Mendime
Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2)
E diele, 08.11.2020, 12:10 PM
Rrallë ka komb në botë, me tolerancë ndërfetare, si i yni
(Pjesa e dytë)
Vazhdimi
i katërmbëdhjetë i artikullit ,,15 veçorit e kombit tonë,, publikuar në
këtë portal, më 05. 06. 2020.
Nga
Reshat Nexhipi
Opinionet
objektive të autorëve sllavë, ndaj çështjesh shqiptare, i kanë kontribuar
tepër tolerancës në fjalë
(Sipas rendit
alfabetik)
Hristo Andonov-Poljanski: “Sendet e gjetura në verginë (Kutlesh) të Greqisë,
janë ilire”. (Nova Makedonija,11. l.
1991). Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli, me të cilën
mburet VMRO-ja!!.
Hristo Matov. Me telegramin që i dërgonte në emër të VMRO-së udheqësisë së Qeverisë së
Vlorës, falenderohej për ndihmën
vëllazërore që treguan ndaj refugjatëve bullgare, duke përfunduar me fjalët “Rroft
shqipëria e lirë dhe e pavarur (Jehona, Shkurt, 1993, 1- 2 , f. 107)
Ilija Ivanov. Ky maqedonas dhe dy motrat e tij, nga
Selaniku, mjeshtër të grafikës, si miq të Hristo Qirijazit, erdhë apostafat në Manastir, duke u punësuar
në shtypshkronjën shqiptare,
tëv.1909.
Ilija Ivanov. Përveç tyre, në këtë shtypshkronjë, kishte të punësuar
edhe plot maqedonas të tjerë. Se sa kjo shkonte në favor të tolerancës
ndërfetare, nuk do koment tjetër.
Isaija Mazhovski, nga Dibra, ka bashkëpunuar me mjaft shqiptarë të dalluar,
myslimanë dhe të krishterë, ishte pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe paraqitej si
dashamimirës i idesë për Shqipëri të pavarur, etj.,
Ivan Stamboliq. Ish kryetar i Jugosllavisë, ka thënë: Memorandumi i
Akademisë serbe për pushtimin me dhunë të Kosovës, është vdekje për
Serbinë (Koha,10 nëntor, 2010).
Ivo Banag: “ Qëllimi i serbëve ishte rrobërimi i Kosovës dhe i të gjitha tokave
shqiptare nga Liqeni i Ohrit deri në Detin Adriatik” (Fakti, 27. 3. 2007?).
Jane Sandanski. Revolucioner maqedonas, i cili, gjatë vitit 1913, kishte
vendosur lidhje me Qeverinë e Ismail Qemalit dhe kishte shkuar në Shqipëri
për të gjetur gjuhë të përbashkët kundër pushtetit serb në Maqedoni.
Jave Janevski. Ky, në një mbledhje të zgjeruar të sektorit për Agjitacion dhe Propagandë
pranë Byrrosë politike të KQ KPM, kishte
theksuar se në qarkun e Gostivarit, 85% janë shqiptarë dhe se kjo
popullatë është e diskriminuar, sidomos në çështjen e përdorimit të gjuhës,
etj. (“Fakti”,12 dhjetor 2005, autor: Qerim Lita).
Jordan Ivanov, 1915: Myslimanët e Manastirit, Ohrit, Strugës dhe Shkupit janë
shqiptarë me kombësi (Arhiv
na Vojno Istoriskiot Institut P-XVII,K-95-8,nr.1, Fl. m 2 Bellgrad).
Jovan Haxhivasilev: ,,Shumë familje turke në Manastir janë me origjinë
shqiptare, por, këtë, nuk e thonë haptazi,, fenomen ky, i cili ishte
tepër prezent në këtë qytet, para krijimit të Degës së PPD-së, 1990, kryetar i
së cilës ishte autori ikëti shkrimi.
Jordan Ivanov: Mali i Zi i Shkupit, sidomos në pjesën verilindore, është
tërrësisht shqiptar, (Mitat Frashëri, “Fati i Shqipërisë”, f.121).
Jovan Cvijiq: “Sllavët e Jugut, pas
ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët,,.
Jovanço Çokalev. Revolucioner i dalluar, nga Ohri, bashkëluftëtar
i Themistokli Gërmenjit, Çerçiz
Topullit, Mihail Gramenos dhe të plot të tjerëve të konfesioneve të
ndryshme fetare, gjë që shkonte në favor të çështjes që është në fokus të këtij
artikulli.
K.Bozhinov. Ky maqedon nga Zveçani, ishte jataku kryesor i disa kaçakëve,
sidomos i Rasim kaçakut nga ana e Prilepit, me të cilët luftonte kundër
pushtetit serb. Ithtarë ose jatakë të tyre ishin edhe plot të tjerë,
myslimanë dhe të krishterë.
Katerina Cilka, maqedonase, ishte bashkëshorte e
shqiptarit-Grlgor Cilkës, shoqe e motrave Qiriaze, mësuese në shkollën e vajzave të Korçës, etj. Çetat
shqiptare, përfituan mjaft nga përvoja e saj në Çetën e Jane Sandanskit, i
cili, atë dhe Mis Stonin, i kishte zënë peng për të fituar të holla për
nevojat e Organizatës Maqedonase para Kryengritjes së Ilindenit.
Katarina Gogova, në veprën e saj „Hekurudha e përgjakur“, sipas Begzat
Begzatit, nxjer në shesh qëndrimin korekt të Xhemo Gostivarit ndaj
popullatës maqedone, vepër e cila me
siguri, nuk ka mbetur pa efekt në çështjen e
tolerancës ndërfetare.
Katerina Naumovska: ,,Shqiptarët, edhe pas islamizimit, nuk përfillnin
zakonet osmane, por zakonet e tyre të pa shkruara tradicionale, të
përcjellura brez pas brezi, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare,, dhe
se ,,shqiptarët, kombësinë e kanë numër një, pastaj fenë,,-thotë ajo.
Kirill, princ Bullgar,aqë tepër ka bashkëpunuar me patriotë shqiptarë, myslimanë e të krishterë, siç
ishte Irfan beu nga Ohri, etj., saqë,
disa prej tyre, gjatë vitit 1913, ngritën iniciativën që Kirilli të
qëndronte në krye të Shqipërisë, në vend të Vilhem Vidit.
Kirill, princ Bullgar...Për këtë qëllim, qe organizuar një takim në Pogradec
të Shqipërisë, në të cilin merte pjesë edhe Themistokli Gërmenji, ish
pronari i hotelit ,,Lirija,, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit.
Kocarev. Ky personalitet i
shquar nga Ohri, i njohur si dr.Kocarev, ka patur qendrim të drejtë ndaj
çështjes shqiptare, duke sugjeruar bashkëpunim midis shqiptarëve,
maqedonëve, vllehëve etj. në luftën e përbashkët kundër sundi
mit serb, pa marrë
parasysh, kush, cilës fe, i takonte.
Kosta Kanevçe. Me iniciativën e organizatës maqedone-VMRO, dhe dëshirën e vet, vajzën e
tij-Elenën nga Ohri e martoi me shqiptarin Koli Todi në Pogradec, gjë që
kontribuoi tepër në vendosjen e lidhjeve më të forta shqiptaro-maqedone
Kosta Kanevçe...rreth furnizimit të VMRO-së me armë dhe municion-thuhet
në literaturën historike maqedonase dhe shtohet se ky veprim i qëlluar, në
mënyrë indirekte, pati efekt të madh edhe në drejtim të tolerancës
ndërfetare, gjë që vlen edhe për rastin në vijim.
Krum Zografski, veprimtar i dalluar,
gjatë vitit 1921, ka qëndruar në Shqipëri, bashkë me disa të tjerë, të
njohur si federalistë, me qëllim që të krijonin bazë të përkohshme në
Shqipëri për strehimin e çetave dhe individëve që iknin nga ndjekjet e
pushtetit serb, etj.
Kuzman Najdenovski. Përmes librushkës së tij me titull Tetova në të
kaluarën, në maqedonisht, botuar në Tetovë, 1964, në f. 22-23, bën fjalë
për disa zbulime arkeologjike që i takojnë dardanëve, siç është edhe Menada
e Tetovës, si një ndër pasuritë më të mëdha nga arkitektura antike,
Kuzman Najdenovski...Se çfarë efekti ka pasur ky shkrim objektiv i një
ortodoksi, në përforcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, nuk ka
nevojë për sqarim tjetër, gjë që vlen edhe për personalitetin në vijim.
Kuzman Shapkarev. ky shkrimtar i dalluar nga Ohri, ishte nxënësi shqiptarit ortodoks nga Manastiri Atanas
Anesti, si dhe mik i disa shqiptarëve të dalluar, siç ishte edhe shqiptarja
Zoica Mallkova nga Krusheva,
Kuzman Shapkarev...prej të cilës ka ndëgjuar disa kallzime që i botoi në
origjinal, në gjuhën shqipe, në veprat e tij, që do të thotë se e ka njohur
këtë gjuhë.
Kuzman Shapkarev, ka shkruar ,,Luftëtarët maqedonas kundër
turqëve luftonin me veshje shqiptare (Vepra të zgjedhura, Shkup,
1976, f.152, fusnota 9- maqedonisht). Përndryshe, kallzimet e tij, u botuan në
një përmbledhje të posaçme në Tiranë, më 1962
Llazar Pop Trajkov, revolucionar maqedonas, bashkëluftëtar i mjaft shqiptarëve
të dalluar, siç ishin Themistokli
Gërmenji dhe një farë Abdulla, me të
cilin u njoftua në burgun e përbashkët të Korçës dhe fitoi aqë besim të madh
tek ai, sa që ja tregoi edhe planet e VMRO-së.
M. dr. Panov: “Banorët vendas para ardhjes së sllavëve në Ballkan janë
ilirët…Një pjesë e
popullsisë vendase u vranë, të tjerët u shpërngulën dhe disa u përzien me
sllavët”.
M.Vujiçiq. Ministër i Punëve të Brendshme:
shqiptarët e kanë patur traditëm, “kaçakllëkun”, sepse kanë dashur të
jetojnë të lirë dhe të pavarur.
Manol Pandevski, për besën shiptare:Historia s’ka shënuar rast tradhëtie
nga ana e ndonjë shqiptari gjatë zbulimit nga pushteti osman duke furnizuar
luftëtarët maqedon të Ilindenit me armë dhe municion, edhe pse ndaj tyre
ushtrojeshin malltretime të padurueshme...
Manol Pandevski, për kryengritjen e v.1912: Kryengritësit shqiptarë
hynë në Shkup më 1912 dhe një pjesë e tyre deshin të depërtojnë deri në Stambboll...,,.
Mihail Mramoreci dhe Mihajllo Capari. I pari ishte bashkëluftëtar i Belul Naxhakut dhe Petre
Çaulevit nga Ohri, kundër pushtetit serb. (“Flaka”, 1 gusht 2003, autor: Xheladin
Emini, Ohër) kurse i dyti maqedon ose vlleh, nga fshati Capar i Manastirit,
ka bashkpunuar me Kalosh Zajazin,kaçakun më të njohur në trojet shqiptare.
Millan Mato (Matov). Pjesëmarrës me çetën e vet në anën e kryengritësve
shqiptarë, në vjeshtë të v.1913. Ky shënim prezentohet në“Faktin”e 31 tetorit,
2005, nga ana e Femi Arifit, i cili shkruan se personaliteti në fjalë është shqiptar ortodoks nga Struga,
kurse dr.Nebi Dervishi,
Millan Mato... në librin “Etnokultura...”,f. 225, shkruan se “Millan Mato ishte anëtar i
Qeverisë të Përkohshme të cilën e kryesonte Sefedin Pustina” dhe se “Pushteti i ri i Kryengritjes i jepte
autorizim që si komandant kryesor të ftojë tërë popullsinë për t’i dhënë
mbështetje të plotë Kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve serbë”.
Millan Mato...Më pas, i njëjti autor shton se “kur Millan Mato me përcjellësit e tij
arrin në fshatin Veleshtë të Strugës, banorët e presin me entuziazëm”
dhe se “në një përgatitje të shkallës së parë, ishte i shoqëruar nga vullnetarë
shqiptarë dhe disa bullgarë nga fshatrat Jabllanicë, Vefçan, Oktis, Ladorisht,
Zagraçan dhe nga fshatrat tjera,i rrethuar nga më shumë se 500 frymë...”
Millo Gjukanoviç. Për këtë kryeministër të Malit të Zi, në “Faktin” e 26
majit, 2006, Pëllumb Xhufi, veç tjerash shkruan se ,,Në verën e vitit
1998, gjatë ofenzivës verore të ushtrisë
serbe në Kosovë,
Millo...pranoi strehimin
në Mal të Zi, të më shumë se 40.000 refugjatëve Kosovarë, shifër që u
rrit dukshëm një vit më vonë, gjatë operacionit të spastrimit etnik të forcave
serbe në Kosovë...”
Millovan Gjillas: Shqiptarët
janë autohtonë, popull më i vjetër në Ballkan
(Pafragje, 20 qershor, 2016) i njëjti konkludon se Njegoshi i Malit të Zi, ishte me
origjinë shqiptare (Lajmpres, 21. 06. 2016)
Mirko Petro. Princ i Malit të Zi: “Shqiptarët janë nipër të Lekës dhe Skënderbeut”.
Millutin Garashanin. Ky arkeolog i njohur serb,
sipas Aleksandër Stipçeviqit, në një shkrim të vet, ka pranuar preardhjen e
drejtpërsdrejti të shqiptarëve nga ilirët.
Millutin Garashanin...Në një shkrim të vet thekson: “Dardanët janë popullatë autoktone në pjesën qendrore të hapsirës
ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit” (Kërkime
historike, 2, 1996, Shkup, f.28)
Millutin Garashanin. Në revistën ose publikimin shkencor “Zhiva
antika”, viti IV, vëllimi 2, Shkup, 1954, f.407, thuhet se Garashani ka
konstatuar që varret në Trebenishtë të Ohrit, janë ilire.
Millutin Milenkoviq. Në shkrimin e tij kushtuar arapëve, botuar në “Xhepna
knjiga” të Beogradit më 1973, f. 36, shkruan se Fuadi, Faruku dhe Fuadi II,
të tre nga dinastia shqiptare, e Mehmet Aliut, nga Kavalla, ishin mbretërit më
të suksesshëm të Egjiptit.
Mirosllav Kërlezha. Shkrimtar i shquar
kroat, i cili ka kundërshtuar tezat e shkencëtareve serbe,
Cvijiqit e të tjerëve se gjoja shqiptarët janë të pa aftë të kenë shtet të
vet etj.
Mirosllav Kërlezha...Në „Faktin“ e 23 qershorit 2005, thuhet se ky personalitet ka sulmuar
propagandën e mediave dhe të intelektualëve serbë si dhe terrorin shtetror
jugosllav ndaj shqiptarëve.
Momçillo Stremiç, ka shkruar se Skënderbeu
triumfoi ndaj Turqëve me forca të veta, sepse edhe pse vendet e Evropës
shpëtimin e tyre nga Turqia e shikonin tek Skenderbeu, sidomos Italia, nuk
e ndihmuan me ushtri të tyre.
Mosha Pijade, në Kongresin e Drezdenit, Në referatin e tij, në lidhje me Rezolutën e Kongresit IV, i
mbajtur në këtë qytet të Gjermanisë, më
1928, tha se
Mosha Pijade... kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe, trojet e
banuara me shqiptarë do t’ua kthejmë Shqipërisë. Mosha Pijade, ka
arsyetuar veprimin e kaçakëve.
Naum Siljanovski, këshilltar në Manastir, ka propozuar për Familjen Qiriaze, të ngrihet një pllakë përkujtimore në lokalin e shtëpisë së saj. (Fakti, 2. 2.
2006-Qenan Hasani)
Olivera Millosavleviq, historiane:,,Mjaft me gënjeshtra, shqiptarët janë
autohtonë,, (Koha neus.com)
Pavel Hristov. Lider bullgar, nëpunës i lartë në
Ministrinë e Punëve të Brendshme në Sofje, bashkëpuntor i Bajram Currit,
Irfan Be Ohrit, Qazim Kokoshit etj.
Ishte nënshkrues i të ashtuquajturit “Protokol i Tiranës”, i muajit
dhjetor 1921, në mes të liderëve
shqiptarë dhe bullgarë, maqedona kundër Serbisë.
Peju Javorov, poet bullgar, i cili, bashkë me Hristo Matovin, i dërgoi udhëheqësve
shqiptarë në Vlorë një telegram, ku thuhej: “Në emër të VMRO-së shprehim
falënderimet më të thella për ndihmën vëllazërore të cilën ua treguat
refugjatëve bullgarë...
Peju Javorov... Ky është edhe një kontribut për lidhjet që i bashkojnë dy
popujt tanë dhe luftën e tyre çlirimtare. Rroftë Shqipëria e lirë dhe e
pavarur. (“Jehona”, Shkup, 1993, 1-2, f.107).
Petar Çaulev. Sipas Todor Zografskit, gjatë vitit 1921,
gjindej në Shqipëri, ku kishte shkuar edhe disa herë të tjera,
kuptohet, për bashkëpunim kundër pushtetit serb. Sipas një dokumentit sekret
serb të vitit 1922,
Petar Çaulev...bashkëpunonte me Abdulla Bojkun, kaçak i dalluar, Azem
Shaqir Beun nga Manastiri, Mehmet beun nga Ohri, Mahmud Nedinin nga Prilepi
etj.
Petar Stojanov, historian i njohur, shkruan: “Kryengritësve
shqiptarë të v.1912 iu bashkangjitën edhe garnizonet turke të Prilepit,
Resnjës, Ohrit dhe Dibrës. Porta u përpoq që ta pengonte rezistencën shqiptare,
duke u ofruar 35.000 pushkë me kusht që ta braktisin Shkupin, por pa sukses.
Petar Stojanov...Ministri i luftës-Mahmud Shefqet pasha, më 10 gusht, e më
pas edhe qeveria e tërë e Said Pashës, më 17 gusht, dha dorëheqje. Qeveria e re
nuk ishte e aftë...
Petar Stojanov...Ministri i Punëve të Brendëshme Ferid Pasha, me origjinë
shqiptare, bënte çmos për bashkëvendasit. U shkaktua kapitulim i plotë i
pushtetit osman para kryengritësve shqiptarë...”.
Rade Rapaica. Luftëtar trim serb, adhurues i madh i Skenderbeut. Duke u frymëzuar
nga betejat e tij, e nxiste popullin serb të ngrihet në kryengritje. (Grigor
Përliçev, Skenderbeu, Shkup, 1968, IV)
Radovan Arginovski, ish drejtor i tetëvjeçares maqedonase “Kosta Racin” në
Vellushinë të rrethit të Manastirit, i vetmi maqedon që përkrahu iniciativën
e ngritur nga ana jonë për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe pranë
gjimnazit të Manastirit në v.1967.
Rafael Kamhi. Hebrej i dalluar i këtij qyteti. Ka
bashkëpunuar me mjaft shqiptarë të
shquar, myslimanë dhe të krishterë, të cilët aq tepër i çmonte si ta, ashtu
edhe kombin shqiptar në përgjithësi, sidomos heroin ynë kombëtar,
sa që, si emër të dytë mbante atë të Skenderbeut. Me këtë epitet
njiheshin edhe disa revolucionarë të tjerë maqedonas.
Simo Garma. Dr.Xhemaili shkruan se me këtë person, pronar i një hoteli në Shkup, mbante
lidhje Bajram Curri, i cili bisedonte lidhur me përgatitjen e
Kryengritjes Shqiptare për çlirimin e Kosovës.
Simon Mojsoski. Strugan, si bashkëpuntor i disa
shqiptarëve të dalluar, nga Elbasani,
sillte mjaft armë dhe municion në Maqedoni, për nevojat e VMRO-së, në të cilën
ishin involvuar edhe mjaft shqiptarë.
Sllobodan Çashule. Ish deputet i VMRO Popullore: “Maqedonisë i duhet pavarësia
e Kosovës”. (“Fakti”, 28. 02. 2006)
Sreten Vukasevleviq. Deputet, i cili në Parlamentin e
Mbretërisë së SHK, më 20 mars, 1924, ka thënë se lëvizja kaçake ka qënë një
profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe
të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në
krye.
Stereo Spase, shkrimtar maqedonas nga Shqipëria, shkruan për takimin e Themistokli
Gërmenjit dhe Goce Dellçevit, të cilët ishin pajtuar që
shqiptarët të furnizojnë organizatën maqedone me armë, kurse maqedonët të
pranojnë vendimet e Lidhjes të Prizrenit për bashkimin e trojeve etnike
shqiptare.
Stiv Naumovi. Ky revolucioner i dalluar nga Manastiri, besim të plotë kishte vetëm te
shqiptarët, pa marrë parasysh a ishin myslimanë apo të krishterë, prandaj gjatë
v.1941, vendosi Stiv Naumovi... tëra materialet sekrete të PKJ-për
Maqedoni, t’ua japë që t’i ruajnë shqiptarëve të fshatit Ostrec të cilët u
pajtuan edhe pse ishin të vetëdijsh-ëm për pasojat katastrofale në rast zbulimi
eventual nga ana e pushtetit bullgar.
Stipe Mesiq. President i Kroacisë: “Statusi i Kosovës duhet të
zgjidhet në kuadër të institucioneve të saj”, (“Fakti”, 13 dhjetor, 2005) ,,Serbia
kreu spastrim në Kosovë për të strehuar
atje serbët e Kroacisë,, (Fakti, 4.1.2010)
Stojan Novakoviq. Në librin e tij ,, Çështja e Ballkanit...,Beograd, 1906
shkruan se Shqiptarët janë
autohtonë dhe denbabaden në këto troje (Lajm, 30. shtator, 2009-
Anila Limani)
Stojan Vardarski. Më 29 janar, 1924, gazeta “Vreme” e Beogradit lajmëronte
se çetat komite në krye me “Vojvodët” Petre Pashata dhe Stojan Vardarski, pas
disfatës që patën me ushtrinë serbe, duke mbeturtë vetmuara, u detyruan t’i
bashkangjiten Kalosh Zajazit.
Sveto Nikollov. Ky revolucioner
maqedonas ose vlleh, nga Prespa e Poshtme pjesëmarrës në kryengritjen greke të
vitit 1821, mbante epitetin “Skenderbe, (Aleksandar Matkovski, Otporot
vo Makedonija, 3, Shkup 19-83, f. 328)
Todor Aleksandrov. Gjatë vitit 1921, bashkë me Aleksandër Protogerovin
kishte shkruar në Tiranë për të bërë marrëveshje me liderët shqiptarë në
luftë kundër Serbisë. Në lidhje me këtë, historiani Vançeçe Stojçev,
shkruan:
Todor Aleksandrov “Më 15 maj, 1922, ishte nënshkruar protokol për
bashkëpunim midis VMRO-së dhe Komitetit shqiptar, përmes të cilit,
Maqedonia Perëndimore ishte shpallur për territor shqiptar
Todor Aleksandrov...dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit,
dërguar Komitetit Qëndror të VMRO-së me të cilën kërkohej nga çetat e Regionit
Revolucionar të Manastirit që t’i përmbahen vendimit të lartpërmendur,
Todor Aleksandrov... përndryshe pason dënimi me vdekje-shkruan historiani i
lartpërmendur dhe shton se protokolin në fjalë e kishin nënshkruar profesori
shqiptar Bedri Pejani, në emër të Komitetit të Kosovës dhe gjeneral
Aleksandër Protogerov në emër të VMRO-së. (“Sto makedonski godini”, 1903-2003,
Shkup 2004, f.118 dhe 183)
Todor Dimitrov. Më 6 mars të vitit 1919, me 5-6 çetnikë të tij bënte
përpjekje të mëdha që të takohej me Kalosh Zajazin e anës së Kërçovës,
me qëllim që të organizonin kryengritje në Maqedoni dhe ta kompromitonin
Qeverinë Serbe para Evropës gjatë mbajtjes së Konferencës së Paqës në Paris.
Vasil Gllavinov. Në gazetën “Politiceska svoboda” të vitit 1898, shkruan: “T’u jepet të
drejtë të gjitha kombësive në Maqedoni të kenë kantone të vogla, në të
cilat ata, sipas numrit të banorëve në ato kantona, t’i rregullojnë punët e
tyre shoqërore: të zgjedhin vetë gjuhën e vet oficiale, të hapin shkolla në
gjuhën e tyre etj”.
Vasil Tupurkovski: “Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e pashmangshme, por
edhe e logjikshme”. (“Fakti”, 21. 01. 2006)
Vera Aceva. Gjatë një debati televizif të mëparshëm ka deklaruar afërsisht kështu: “Pse
të na pengojë mësimi në gjuhën shqipe.
Vera Aceva...Ata qytetarë që do të arsimoheshin në gjuhën e tyre antare, janë qytetarë
të kësaj republike dhe nuk shoh kurrfarë të keqe që ata të arsimohen në gjuhën
e vet”. (“Globi”, n.2, dhjetor, 1994)
Vllado Maleski. Manastiri, 1968. Me rastin e 60 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në
objektin e Kongresit u vendosu
Pllaka-përkujtimore, në gjuhën shqipe dhe maqedonisht.
Vllado Maleski...Në atë rast, ky shkrimtari njohur maqedonas, veç tjerash
tha: “Jetojmë në mes të maleve dhe detit, me kujtim të mirë nga e kaluara. Edhe
kjo Pllakë-përkujtimore është një kujtim i këtillë. Është prej mermeri, e
mermeri nuk thyhet lehtë...”.
Vuk Karaxhiqi. Sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka
ditur pak edhe shqipendhe se në një shkrim të vet, Karaxhiqi ka shkruar se në
një rast ka apeluar te bashkëkombasit e
vet që të marrin shembullin e
shqiptarëve lidhur me tolerancën ndërfetare.
Disa raste më kryesore, të cilat, në mënyrë direkte ose
indirekte, i kanë kontribuar tolerancës
ndërfetare në Maqedoni dhe më gjerë.
(sipas rendit
alfabetik)
,,Bashkimi i Kombit,,. Kjo gazetë e Manastirit, më 14 shtator, 1908,
shkruante: ,,Nëse jemi të bashkuar, myslimanë e të krishterë, do jemi si
shkëmbi në mes të detit, i cili vazhdimisht rihet nga valët, por në vend që të
shëmbet ndrit edhe më tepër,,
,,Bigorski Manastir,, ose Manastiri Mbigurit, siç i themi ne
shqiptarët, është ngritur në shekullin
XI, nga ana e një arbëreshi, disa km. në veri të Dibrës, rrëzë rrugës që shkon
drejt Kërçovës.
,,Bigorski Manastir Në të, ka mjaft gjurma shqiptare, midis të cilave edhe dy
shqiponja të aplikuara në murin e veriut të Kishës, nga jashtë. Këtu gjejmë
edhe disa emra të traditës shqiptare si dhurues të Manastirit, myslimanë e të
krishterë, si:
Bigorski Manastir...Gega, Gjurkë, Gjetaj, Progon, Muzaka, Gjergj, etj.
Përndryshe, ikonostasi i këtij Manastiri është ndër më të bukurit në Maqedoni.
Bigorski Manastir...Ikonostasin, e gdhëndi Pjetër Filipi, siç duket shqiptar
nga fshati Gajre, me tajfën e vet. Sipas Dimitar Qornakovit, kryqi i madh i
manastirit është bërë në Elbasan nga mjeshtët të dy konfesioneve fetare.
Katër femra shqiptare, iu bashkangjitën ushtrisë kroate, kundër forcave zaptuese
të Sllobodan Millosheviqit, 2 nga Maqedonia, 1 nga Kosova dhe 1 nga
Presheva. Njëra nga ato-Remzija, ishte me origjinë nga fshati Sellarcë e Tetovës.(Arena, nr. 7,
2010-nga Arben Zeqiri) Katër femra shqiptare...Se sa pjesëmarrja e tyre,
me fe myslimane, përkrahin kombin me fe katolike, ka ndikuar në drejtim të
tolerancës fetare, nuk ka nevojë për sqarim tjetër, gjë që vlen edhe për ish
kryeministrin e Kosovës Agim Çekun, i cili braktisi ushtrinë serbe
dhe iu bashkangjit forcave kroate.
Manastiri, 1865, Sulejman Arsllani. Ky shqiptar, sipas një librit të inxhinierit poljak, Vacllav Vologjiko,
botuar në Varshavë, më 1884, ka qenë udhëheqës i një aksion të përbashkët
shqiptaro-maqedonas kundër pushtetit osman në regjionin e Manastirit.
Manastiri, 1908. Rol të madh nëdrejtim të tolerancës fetare lojtën edhe
delegatët e Kongresit të Alfabetit, sepse u takonin konfesioneve të ndryshme
fetare, prandaj dhe ditën e parë të Kongresit, para objektit kishte mijra
qytetarë të feve të ndryshme.
Manastiri, 1946, manifestim madhështor, i cili sot mund të shihet vetëm në
ëndër! Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë u festua në mënyrë më
të përsosur nga shqiptarët e këtij qyteti, njëri nga të cilit, mban lart edhe
Flamurin kuq e zi. Prezent në këtë ceremoni të parë dhe të fundit të kësaj
natyre, merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë.midis të cilëve edhe Reis Shaqiri nga Sopocka e Prespës.
Migjeni në Manastir. Gjatë shkollimit në këtë qytet, ky shkrimtar i shquar
shqiptar kishte vendosur lidhje të
gushta me personalitete të shquar, ortodoksë dhe myslimanë, gjë që
ka shkuar në favor të tolerancës fetare, jo vetëm në Manastir, por edhe më
gjerë.
Petro Vullkani. Ishte nga fshati Tërovë e Manastirit, filoshqiptar më i shquar në Rumani. Për të
supozohet se gjyshin e ka patur nga një fis shqiptar.(Seadin Xhaferi,
citon Mustafa Ibrahimin)
Petro Vullkani... Ka bashkëpunuar me patriotët më të shquar në Rumani dhe
Maqedoni, gjë që shkonte në favor të
bashkëjetesës dhe tolerancës
fetare në trojet shqiptare.
Princ Vidi, dy fëmijt e vet i pagëzoi me emrin Skenderbe dhe Donikë, gjë, që poashtu,
nuk ka mbetur pa pa efekt në çështjen
e tolerancës ndërfetare në Shqipëri dhe jo vetëm.
Shqiptarët ortodoks dhe torbeshët, në Maqedoni, kanë qenë dhe janë faktor
i rëndësishëm për tolerancën ndërfetare, sepse
me maqedonasit ilidh gjuha, kurse
me shqiptarët, orodoksët-gjaku,
ndërsa torbeshët, përveç
fesë me ne i lidh edhe origjina e tyre ilire, martesa e përzjera etj.
Tërova e Manastirit, 1852. Studijuesi vlleh Telemah Angjelu, në një libër të tij, shkruan se në këtë
fshat, qe organizuar një kryengritje e
përbashkët midis shqiptarëve, vllehëve, sllavëve maqedonas etj., kundër pushtetit osman. Edhepse nuk
pati sukses, pati efekt të madh në çështjen e tolerancës ndërfetare në këtë
regjion.
Tërova. Në drejtim të
tolerancës në fjalë, ka shkuar edhe fakti që
ky fshat është vendlindja e Gjerasim Qiriazit, patriotit të
shquar nga Manastiri, i cili bashkëpunonte me të gjitha etnitetet, si dhe
vendlindje e Nafi Sulejmanit, komandant
të Brigadës IV ,,Shqiptare,, formuar në Maqedoni, në 1944.
Tërova... Nga ky fshat, ishte Jovan Tërova, autor i një abetare shqiptare, e
cila është e vetmja si e tillë që ruhet gjer më sot. Kjo abetare dhe shkrimet e
tij nga Rumunia përmes kanaleve të ndryshme depërtonin edhe në fshatin e tij,
duke u shpërndarë pastaj nëpër familjet shqiptare dhe vllehe, gjë që forconte
tepër bashkëjetesën dhe marrëdhënier ndërfetare.
Ja vlen,
të përsëriten dhe, të apostrofohen ,,telegrafisht,, deklarat në vijim,
sipas alfabetit:
Ahmet Zogu, gjatë betimit për mbret, njërën
dorë mbi biblën, tjetrën, mbi kuranin.
Ali pashë Tepelena: “Sillmëni një mysliman, si ky krishter, dhe do t’i puth jo vetëm mjekrën, edhe këmbët”.
Anton Çeta, katolik, a pajtues i hasmërive dhe gjakrave të mijra familjeve myslimane.
Çajupi:Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë,. Ini një gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë.
Dervish Hima:,,Prej sot e tutje mos për mendim më, fjalët ortodoks, katolik,
krishter, mysliman etj. por vetëm shqiptar...
Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të kombit në baza fetare, u takon litari”.
Gjoni, babai i
Skenderbeut, si dhe i biri, fenë e ndronin, sipas interesit të kombit.
Veçova
Naim Frashëri:,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë,
nga një baltë janë bërë,,.Gjergj Fishta, ,,Në çdo festë të
myslimanëve, lidhte një varg llambash me ngjyra, nga një kishë katolike gjer te xhamia,
edhepse distanca nuk ishte aq e vogël. Shpeshëherë thoshte se nëse
myslimanëve u pengojnë kryqet tona,
atëhere t’i shkrijmë,
t’i bëjmë plumba-fishekë dhe të luftojmë
bashkërisht kundër armikut të kombit.
Naim Frashërit dhe Gjergj Fishta
Pishtarët e
tolerancës ndërfetare në Shqipëri
Ps. Si veçori të
kombit tonë, janë edhe evenimentet interesante, disa nga të cilat, mund
të konsiderohen për ekskluzive, dhe zor
që i gjen në historinë e ndonjë populli
tjetër, prandaj dhe kësaj çështje, i kam kushtuar tekstin e para fundit të
këtij shkrimi serial.