Mendime
Gani Qarri: Burgosja e Thaçit, shpëtoi Kosovën nga ndarja
E marte, 11.05.2021, 08:06 PM
Burgosja e Thaçit, shpëtoi Kosovën nga ndarja
Copëtimi
i Bosnjës, mundësi apo opsion i ri
Nga
Gani Qarri
Aventura
vrastare ndaj shtetësisë së vendit tonë të brishtë, dhe kërkesa renegate e
kuislingut Hashim Thaçi drejtuar ndërkombëtarëve me 25 korrik të vitit 2018 në
Alpbach të Austrisë, për ndarjen e Kosovës, u inkorporua aq thellë nga
propaganda filo-serbe e individëve dhe mediave të lidhura me renegatin Thaçi,
brenda vet masës dhe shtetit tonë të ri, sa që "ndarja" edhe tek
qytetarët, pothuajse u bë normale, sikur pavarësia e Kosovës, që me kohë, të
ishte shpallur, nën kushtëzimin për ndarje, kurdo që këtë t`ia kërkonte
krimineli Aleksandër Vuçiq, kuislingut Hashim Thaçi.
Ide
tradhtare kjo e shkallës më të lartë kombëtare e shtetërore, kundër të cilës
nuk reagoi as nuk protestoi, pothuajse gati askush në Kosovë, e as vet populli
i shumëvuajtur shqiptar nën robërinë dhe okupimin e gjatë të Serbisë.
Madje
përveç akomodimit të kësaj aventure tradhtare me propagandë të rafinuar, të
mënyrës më perfide të argatëve të Thaçit e spiunëve të Serbisë si Baton Haxhiu
dhe televizioneve të SHIK-ut, si Klan-Kosova, RTK etj, për ndarjen e Kosovës,
përveç fatkeqësisë që kundër kësaj ideje vrastare, nuk reagoi pothuajse askush
në Kosovë, sidomos tek 5 vendet-mos njohëse brenda BE-së, forcoi edhe më tepër
bindjen se pavarësia e Kosovës është e përkohshme dhe as vet populli i Kosovës
nuk beson më plotësisht në te.
Vetëm
ardhja e z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, shkuarja e Trumpit e Grenellit si dhe
arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga Dhomat e Specializuara në
Hagë, bënë që përfundimisht, të shpëtoj Kosova nga ndarja.
Madje,
frika e humbjes së zgjedhjeve edhe nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, e bindi
plotësisht kriminelin Aleksandër Vuçiq, se do të mbetej edhe pa mikun e tij të
fundit dhe tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, duke
ia shuar plotësisht të gjitha shpresat Serbisë dhe presidentit serb, për
ndarjen e Kosovës.
Kështu
që shërbimet e fshehta serbe, diplomacia e Vuçiqit dhe aleatët e tij rus, u
orientuan përfundimisht në gllabërimin e pjesëve tjera të ish federatës jugosllave,
si Bosnja e Hercegovina, për realizimin e planeve hegjemoniste serbe dhe
krijimin e Serbisë së Madhe
Burgosja
e miqve të Aleksandër Vuçiqit, si Hashim Thaçi me shokë, nga Dhomat e
Specializuara në Hagë,si dhe mundësia e humbjes së Edvin Kristaq Ramës në
zgjedhjet e 24 prillit në Shqipëri, ka bindur plotësisht Vuçiqin dhe Serbinë,
se me shkuarjen e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në
Kosovë dhe Shqipëri, ndarja e Kosovë ka dështuar tanimë plotësisht.
Kështu
që ai orientoi shërbimet e vete të fshehta, diplomacinë serbe dhe aleatët e
tij, për promovimin e ndarjes së Bosnjës dhe marrjen e mbi 51% të territorit të
saj, të përvetësuar nga harambashët serb me terror e krime masive lufte dhe
gjenocid mesjetar, mbi boshnjakët dhe kroatët në Bosnje e Hercegovinë, me
qëllim të gllabërimit të të ashtuquajturës “Republika srpska” nga Serbia.
Kjo
ishte arsyeja thelbësore, që Vuçiq nxiti njerëzit e tij, ta bënin publikimin e
planit për formimin e Serbisë së Madhe, përmes një të ashtuquajturi
"non-paper", në vet kryeqytetin e BE-së, në Bruksel.
Por
përkundër të gjithave, problemi më madhor i Kosovës, tanimë nuk është planit
serbo-rus i lëvizjes së kufijve të shteteve tjera ish jugosllave, brengë për
Kosovën vijon të mbetet enigma e aventurës renegate të kryekuislingut Hashim
Thaçi me shokë, dhe kërkesa e tij publike drejtuar edhe ndërkombëtarëve për
ndarjen e Kosovës, me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, e cila
nga atëherë, vazhdon të rigjenerojë problem, pas problemi për popullin dhe
shtetin tonë të ri.
Me
kërkesën e tij publike për ndarjen dhe copëtimin e Republikës së Kosovës të
cilën, ai pa pikë turpi e kriteri të politikanit të njëmendtë, pati guxim ta
quante edhe si zgjidhje kreative, nga ajo ditë e deri më sot, fati i statusit
të vendit tonë, megjithëse i vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë,
qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, është vënë në pikëpyetje
globale dhe ka stopuar të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës,
duke rritur kështu, deri në ekstrem mospajtimet për pavarësinë e Kosovës edhe
brenda për brenda vet Bashkimit Evropian.
Kështu
që nëse edhe më tej, shkaku i kërkesës së kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e
vendit, vijon të refuzohet pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, si
dhe pengimi i saj, nga shteti serb dhe Rusia për anëtarësim në organizatat
ndërkombëtare dhe OKB, Kosova me mbi 95 % shqiptar autokton, popullsia e të
cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet, bashkimi i
saj me Shqipërinë, tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, mbetet e vetmja
zgjidhje e pranueshme, si kusht për qetësi afatgjate në rajon dhe garanci për
paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor.
Për
aq më tepër, bazuar në faktin se pikërisht tani, kur Serbia sheh se mund ta
humb tërësisht edhe mbështetësin besnik dhe argatin e vetëm të fuqishëm,mbetur
brenda, përbrenda shqiptarëve, si Edvin Krsiraq Rama, pazarxhinë e oferuar
disa-miliardësh të ndarjes së Kosovës, papritur në skenë na shpifet një dokument
i ashtuquajtur "non-paper", pa “asnjë” autorësi, gjë që lë të
nënkuptohet se pas dështimit të marrëveshjeve tradhtare me kuislingun Hashim
Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe pamundësinë e gllabërimit të veriut të vendit
tonë nga Serbia, realizimin e të cilave e pamundësoi vetëm burgosja me kohë e
kuislingut Thaçi me shokë nga Gjykata Speciale, autorja e idesë më të re
makabre për lëvizje kufijsh, duhet të jetë vet Serbia e Vuçiqit e
suportuar gjithanshëm edhe nga Rusia e
Putinit.
Ndaj,
parë si tërësi, shfaqja e problemit më të ri, që ka marrë jehonë në rajon dhe
BE, mu në çastet vendimtare të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia,
moment i cili duket se ka ardhur dhe përfundimisht edhe duhet të ndodhë, plani
për ndarjen e Bosnjës, sado që ende nuk pranohet publikisht, por as nuk
refuzohet tërësisht edhe nga vet BE, jo vetëm që nuk ka pikur nga qielli, por
pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale dhe dështimit të ndarjes
së Kosovës, Serbia qëllimisht po promovon idenë e re të radhës, tanimë për
shkëputjen e “Republika Srpsk-ës” dhe bashkimit të saj me Serbinë.
Pra
krimineli Aleksandër Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duan të investojnë më vetëm
për një rrip të vogël toke si veriu i Kosovës, kur ekzistojnë gjasa reale, që
për shkak të mospajtimeve të thella e të vazhdueshme, brenda për brenda vet
Bosnjës, ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve dhe pamundësisë së ndërtimit
të një shteti vërtetë unik, të Bosnjë e Hercegovinës, të ndahet përfundimisht
ajo, në tri pjesë dhe secila popullsi me territore të veta tu bashkohen atyre
që e ndjejnë veten më afër me ta, duke përfituar mbi gjysmën e territorit apo
mbi 51% të tokave të Bosnjës, vet Serbia.
Me
publikimin e këtij plani, Vuçiqi përveçse donë ta shohë reagimin e opinionit të
gjere ndërkombëtar, ai këtë dëshiron ta promovojë edhe si alternativë, në vend
të ndarjes së Kosovës, duke u "kënaqur" me një status të veçantë, si
të “Tirolit Jugor”, për serbët në Veri dhe përfitoi simpatinë dhe përkrahjen e
shteteve të mëdha vendimmarrëse, që para se Vuçiq ta njohë shtetin e pavarur të
Kosovës, si "kompensim", atij ti miratohet marrja e 51 % të Bosnjës
dhe bashkimit të të ashtuquajturës "Republika Srpska" me Serbinë.
Madje
parë edhe nga rrafshi praktik, Republika e Kosovës, duke pasur mbi 95% të
popullsisë unike, shqiptar autokton, e cila përkundër të gjitha tradhtive, e
ndërskëmbcave të brendshme e të jashtme nga kuislingët dhe renegatët vendor
ndaj shtetësisë së saj, si dhe vështirësive të panumërta, me ndihmën e SHBA-ve
dhe miqve tjerë ndërkombëtar, ka arritur ta konsolidoj shtetësinë e vet në
përmasa të qëndrueshme, ndaj dhe ndarja e saj, nuk është edhe aq e lehtë, edhe
për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete në rajon.
Kurse
Bosnja e Hercegovina, duke pasur parasysh faktin se edhe ashtu që nga paslufta
e këndej, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të funksionojë si shtet i njëmendtë,
por edhe as që pritet të ketë ndonjëherë pajtim të plotë dhe një shtet vërtetë
unik të Bosnjës edhe në të ardhmen në këtë vend, vet ky argument pothuajse e
bënë plotësisht utopike dhe të pamundshme ekzistencën afatgjatë të Bosnje e
Hercegovinë si shtet i përbashkët.
Ndaj,
gjendja e tillë e pashpresë, imponon 100% ndarjen përfundimtare të saj dhe
pikërisht, për këtë akt përfundimtar, qoftë edhe me një të ashtuquajtur
“non-paper” Serbia, po dëshmon në mënyrë publike, se tanimë ka filluar të
punojë me elan të plotë dhe angazhohet seriozisht, kështu që, nëse si rrjedhojë
e ndryshimeve rajonale, me angazhim të ekuilibruar sado modest ndërshqiptar,
vije edhe deri te bashkimi i trojeve tona etnike, të paktën do të mund ta qonte
në njëfarë mase drejtësinë në vend edhe për shqiptarët autokton, gjë që do të
garantonte paqe të përhershme dhe pajtim të njëmendtë të popujve në Ballkanin
Perëndimor.