Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Visar Zhiti - Dorëshkrimet e fshehta të burgut
E hene, 20.09.2021, 06:14 PM
Ky libër - botimi anastatik i poezive të burgut të
Visar Zhitit - vërtet përbën një lajm të madh për letërsinë shqipe.
Visari është denuar nga diktatura e Enver Hoxhës
vetëm pse ka shkruar poezi dhe këtë fakt duhet ta njohim e për këtë e kemi
detyrë morale të flasim.
Prandaj botimi i këtij libri në këtë formë mund të
shërbejë si një rrëfyestore për ndërgjegjet e baltosura, por edhe si një libër
vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për lexuesit e rinj e brezat që vijnë.
Vuajtet e Visarit janë vuajte të shoqërisë
shqiptare dhe të trasnmetuara në poezi ato marrin dimension estetik dhe etik.
Po ashtu, historia e shpëtimit të këtyre poezive
është rrënqethëse, është një dramë që njëherësh tregon vuajtet e tmerrshme të
shoqërisë shqiptare nën thundrën e asaj diktature të egër.
Librit i paraprijnë dy parathënie mjaft interesante
nga Andreas Dushi dhe Eda Agaj Zhiti dhe po ashtu mendimet e disa
bashkëvuajtësve të Visarit që lexuan poezitë e tij në burg, si dhe një studim
shumë serioz i Luan Topçiut.
Përgëzime Shtëpia Botuese
Onufri për një punë shumë me vlerë.