Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Shqiptarët, botës, i kanë dhënë një ''Nënë'' dhe 5 ''Baballarë''
E diele, 11.04.2021, 05:40 PM
Shqiptarët, botës, i kanë dhënë një ''Nënë'' dhe 5 ''Baballarë''
-Botës: Gonxhe Bojaxhiun, Italisë:
Garibaldin, Francës: Napoleonin, të ty arbëreshë, Amerikës: Vashingtonin,
Turqisë: Qemal Ataturkun, të dy ,,gjysmë,, dhqiptarë, kurse fqiut të jugut:
Llazar Kunduriotin
Nga Reshat
Nexhipi
Evidentimi i emrave
Po filloj me të fundit- Llazar Kunduriotin.Aqë tepër ka bërë për
shtetin e vet, sa që, në histori, njihet
si “Baba i kombit grek”. Familja e tij ka disponuar me mijra anie, një të
katërtën e të cilave, i i pat vënë në dispozicion të Revolucionit grek. Kur
vdiq, u shpall pesë ditë zi kombëtare, thuhet në Vikepedia.
Rradhën e ka Garibaldi. Për
origjinën shqiptare të tij, veç të tjerëve, shkruan edhe shkencëtari i njohur
francez Robert D’Angely në veprën e
tij “Enigma” f. 75 dhe 208, kurse vjersha për të, thotë: Gjithë njerëzit
e dinë, kush e bashkoi Italinë. Cilët për vdekje,për kokë, Gariballdi, kishte
shokë? Shqiptarë, ishin të tërë, ata punë kanë bërë,,.Prandaj, jo
rastësisht, Gariballdi, në një rast, ka thënë: ,,Pjesa e jetës që më ka mbetur, do t ua
kushtoj shqiptarëve,,
Gratë e Specanostë
Italisë, arbëreshe, në një rast, e
pritën Garibaldin dhe nisën para tij vallen kombëtare shqiptare, pastaj kënduan
himnin shqiptar popullor, në të cilin ngriheshin në qiell veprat e tij. Pothuajse,
në çdo familje arbëreshe, qëndronin fotografitë e Skenderbeut dhe Garibaldit,
njëra pranë tjetrës.
Kalojmë te Napoleoni. Origjinën e tij shqiptare, veç të tjerëve, e
pranon edhe president francezAdolph Thiers (“Fakti”, 27 tetor 2005, autor: Luan
Rama), kurse bashkëatdhetari i tijRobert
D’ Angely, në veprën e vet “Enigma,, f. 74, Napoleonin e quan shqiptar-toskë,
nga Toskana e Italisë. Përndryshe, në “Flakën” e 21 korrikut, 2001, thuhet se garda
e Napoleon Bonapartës ishte bërë prej shqiptarësh.
Luan Rama, në një nga shkrimet e tij, veç
tjerash, flet për tri kalorës shqiptarë, të cilët, citoj ,,Me armët e tyre
karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar
pastaj në Versajë me garden imperiale të Napoleonit,,.Më pas Rama, shton : ,,Ministri
i Napoleonit, u habit nga ata tre kalorës të pashëm e krenarë, ngjeshur me armë
e të përkushtuar për t’i shërbyer
Napoleonit në luftën kundër zgjedhës otomane”.
Rradhën e ka ,,Babai,, i Turqisë Qemal Ataturku
Për origjinën e tij shqiptare, veç
të tjerëve,shkruan edhe ish diplomati shqiptar në Turqi, Ali
Ymeri, i cili thotë se ,,Në vitet 1970-1972, në gazetën “Aksham”të Stambollit, vërtetohej
origjina shqiptare e tij”.Kjo qendron edhe në veprën e shkencëtarit G. Tongas me titull
“Ataturk et levrai visage de la Turquie moderne”, f.15. (Jakov Millaj “Racat
shqiptare”, Tiranë, 2005, f.155, fusnota 38).
Interesant është edhe shënimi në vijim. Një ditë, Qemal Ataturkut,sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që
duhej të shpërnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin
e tij. -Zotëri, nuk e kuptoj,
përse e vutë emrin tuaj, ?!-pyeti sekretari i habitur. - E vura, sepse i pari
që duhet të shpërngulem nga Turqia, duhet të jem unë, sepse edhe unë jam
shqiptar-ia këtheu Ataturku.
Mbrimë te ,,Babai i
Amerikës-Vashingtoni, kryetar i parë i shtetit në fjalë, të cilin e
çliroi nga zgjedha angleze. Biografi i tij, gjatë një takimit me
Klintonin, i tha që nëna e kryetarit në
fjalë ka qënë shqiptare dhe se ka ndërmend të shkruajë librin me titull ,,Nipi
i Kosovës, çliroi Amerikën nga Anglia dhe hyri në histori si ,,Baba i
Amerikës,,. Klintonit, gjithashtu, i paska thënë që Vashingtoni ka lënë amanet që të kiet kujdes
ndaj shqiptarëve, kurse Klintoni, i është përgjigjur se pikërisht amaneti i
tij, e nxiti që të bombardojë Beogradin dhe të çlirojë Kosovën.
Të fundit, e lashë ,,Nënën e tërë botës,,sepse, siç thotë
fjala popullore, ëmbëlsira shtrohet në fund, si desert. Për të është shkruar
dhe dihet mjaft, nga i madh e i vogël dhe i çdo
etnikumi qoftë, prandaj për
të mos i përsëritur gjërat, do them
vetëm atë që femër të tillë nuk do lindet kurrë dhe se, edhepse për kombin e
saj s’ka bërë pothuajse asgjë, emrin e tij
e ka ngritur në piedestalin më të lartë të historisë. Të kujtojmë lexuesit se
varrimi i saj në Kalkutë u krye pothuajse njësoj si me atë të Mahatma
Gandit.
Në
vend të përfundimit
Shqiptarët, përveç të
lartpërmendurve, botës i kanë dhënë edhe plot
personalitete të tjerë të famshëm. Egjiptit, fjala vjen, përveç që e kanë
çliruar nga zgjedha osmane, i kanë dhënë një mbretëreshë-Kleopatrën dhe
mbretin Faruk, Italisë:përveç emrit të shtetit dhe kryeqytetit, 24 perandorë dhe 7 papë, Anglisë dy
mbretëreshat e shquara-Elizabeta I dhe II, Rumanisë: përveç emrin e
kryeqytetit 16 princër etj.
P.S. Nëartikullin im të publikuar, lidhur me regjistrimin e
popullsisë, pa dashur, nuk bëra publik emrin e kërçovarit nga qyteti i Çikagos,
i cili gjatë një emisionit televiziv, në mënyrë të përkryer, apelonte tek
mërgimtarët për t’u regjistruar. Përndryshe, i takon familjes të njohur kërçovare–zengu. Mirë është sikur mesazhi i tij tepër
domethënës, të përsëritet disa herë përmes ekraneve televizive.