Mendime
Fahri Dahri: Ah ky tranzicion!
E hene, 10.05.2021, 07:55 PM
AH KY TRANZICION!
SJELLJE
TË RËNDA EDHE BRENDA FAMILJEVE?
Nga
Fahri Dahri
Ishte pragzgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti. Kisha afro dy javë që kisha ardhur në Tiranë për disa punë personale. Pavarësisht COVID-it, sigurisht në respektim të plotë të masave mbrojtëse dhe brenda hapësirave të lejuara, me një nga miqtë e mi, shkuam për të pirë kafe tek "Fameda". Zumë vendet, dhamë porosinë dhe filluam nga bisedat tona. Nuk kaloi pak kohë, një çft i moshuar që ishte afër tavolinës tonë, mbasi dëgjoi bisedat tona, të cilat kuptohet, trajtonim shqetësimet e kohës, mesa dukej ata kishin një shqetësim tepër të madh.
Me
kujdes dhe me ndrojtje kërkuan
të
afroheshin në tavolinën tonë, për të ndarë shqetësimin. Mbasi na njohën me
"hallin" e tyre, ku djali dhe vajza, të cilët jetojnë në Francë,
ishin grindur mes njrëri-tjetrin, probleme që tashmë dihen, sepse janë bërë po
thuaj të zakonshme, u përpoqëm t'i
qetësonim
me aq sa lejohet në këto raste.
Vërtet
u ndamë me 'ta, por problemi
i
tyre, nuk është i izoluar, shoqëria jonë në këto vite tranzicioni, ndeshet
përditë me marëdhënie jo të mira edhe brenda familjeve. Ky fakt më ngacmoi
gjatë gjithë ditës, mbasi nuk mbeta i plotësuar në këshillat e dhëna. Për të
plotësuar disi më shumë mendimet,
mundësisht
për të ndikuar në shkëputjen e shoqërisë nga këto shfaqje dhe veprime të
padëshiruara, parashtroj trajtesën e më poshtme, nëpërmjet improvizimit të një
letre që një prind i drejtohet djalit dhe vajzës.
"Të
dashur fëmijtë e mi!
Ju
uroj shëndet dhe mbarësi
në
jetë, ashtu siç dëshironi dhe ju për fëmijët tuaj. Jemi me distancë të largët,
prandaj po komunikoj me mesazh.
Para
disa ditësh ju patët një
debat
të ashpër, krejtësisht i panevojshëm, por me ndikim urrejtjeje mes jush.
Si
prind atë sjellje, nuk e
pëlqeva
aspak, prandaj të dy, nuk them ta harroni, por kërkoj me gjithë zemër e shpirt
të mos e përmendni më dhe të mos e lejoni veten t'ju komandojë ai helm në
marëdhëniet tuaja. E di që për momentin e keni të veshtirë, prandaj fillimisht
mos e përmendni dhe mos e vazhdoni. Asgjë e mirë nuk vjen nga zemërimi, inati
dhe ju e dini këtë fort mirë.
Kërkesa
ime është e sinqertë,
nuk
dua që këto, disa vite jete të vazhdoj të jem i merakosur dhe i mërzitur. Kemi
patur dhe kemi plot mërzitje dhe dhimbje, prandaj nëse këtë kërkesë timen do e
shikoni si prindër që jeni, do e kuptoni sa e rëndë është për prindin kur mes
vllezërve apo motrave krijohen marëdhënie të papëlqyera dhe që shkaqet janë
tepër bajate.
Më
besoni se debati juaj, që
ditën
e parë që ndodhi dhe sot po më shqetëson shumë, nuk jam i qetë dhe kjo vjen
edhe nga mosha ime, moshë e cila, do nuk do, çdo sjellje apo veprim krijon
shqetësim shpesh edhe të panevojshëm.
Gjithë
sa thashë, besoj se do
më
gëzoni, do më riktheni qetësinë aq me vlera për momentet që po kalojmë.
Ndjenjat e mia në këtë mesazh janë të vërteta dhe kërkesa ndaj jush është tepër
serioze. Ju këshilloj të mos e nënvlerësoni. Më ndihmoni që të jem i qetë,
sepse kjo është në dorën tuaj
dhe
besoj se edhe ju e dëshironi më të mirën për veten dhe prindërit tuaj.
Shpresoj
dhe besoj se më të
mirat
do të na vijnë.
Nuk
duhet harruar për asnjë
çast
se askush nuk të bëhet më i dashur, më i sinqertë se prindët, vllezërit dhe
motrat. Mos harroni kurrë se, zilia, zemërligësia dhe armiqësia e të tjerëve
është gjithmonë pranë çdo njeriu. Përgjithësisht, me disa përjashtime, jo të
gjithë dëshirojnë të
mirat
për të tjerët edhe kur bëhen rrufera me be (betime), përveç, me më pak rezerva
njerëzve të familjes. Të tjerët afrohen dhe largohen për aq kohë sa plotësohen
interesat e tyre, më pas largohen, disa prej tyre tjetërsohen në urrejtje të
thellë dhe në armiqësi të pa ndalur.
Gjithë
sa thashë janë rezultat
i
përvojave të mira dhe të këqia që kanë
ndodhur dhe ndodhin në jetë!.
Kam
besim se do kuptohemi drejt
dhe
do pranohet këshillë-kërkesa ime.
Nuk
dua përgjigje, mjafton të
veproni
drejt dhe të punoni gjithmonë për mirëkuptimin dhe tolerancën.
Babi
që ju don shumë juve të
dyve
dhe gjithë njerëzit e familjes, të afërmit, miqtë dhe shokët. Me zemër ju uroj
harmoni dhe mirëkuptim mes jush për gjithë jetën.
Ju
përqafoj me dashuri e dhimshuri
prindërore".
Babi,
Tiranë, më 12 /prill/2021.-
…………..
Gjatë
këtyre tre dekadave, familjet
shqiptare
jane ndeshur me probleme të vështira, materiale, ekonomike, morale, sociale
dhe, pa një e pa dy, fajin ja kalojmë tranzicionit.
Shtypi
dhe mediat çdo ditë informojnë
për
ndodhira të ndryshme e të shumta që shumica e tyre i përkasin çekuilibrit
moral, me frekuenca më të shpeshta brenda trungut familjar, duke krijuar
përshtypjen se "hapja" e shoqërisë justifikon anomaliltë,
amoralitetet, etj. Turren sociologët për të ndikuar
me
daljet e tyre në publik, me mjete dhe me mënyra të ndryshme, por nuk arrijnë të
gërshetojnë teoritë e mësuara në kurse apo shkolla me tërësinë e shkaqeve që
jeta, praktika krijon pa ndërprerje. Sjellim këtu edhe rastet e shtimit të
divorceve. Sociologët dhe jo vetëm ata, shkruajnë dhe flasin nëpër mediat
televizive, duke u përgjigjur flakë për flakë (siç shprehen të
"diturit" e gjuhëve të huaja-flesh), se shkaqet e divorceve vijnë nga
vështirësitë ekonomike, emigracioni, apo dhuna qoftë mashkullore apo
femërore,etj. Harrojnë sociologët, analistat, lektorët etj, ose u
"druhen" deklarimeve ndaj subjekteve shtetërore dhe shoqërore si
shkaqe të vërteta që lejojnë shtimin dhe shpeshtimin e ndodhive jo morale. Janë
këto subjekte, të cilat i kanë hequr "pengoret" e mirësjelljeve, të
respektit, të lirisë së shpenguar-pa kufizime, të krijimit hapësinor të
hajdutllikut, korrupsionit, të përkrahjes politikisht, sipas krahëve partiakë
të zullumqarëve, etj.
Të
gjithë i njohim rastet kur dikush, institucion apo individ kryen veprime
antiligjore, imorale në çdo fushë të jetës, nuk vonohen marrjet në mbrojtje nga
krahu përkatës politiko-partiak. Ndërhyrjet politiko-partiake, për mbrojtje të
të "këqijve", kanë kaluar çdo cak, deri në çdo strukturë të lartë
shtetërore të sistemit të drejtësisë.
Ja
pra, ky u quaka "tranzicion",
dhe
serviret si domodoshmëri kalimi nga një rend ekonomik në një tjetër rend. Në të
vërtetë tranzicioni nuk është aspak "domosdoshmëri". Ai është një
"shpikje e rreme" e kupolës politike, prej të cilit ata vjelin pa
pushim të mirat pasurore (materiale, monetare dhe statuset shtetërore).
Mashtruesit kanë moton: "Le të shtrëngohet dhe lirohet në të gjitha
drejtimet, por të mos guxohet në ndërprerjen e tranzicionit.
Ah!
Ky tranzicioni që na është
servirur
dhe serviret veçse si një fjalë dhe si i tillë, duke u konvertuar në fjalë
kuptohet nuk ngarkohet me ndëshkim. Qëllimisht nuk arrihet të kuptohet dhe të
veprohet për të nxjerrë përgjegjësitë e atyre që e krijuan tranzicionin, të
cilët nëndheshëm hartojnë dhe miratojnë ligje për vetëmbrojtje. Tranzicionistët
mbrohen ligjërisht, me ligje që dikur ishte shprehja: "Vetë shkruaj, vetë
vulos, askush nuk të thotë mos".
Këtë
letër këshilluese mendova
ta
ndaj me lexuesit si dhe disa prej shqetësimeve shumë vjeçare që na detyrojnë ti
kemi pjesë jete, ata që duhet të na mbrojnë dhe të na sigurojnë të ardhme sa më
të mirë për sot e mot!.
Studiues Fahri Dahri.
Itali, më 15/04/ 2021.-