Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe
E diele, 31.10.2021, 06:59 PM
Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe
Justice delayed is
justice denied
Nga
Keze Kozeta Zylo
Në
Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë
paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë,
për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë. Protesta paqësore me moton “Rally for her
justice”, u organizua nga z.Mark Gjonaj
Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave
dhe udhëheqës i tyre. Shtoj këtu se
z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku
kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington,
Justice and Hearing, më 30 prill 2019.
Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset
drejtësia në vend.
Ne
shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman
dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit
seksual. Zonja Vasfije Krasniqi Goodman
deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para
grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët
serbë.
Fjala
dhe betimi i Z.Mark Gjonaj
Fjalimi
i Zotit Mark Gjonaj para protestuesve ngriti peshë zemrat e tyre duke hedhur
parrulla: “Justice delayed is justice denied” që do të thotë drejtësi e vonuar
drejtësi e mohuar, Turp për Serbinë,
drejtësia duhet të vihet në vend etj…
Mirëdita,
komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj
duke ju përshëndetur të gjithëve.
Më
lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të
preferoja, por këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në
kërkimin tonë për drejtësi.
Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarit që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtetë i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë. Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare si Vasfije Krasniqi Goodman.
Atë
ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të
pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Ballkanin.
Kongresmeni
Adriano Espaillat, Kongresmeni Joe Morelle, të gjithë me kërkuan që ta di se
ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të
qenë një zë për të pazëshmit, të mbijetuarit dhe viktimat. Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një
sekuencë alarmante dhe përshkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe
stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.
Secila
prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë
është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin
rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të
epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe
mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vëmë
re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë
ardhur me mbështetjen dhe mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.
Moska
ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë
rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.
Nuk
duhet të lejojmë një tjetër Srebenicë, Vukovar dhe Raçak.
Nuk
mund të mpihemi nga përdhunimi. Ne nuk mund të jemi të shurdhër ndaj
padrejtësisë së genocidit dhe mizorive. Trupi i femrës nuk mund të përdoret si
fushë beteje.Përdhunimi nuk është një krim lufte i klasit të dytë. Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të flasim. Le
të vazhdojmë të bashkohemi, le të flasim me zë të lartë që të gjithë kombet e
lira të botës të dëgjojnë. Le të mos dorëzohemi kurrë.
Unë
do të jem me ju në çdo hap të rrugës. Ju më frymëzoni. Dhe ju premtoj, së
bashku do ta fitojmë këtë luftë. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë të mbijetuarit
tanë! Zoti e bekoftë Amerikën!
***
Me
duartrokitje dhe lot në sy u mirëpritën dy të mbijetuarat e dhunës seksuale
zonjat Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani të cilat kërkuan
drejtësi për 20.000 vajzat dhe grate e dhunuara si dhe 50.000 gratë dhe vajzat
e tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.
Zonja Vafsije Krasniqi Goodman tha se: “Ne po punojmë fort për të
sensibilizuar mbarë opinionin botëror dhe bota ta marrë vesh se shteti serb i
udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic ka qenë barbar. Gjithashtu zonja Vafsije Krasniqi Goodman në
llogarinë e saj në F/B shkruan se dita e djeshme për atë ka qenë një ditë e
mahnitshme në Uashington DC një ditë para Mitingut për Drejtësinë. Ajo shkruan se ne morëm mbështetje për të
mbijetuarit e krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe dhe Vëllezërit
Bytyqi. Faleminderit liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer, kongresmenit
Lee Zeldin, kongresmenit Ritchie Torres kongresmenit Adriano Espaillat,
kongresmenit Joe Morelli dhe shumë të tjerëve, si dhe zyrtarëve nga Komiteti i
Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për angazhimin e tyre për të luftuar
së bashku me ne.
Në
emër të familjes Bytyci foli z.Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Agronit dhe
Mehmetit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës dhe akoma nuk
gjenden trupat e tyre. Ilir Bytyqi është
aktivist për të Drejtat e Njeriut, duke luftuar pandërprerë për Drejtësi në
rastin e vëllezërve të tij Bytyqi.
Ai
tha se askush nuk është dënuar për krimet makabre që kryen kriminelët serbë.
Ai
ishte i shoqëruar nga prindërit e tij dhe të tre bijve të UÇK-së, Baca Ahmet me
zonjën Bahrije, të cilët kane 20 vjet që kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre.
Zonja
Wiola Rebecka aktivistja për të drejtat e njeriut, psikoanaliste e licencuar
PhD, autor e librit "Përdhunimi një histori turpi" dënoi gjithë
krimet makabre serbe. Një tjetër folëse
ishte dhe Znj. Ida Sefer një e mbijetuar e genocidit në Bosnje dhe Hercegovinë,
ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj studimit dhe ndarjes së
historisë së Ballkanit dhe çështjeve të të drejtave të njeriut. Ajo eshte
presidente e Institutit Boshnjako-Amerikan të Genocidit.
Në
këtë tubim folësit e tjerë kryesor ishin si: Ligjvënësi në Westchester County
z.David Tubiolo, Asambleistja e NYS Nathalia Fernandez, Tommi Mischel artistja
kroate amerikane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit, z.Vedat
Gashi, ligjvënësi i Qarkut Westchester, aktivistja e mirënjohur Ariana Elezaj
anëtare e bordit të Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”,
hulumtuese e ndërtimit të komunitetit koheziv, gazetarja e shquar Albana Xhara,
Blerina Kadribeg aktiviste e komunitetit
boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak.
dhe të tjerë të cilët denoncuan me forcë krimet serbe. Ata kërkuan në
këtë tubim që të gjitha viktimat e dhunës seksuale si në Kosovë,
Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci, nga ushtria serbe, krimet e të cilëve duhet të
cohen para drejtësisë ndërkombëtare. Ata
thanë se ushtarët që kryen krimet e luftës akoma nuk janë çuar para drejtësisë.
Me
shumë interes u mirëprit dhe asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare
dhe publike në shkollën e çështjeve ndërkombëtare dhe publike të Universitetit
të Kolumbisë dhe anëtar i fakultetit filial i Institutit Harriman,Tanya Domi.
Në
këtë protestë foli në podium dhe z.Mark Qehaja kryetar i shoqatës shqiptaro
amerikane Skënderbej Inc. i cili tha se ne duhet të luftojmë gjer në fund sa të
cohen para drejtësisë gjithë kriminelët.
Gjatë
intervistës për TV “Alba Life” znj.Vasfije Krasniqi Goodman tha se unë tashmë
jam deputete e zgjedhur me votat e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe e kam
për detyrë ta ngre me forcë zërin tim në mbrojtje të të gjtiha viktimave nga
ushtria kriminele serbe.
Të
gjithë protestuesit ndërmjet tyre dhe Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së shpresonin
se një ditë të gjithë kriminelët do të përfundojnë para drejtësisë për t’u
ndëshkuar për krimet barbare, pasi shpresa vdes e fundit.
Të
gjithë betohemi!
28 tetor, 2021
Manhattan, New York