| E enjte, 28.10.2021, 07:00 PM |
Vjershërime (2)
Nga Nuhi
Veselaj
1.Përmendorja
në Grykë
-Abdullah
Shabanit-
Qëndron
gryka legjendare
Në
luginë të pyllit plak,
Lavd-trimni
u thur të parëve
që
u strehuan në këtë sharrak.
Qëndron
po Gryka mikëpritëse
Që
shumë forca ka përtri,
Qëndron
gryka kryengritëse
Nder
e mburrje në histori.
Dielli
rrezet i shpërndan
Skuqi
gjaku buzët e prronit
Ngadhnjyen
trimat partizanë
Futën
tmerr në zemër të mizorit
Këtu
gjarpni mbet pa bisht
N’
zemër u trand çdo mashtror
U
lëkund tempulli fashist
Porse
Dulla ra dëshmor
Humbi
rininë pranverore
Grykës
iu shtue lavd i ri
Kujtimi
i tij mbeti prore
Skaj
ahishte në qetës.
Sot
në gji grykës stolis parku
Përmendorja
me mbishkrim
Del
burimi ku u derdh gjaku
Dull
luftarit pror kujtim!
(20
korrik 1961,Ferizaj, Rilindja për fëmijë )
2.
FALENDERIM
(para
bustit të Atë Shtjefën Gjeçovit)
Ju
falem Atë
Me
përgjerim
Për
zemër prindi
Për
bizëqeshje mësuesi
Për
shpirt njeriu
Për
vijëzim krijuesi!
Ju
falem Atë,
Për
relikte e fjalë urtake
Për
fryt mendjesie
Nga
pema e dijes qiellore
Dhe
nga qëndresa
E
rrënjëfortës sonë arbnore!
Ju
falem Atë
Sipleqnar
Mesie,
Që
përkundër injorancës
Dhe
dallgëve të fanatizmit
Arritët
të mbëltonit :
Pemën
e përbashkimit!
Ju
falem Atë,
Për
përballje me djaj:
Dhaskallë
popa e vandalë
Ku
për të djejta të Shqiptarisë
Stoikisht
qëndruat
Në
rrugën e Perëndisë
JU
falem atë
Për
një të voglin shëlbim
Për
të madhin qëllim
Për
lumnim e shembëlltyrë
Të
shenjtëruar, për jet e mot
Me
gjakun tuej të dëlirë!
Ju
falem Atë
Me
shpirt poezie
Me
buzëqeshje virgjërie
Se
edhe Hasin e Thatë
E
njomët me krenari,
Me
përgjërim e urate.
(Rilindja
për fëmijë, 23.10, 2001)
3.
Drejt brerores kuqezi
(sihimn
për shkollarët tanë)
Atdheyni
është Kosova
Me
Nënën-Shqipri
Me
burime, fusha e male
Me
nënqiellin kaltëri...
Si
e lashta Dardani
Histori
kjo me përvojë
Siemnakja
Arbëni
Atë
ligjërim pati mburojë..
Dhe
ndërkohë, Shqipot tanë
E
bënë zonjë gjuhën amtare
Me
abe e shkrime të vyera,
Me
veprime atdhetare.
Dhe
në këtë vazhdë thurën virtyte:
Sa
të drejta, sa të vërteta,
Shëmbëllesa
joshëse, bindëse
Fort
të çmueshme sa vetë jeta...
Trashëgim
ky fakt i mbrumur
Me
mund shumë, flijim dëshmorësh
Dhe
për herë fort i rishtuar:
Me
furi e shënd darsmorësh...
-Mos
të harrohen mësime/pësime
-na
thotë preraraz Babaplaku:
Atdheu
quhet kopsht me lule,
Kur
armiq s’ka brenda pragu!
...
Sot e mot Atdhe Kosova
Me
të Lumen Nënë Shqipri
Të
hapërojnë, të ecin së toku:
Drejt
Brerores Kuqezi!
(Revistën
Metafora 2014)