Kulturë
Albert Zholi: Majlinda Pajaj - Dallgë në stuhi
E diele, 31.10.2021, 01:47 PM
Jeta si “Dallgë në stuhi”, në librin e autores, Majlinda Pajaj
Nga
Albert Z. Zholi
Libri “Dallgë në stuhi” i autores Majlinda Pajaj, nuk është thjesht fantazi apo një nënvetëdije e fshehur, apo vizione njerëzore bazuar mbi fotografitë apo ëndrrat. Jo, këto vargje libri janë vetë jeta e aurores. Një jetë mbushur me vështirësi, pengesa, luftë, debate, pabesi, intriga, por edhe suksese, buzëqeshje, përqafime, urime, mbresa, suksese dhe gëzime. Kjo është jeta e autores, si dallgë nëstuhi, herë diçka si valët e detit, herë si dallgët e grurit, herë me dallgë njerëzish. Ka shumë lloj dallgësh kjo jetë...
Jeta
në kuptimin e figurshëm sipas vargjeve të autores ka vështirësi e ndryshime të
njëpasnjëshme, sepse në rrjedhën e ngjarjeve dallgët e jetës janë vërshim i
papërmbajtur ndjenjash ku kadhe dallgë zemërimi (urrejtjeje),dallgë inati,por
dhe dallgë malli.
Në
këtë libër autorja ëndërron e beson. Ëndërron për një jetë më të bukur dhe
beson se me punë dhe njerëzit e vështirë do ndryshojnë, do të bëhen më të
paqtë, më të ndjeshëm, më korrekt, më punëtorë. Tek ëndrrat e saj nuk ka
thjesht thjesht fantazi, por dhe kërkesa, pasi shpesh ëndrrat na ndihmojnë të
shmangim gabimet, të hedhim hapin e duhur, dhe të vërejmë në realitet atë që
nuk kemi parë! Ndaj javlen të lexosh librin e Majlindës, pasi ëndrra tek ajo
ështëe gjallë dhe e vështirë për tu harruar.
Stuhia
jetësore e saj mbetet si një dukuri e mahnitshme, në disa raste e frikshme nga
vuajtjet dhe emocionuese,por që kanë brenda natyrën njerëzore në tërë
dimensionet e saj. Autroja në libër i këndon nënës, babait, familjes, fëmijëve,
atdheut, emigracionit, mallit, hipokrizisë, fenomeneve shoqërore. Ajo e sheh
jetën në lëvizje, pa ngjyrime partiake, pa vello zbukurimi artificiale, pa
paragjykim.
Poezia
e saj herë është puhizë detare, herë vullkan përvëlues, herë borë dimri të
egër, herë pranverë Shqipërie, herë muzg Durrësi, herë valëzim Sarande, herë
zhurmë Tirane, herë erë Patosi, herë murlan Tropoje, pra çdo stinë viti, çdo
karaktersitik qyteti që lidhet me Atdheun. Por nga shumë poezi unë do veçoj:
Të thirra nënë!
Të thirra nënë, a vallë
më dëgjon?!
Një lëmsh sonte më
është bërë në fyt,
Eh, kjo breng si nuk
duron,
Loti mallit po më mbyt!/
Ti prek duart e ti puth,
Ato duar mund i gjallë,
Përqafimi të më mbush,
Këtë shpirt zbrazur në
mall.
E di nënë, dhe ti si
unë,
Nata syrin ta verbon,
Loti derdhur varg e
lumë,
Nën jastëk shamin
kërkon.
Ehhhh, mërgim ma more
jetën!
Dhimbja vret ditët e
mia,
Nëna ime rri e pret,
djeg malli, ku është
fëmija?!
“Kur
je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të
mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj”- ka thënë Sophia
Loren. Duke qenë vetë nënë aq më tepër në emigracion, autorja me një metaforë
të fuqishme përcjell mallin e saj, brengën e saj, për nënën duke e ditur se si
pret në Atdhe duke qëndruar në dritare. Disa nëna puthin, të tjera janë më të
rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave
puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë, pasi jeta e fëmijëve me moshën ndryshon
si stinët e vitit. Loti dhe malli i nënës janë simbole shprese dhe fuqie për
çdo fëmijë.
Krahasimi
dhe metafora janë dy figurat letrare që formatojnë në mënyrë harmonike këtë
poezi me detaje dhe frymë malli.
Amerika
Amerika “Lux-in” më dha,
Njerëzia kështu
mendojnë,
Dhimbjen, lodhjen kush e
pa?!
Brenda shpirtit më
qëndrojnë!
Kam punuar me këto duar,
Punë të pastra domosdo,
Edhe gjumin kam harruar,
Jeta është mund, ndaj
mos gjyko!
Emigracion
do të thotë shpresë dhe mall. Ëndrra e mërgimit e ktheu ikjen e shqiptarëve në
vitin 1990, në tragjedi në fillimet e para, ku me skafe, me këmbë maleve, shqiptarët
ju drejtuan Greqisë dhe Italisë. Ndërsa, pas 30-vjetësh, kur emigracioni
shqiptar ka kapur gjithë kontinentet, tani, gëzimi dhe tragjedia kanë depërtuar
te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth.
Sepse
të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të
parakohëshme, vdekje nga krimet, por edhe nga përpjekja e stërmundimëshme për
të arritur “tokën e premtuar”.Autorja ka patur fatin e mirë që të emigrojë në
Amerikë. Një vend i sigurt, një vend potencial për punë dhe hapësirë shumë
profeisonale. Por Amerika nuk është qejf, dembelizëm, përtaci, por është
zhurmë, punë, vrap, disiplinë, korrektësi, zbatim ligji, dypunësim. Jeta aty
është sa e bukur, por po kaq e vështirë. Njeriu që kërkon të përparojë duhet të
punojë dhe vetëm të punojë. Aty puna është simbol i pasurisë, dhe karakterit të
vërtet njerëzor. Kush mendon se në Amerikë ke gjetur parajsën duke vegjetuar
kafeneve si në Shqipëri, në atë çast ke dështuar. Kjo është Amerika e ngjyrave
dhe reklamave të çmendura. Ajo të jep të gjitha mundësitë dhe të mbyll të
gjitha shtigjet e abuzimit. Puna aty është virtyti më i lartë njerëzor që e ka
çuar atë kontinent në kryeveprën botërore të zhvillimit dhe mirëqënies.
Aty
çdo gjë fitohet me punë, djersë, sakrifica, korrektësi, displinë, aftësi
individuale dhe jo me hatëre, tarafe, miqësi dhe farefisni. Amerika është
shteti i pagjumë që frymëzon njeriun të gjejë vetveten me punë. Si kjo poezi,
me këtë fisnikëri ndjenjash dhe vërtetësish, autorja ka shumë në këtë libër.
Libri
i saj, poezitë e saj frymojnë me kohën, skalisin portrete njerëzore të
devotshme, kritikojnë qëndrimet artificiale, afrojnë ndjenjat e pastërta në
miqësi dhe dashuri.
Poetja
me vargun e saj të sinqertë dhe spërkatur me vesë mëngjesi, nuk duron
padrejtësitë dhe melankolitë e shtira. Ajo përcjell te lexuesi dëshirën për
sinqeritet, etje për librin, thirrjen për drejtësi, konceptim dëshirash reale,
përjashtim të jetës me vese dhe hipokrizi. Në poezinë e saj gjen vizionin e
kohës, realitetin jetësor por mbi të gjitha karaktersitikat që duhet të
zotërojë njeriu i qytetëruar, në këtë kohë situatash të vështira. Puna, paqja,
dialogu, leximi, dashuria, vlerësimi janë tiparet që ajo do të shoh tek çdo
shqiptar, për një jetë më të mirë, larg fenomeneve negative të kohës. Te ky
libër Majlinda sjell një erë Shqipërie ndryshe, një mall me koificent të lartë
atdhetar, një vargëzim shpirtëror me sinqeritet fëminor, ku bën një haromizim
të etikës poetike me ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Esetikisht i lëmuar,
artistikisht i ngjyer me penelata ylberiane, ky libër sjell mesazhin njerëzor:
Të duam punën dhe njeriun.