Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: 'Jete eshte vepra dhe jo vitet'
E diele, 15.08.2021, 09:54 AM
''...jete eshte vepra dhe jo vitet''
Nga
Zeqir Lushaj
Dje
ne Shkoder ne kryeqendren historike te Shqiperise se Veriut, u be promovimi i
vepres se te mirenjohurit studius, publicist, fotograf e kronist, por mbi te
gjitha GJEOGRAFIT te pasionuar, te paharruar e te pashoq Kole Progni.
Vepra
e tij qe u promovua dje, bash ne diten e nje-vjetorit te ndarjes nga jeta te
autorit Kole Progni, titullohet si me posht: -shih foto-kopertinen e librit, qe
eshte plot 502 faqe.
Ballina
e vepres se Koles qe u prezentua ne nje-vjetorin e ndarjes se tij nga jeta
I
paharruari Kole Progni ka nje jete intensive te ndare mes arsimit si
mesues dhe studjuesit pasioniant per
gjeografine. Lexojeni kete liber qe te kuptoni se kemi te bejme me nje studius
shume serioz e te kualifikuar ne fushen e gjeografise-historise se krejt Alpeve
Veriore. Monografia e Koles, e para do viteve per Kelmendin, dhe kjo e sotmja
per Nikaj-Mertur, ju bindin edhe per me shume se sa thame...
Ata
qe nuk e kane njohur, shkurtimisht me jeten e Koles mund te njihen ne
permbledhjen qe keni ne kete foto-shpindine te librit ne fjale:
Bashkshortja
e Koles zonja e nderuar Maria, krejt familja PROGNI, dje gjithe diten priten e
percollen te aferm, shoke, miq, ish nxenes e student te Koles, dashamire te
shumte nga Tropoja, Shkodra, Lezha, Tirana ... Vizita ne varreza, promovimi ku
folen shume b/punetore e dashamire, dreka perkujtimore, shperndarja e librit te
Koles, lane mbresa dhe krijuan emocione te shumta te pjesmarresit dhe do te
kujtohen gjate.
Per gjithe sa ishin ne kete veprimtari mbreslenese, edhe per mua, autorin e ketij shkrimi informativ, Kole Progni do te mbetet i paharruar. Pak kohe e kisha koleg ne shkollen e mesme te Tropojes se Vjeter, por nje jete te tere e pata shok, bashkpunetror e koleg te letrave qe nuk mund te harrohet kurr.
Paste
drite ne jeten ku e thirri i Plotfuqishmi, qe e ka tagrin e padiskutueshem te
na therras edhe ne te tjerve, kur te doj Ai.
Njeriu
zemerbardhe, qe dha shume e nuk na kerkoi asgje, Kole Progni
-Per
ZemraShqiptare, nga Shqiperia, Gusht 2021-