimit të kësaj situate, si në ato të tragjedive shekspiriane, sigurisht,
nuk është e lehtë për t'u përballuar. Te drama JUDA MAKABE e At Gjergj Fishtës
lexojmë:
"Nji
tradhti,nji namë, nji dhunë,
Për
t'u kja me gjak e lot!
Shka
t'a baka nieri i jot,
Nuk
t'a baka vetë anmiku..."
E
Lahuta, thanë, qenka trashëgimi e këlyshve të Rusisë...
Sa
të vërteta e të sakta tingëllojnë vargjet që i thur Fishta për trandjet
dramatike të kohës te "Lahuta...":
”Uh!
Europë, ti kurva e motit,
Qi
i rae mohit besës e Zotit,
Po
a ky â shêji i gjytetnís:
Me
dá token e Shqypnís
Per
me mbajtë klysht e Rusís?
Po
ti a kshtû sod na i perligje
Njata
burra qi m’ kto brigje
Per
tý vehten bânë flije
Kur
ti heshtshe prej ligshtije?
Edhe
koha jonë i ka Hamletët e vet, heronjtë e vet...
Dhe
një Hamlet përballet me dyshimet e tij sfilitëse, por vendos që ta godasë vetë
krimin, tradhtinë... dhe jo të hidhet në anën e të ligës...
Dramaturgët
e dinë që pazari me etikën njerëzore, u ngjet vlerave të tregut:
"Tradhtia
është si diamantet, nuk ka asgjë në botë që tregtari i vogël nuk arrin të bëjë
me anë të saj.", thotë dramaturgu, humoristi dhe gazetari anglez Douglas
Jerrold.
2.
Sokrati
i dikurshëm, kur pranoi që më mirë ishte të shkonte drejt vdekjes, duke pirë
gotën e helmit për fajet e paqena, se sa të jetonte me servilizmin e
pështirosur që do ta njolloste ndër shekuj veprën e tij; na e jep edhe profilin
e intelektualit me etikën e fortë të urtësisë, na e jep edhe sot shembullin e
një kulture të etikës dhe moralit kundër TRADHTISË MORALE, TRADHTISË
INTELEKTUALE, TRADHTISË INSTITUCIONALE dhe me NDERIMIN E PAGUAR ME JETË ndaj
LIGJIT, qoftë ai edhe i padrejtë.
Dhe
kjo etikë kulture politike, ka vlerë sidomos kur ka trokitur a troket në
ndërgjegjen politike dje e sot...dhe gjithsesi do të trokasë edhe nesër... me
pyetjen torturuese biblike: "Hej, kah je nisur, ku po shkon?! Quo vadis,
quo vadis, quo vadis"
Pyetja
e tillë i drejtohet njeriut (shenjtor, intelektual, pushtetar... etj) që
tradhton misionin e tij jetësor e shpirtëror. I ndodh, sepse në vend të kësaj
etike, Njeriu i Tillë e vendos pabesinë, interesin primitiv, servilizmin mizor
(e këtë të tillin intelektual shohim me profilin e profesurës në Universitet,
në institucione, në parlament, nëpër partitë politike apo në institucione
shtetërore në shërbim të mizorisë)...
Dhe
po qe se ti nuk e dënon krimin, të ligën, padrejtësinë, të pavërtetën dhe
injorancën, por i rehabiliton ato, i ndjek ato pas, ke bërë KRIM TË DYFISHTË.
3.
Pakënaqësitë
lindin edhe zemëratën letrare. Ndodh një shpërthim i vrullshëm si kundërshtim i
së ligës për veprimet e padrejta. Kundër jonjerëzores. Në rastet e Fishtës,
padrejtësitë kundër kombit shqiptar, të brendshme e të jashtme.
Dhe
ai nuk e kurseu këtë zemëratë kundër askujt.