E merkure, 11.12.2024, 12:01 PM (GMT)

Kulturë

Ribotohet 'Pse e urrej Kadarenë' nga Shefqet Dibrani

E diele, 31.10.2021, 11:52 AM


Ribotohet “PSE URREJ KADARENË dhe poezi të tjera”, nga Shefqet Dibrani

Sivjet është ribotuar libri me poezi i Shefqet Dibranit duke zbardhur enigmen e pashpjeguar të bllokimit inatçor dhe perverës të botimit të parë, i cili për standardet e Kosovës mund të ishte radhitur për Libër të Gueness. Ndërsa autori i librit nuk do të ndjek rrugën ligjore?! Ai, këtë çështje do t’ia lë ndërgjegjës si individit, institucionet dhe shoqërisë, kurse librin e tij me poezinë emblematike “Pse e urrej Kadarenë”, që shënon një ironi artistike, tingëllim sikur i sfidonte të gjithë zërat kundërshtues të asaj kohe, pse jo edhe më pas, falë Bibliotekës Nacionale në Zvicër, autori arriti ta materializoj dëshirën e tij si botim i dytë, ca i përpunuar.

Në vazhdimi pa japim një fragment të shkurtuar nga një shënim përcjellës i asaj kohe: “Ikja e tij e hershme në dhe të huaj, për çfarë na thotë arti i tij, dëshmojnë shpirtin e tij rebelues. Të papërmirësueshëm. Ai do ta kultivojë sigurt vargun. Poezinë. Revoltën. Për ndryshimet që përjetoi. Për plagën që përherë përpiqet ta shërojë, por gjithnjë e më tepër i kullon gjak. Mërgimi, në rend të parë. Muret që ia ndalojnë lirshëm ecjen etnisë. Miqësitë e krijuara mundimshëm. Komunikimi i ngadalshëm, kur në botë tashmë mbretëron komunikimi celular, satelitor, mobil, interneti, e çfarë jo tjetër.

Mërgimi është edhe diçka më shumë... Dhe ngadalë derisa shpalojmë lirikën e poetit, vijmë te ajo që duhet thënë, se ai shkruan pa druajtje, por edhe pa pretendime të mëdha. Figuracioni i tij tepër i kapshëm dhe i pëlqyeshëm. Veçan ai i poezisë “Pse e urrej Kadarenë”, që shquhet si poezi ndër më të bukurat, më të realizuarat, për të mos thënë atë “pothuajse” edhe antologjike. Sepse: “Unë e urrej Kadarenë nga dashuria/ Ulem prehem vdes e ngrihem/ Për ndjenjat e Tij”. Forma e preferuar i jep poezisë sharmë të veçantë, përjetim çasti që bartet nga autori tek receptuesi magjishëm, shpejt dhe bindshëm.

Metamorfoza e poezisë së Dibranit nënkupton fisnikërimin ideor, ligjërimin figurativ potencialisht në gradacion rritjeje, thjeshtësia e shndërruar në figurë, eklektizëm i toleruar, premtim i realizuar... Sepse, e gjithë kjo që u tha shtron konstatimin përmbyllës se në “vetëdijen dhe krenarinë” autoriale ka diçka mistike, e cila do ndriçuar. Akti i (ri)leximit e arsyeton këtë më së miri”. Siç e theksuam më lartë, fragmenti është shkëputur nga një shënim përcjellës i botimit të parë në vitin 1996.

Libri është botim i autorit, dhe është shtypur në shtypshkronjën “Dritapress”, Prishtinë 2021. Libri ka 74 faqe me gjithësejt 54 poezi të ndara në tre cikle. Sistemuar në Bibliotekën Nacionale në Zvicër. ISBN 978-3-9524932-9-8



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora