E shtune, 20.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Vjershërime (2)

E enjte, 28.10.2021, 07:00 PM


Vjershërime (2)

Nga Nuhi Veselaj

1.Përmendorja në Grykë

-Abdullah Shabanit-

Qëndron gryka legjendare

Në luginë të pyllit plak,

Lavd-trimni u thur të parëve

që u strehuan në këtë sharrak.

Qëndron po Gryka mikëpritëse

Që shumë forca ka përtri,

Qëndron gryka kryengritëse

Nder e mburrje në histori.

Dielli rrezet i shpërndan

Skuqi gjaku buzët e prronit

Ngadhnjyen trimat partizanë

Futën tmerr në zemër të mizorit

Këtu gjarpni mbet pa bisht

N’ zemër u trand çdo mashtror

U lëkund tempulli fashist

Porse Dulla ra dëshmor

Humbi rininë pranverore

Grykës iu shtue lavd i ri

Kujtimi i tij  mbeti prore

Skaj ahishte në qetës.

Sot në gji grykës stolis parku

Përmendorja me mbishkrim

Del burimi ku u derdh gjaku

Dull luftarit pror kujtim!

(20 korrik 1961,Ferizaj, Rilindja për fëmijë )

2. FALENDERIM

(para bustit të Atë Shtjefën Gjeçovit)

Ju falem Atë

Me përgjerim

Për zemër prindi

Për bizëqeshje mësuesi

Për shpirt njeriu

Për vijëzim krijuesi!

Ju falem Atë,

Për relikte e fjalë urtake

Për fryt mendjesie

Nga pema e dijes qiellore

Dhe nga qëndresa

E rrënjëfortës sonë arbnore!

Ju falem Atë

Sipleqnar Mesie,

Që përkundër injorancës

Dhe dallgëve të fanatizmit

Arritët të mbëltonit :

Pemën e përbashkimit!

Ju falem Atë,

Për përballje me djaj:

Dhaskallë popa e vandalë

Ku për të djejta të Shqiptarisë

Stoikisht qëndruat

Në rrugën e Perëndisë

JU falem atë

Për një të voglin shëlbim

Për të madhin qëllim

Për lumnim e shembëlltyrë

Të shenjtëruar, për jet e mot

Me gjakun tuej të dëlirë!

Ju falem Atë

Me shpirt poezie

Me buzëqeshje virgjërie

Se edhe Hasin e Thatë

E njomët me krenari,

Me përgjërim e urate.

(Rilindja për fëmijë, 23.10, 2001)

3. Drejt brerores kuqezi

(sihimn për shkollarët tanë)

Atdheyni është Kosova

Me Nënën-Shqipri

Me burime, fusha e male

Me nënqiellin kaltëri...

Si e lashta Dardani

Histori kjo me përvojë

Siemnakja Arbëni

Atë ligjërim pati mburojë..

Dhe ndërkohë, Shqipot tanë

E bënë zonjë gjuhën amtare

Me abe e shkrime të vyera,

Me veprime atdhetare.

Dhe në këtë vazhdë thurën virtyte:

Sa të drejta, sa të vërteta,

Shëmbëllesa joshëse, bindëse

Fort të çmueshme  sa vetë jeta...

Trashëgim ky fakt i mbrumur

Me mund shumë, flijim dëshmorësh

Dhe për herë fort i rishtuar:

Me furi e  shënd  darsmorësh...

-Mos të harrohen mësime/pësime

-na thotë preraraz Babaplaku:

Atdheu quhet kopsht me lule,

Kur armiq s’ka brenda pragu!

... Sot e mot Atdhe Kosova

Me të Lumen Nënë Shqipri

Të hapërojnë, të ecin së toku:

Drejt Brerores  Kuqezi!

(Revistën Metafora 2014)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora