Mendime
Skender Jashari: Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë
E marte, 11.05.2021, 12:00 PM
Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë
Nga
Skender Jashari
Në
vitet 1908-1912, patriotët shqipëtarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt
perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të
Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse
e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Gjatë
periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze për mbarë Kombin Shqipëtar.
Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste, staliniste e kineze. Shqipëtarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar
nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste,
islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë.
Fatmirësisht
pas Luftës së II Botërore, gjegjësisht në demostratat e mes viteve 60, ashtu
edhe më të organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar,
tregonin për rizgjimin kombëtar, të Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi. Por edhe
më e mira, ishte orientimi kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne
besonim që mund ta arrinim Lirinë, Çlirimina dhe integrimin në strukturat
Euro-atlantike. Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqipëtar, dihej që zgjidhja e
problemit të Shqipëtarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi gjegjësisht nga
SHBA.
Një
diplomat tipik Shqipëtar, ishte Nënë Tereza, pasuar nga Imzot Nikë Prela dhe
Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë politikan të tjerë
Shqipëtar.
Serbia
ishte mësuar me shfarosjen e Shqipëtarëve, me gjenocidin e viteve 1878-1912, e
që t’ia paraqiste Europës perëndimore si luftë kundër turqëve, ashtu edhe në
Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin, dëbimin dhe shpërnguljen për në
Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën e II Botërore, njejtë edhe pas
Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq, Serbia ishte mësuar edhe me
Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë.
Por
më Shqipëtarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten turq, por ishim rizgjuar.
SHBA
ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën
gordiane në Gadishullin Ilirik”. Plani i Operacionit Forcat Aleate, i
projektuar nga ushtarakët amerikan e të cilin e pranuan edhe anëtarët e NATO-s,
që parashihte bombardimin e Jugosllavisë, për ta detyru që t’i tërhiqte të
gjitha forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe jugosllave nga
Kosova. Ky plan parashihte më shumë se 200 avion ushtarak të SHBA-së dhe 200
shtesë të aleatëve të NATO-s, që të bombardonin caqet ushtarake të
Jugosllavisë.
Operacionin
Forcat Aleate e filluan së pari 4 anijet amerikane dhe dy nëndetset Amerikane,
pasuar me një nëndetëse britanike dhe 6 ajroplanët bombardues strategjik B-52
të SHBA-së. Ky operacion, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të
anëtarëve të tjerë të NATO-s, derisa më pas SHBA përdori mbi 650 avion e në
disa burime deri në 730, apo edhe 751 avion amerikan dhe 277 avion të anëtarëve
të tjerë të NATO-s, e në disa burime deri rreth 325, apo maksimumi në 430 të
tillë. Në të gjitha 78 ditët që u bombardu Jugosllavia, avionët amerikan
merrnin pjesë mbi 60 % të sulmeve.
NATO,
përdori 59 baza ajrore në 12 vende, për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate,
prej të cilave 17 baza ajrore ishin në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6
baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe Franca e Turqia me nga 4 baza. Italia më
shumë se çdo vend tjetër i ofroi bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët
e NATO-s, për ta bombarduar Jugosllavinë.
Bazat
ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarak të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë,
nga 25 të tilla me 850 avion, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avion në Europë,
ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në
Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte
minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me
207 avion. Bazat ajrore në Europë, që avionët e SHBA-së i përdorën në fillim të
Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla: Faiford dhe Mildenhall në
Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres në Francë, Moron në Spanjë
dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në Itali, e që në fund të misionit
arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende të Europës, e ato ishin:
Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në Gjermani, Brize-Norton,
Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres dhe Mont de Marsan në
Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari, Aviano, Brindizi,
Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda Bay në Kretë dhe
Inçirlik dhe Badima në Turqi. Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në
Tiranë. Avionët ushtarak amerikan, operuan vetëm 1% nga Misuri i SHBA-së,16%
nga ajroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Europë. Pos
avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të
SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të
vendeve anëtare të NATO-s, në Europë dhe nga
ajroplanbartëset e SHBA-së.
Më:09.04.2021
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.